E hene, 10.08.2020, 01:36 PM (GMT+1)

Personalitete

Lekë Mrijaj: Prelat Nderi mons. Nikollë Mini, mbetët një figurë madhore

E premte, 15.05.2020, 12:21 PM


Prelat Nderi mons. Nikollë Mini, mbetët një figurë madhore në rrafshin kombëtar, fetar e kulturor

(Analizë përmbledhëse në kuadër të njëzet e tetë vjetorit të kalimit në amshim të prelat nderit, mons. Nikollë Mini)

Shkruan: Lekë Mrijaj

Mons. Nikollë Mini, kapelan i Shenjtërisë së Tij, Papës Palit VI, sot, njezët e tetë vite më parë kaloi në amëshim. Ai, si një meshtar e Prelat Nderi, mbetët një figurë madhore në rrrafshin kombëtar kishtar e kulturor, i cili perveq misionit të tij meshtarak ishte jo vetëm në sherbim të kishës e grigjës së tij kishtare, por edhe në sherbim të kauzës kombëtare për të drejtën sovrane e lirinë e popullit shqipëtar në pergjithësi, gjë qe veprimtarin e tij e njohin shumë breza të vjetër dhe të mesme të ditëve të sotme në mbarë Republikën e Kosovës.

Ai, ishte një misionar mendjemprehtë, ndërtues e rregullues infrastrukturash të kishave, kulturolog dhe organizator i rinisë katolike, mjeshtër i korit kishtar, gojtar e orator i spikatur, publicist tejët i guximshëm me vlera shumëdimensionale.Veq tjerash, mons. Nikolla, në korrik të vitit 1962, (s'bashku me dr. don Gasper Gjinin) ishte autor i flepalosjes "Zani i Zojës së Crnagorës" dhe i katekizmit me titull "Besimi katolik", e bashkthemelues i revistës fetare-kulturore dioqeziane "Drita" (s' bashku me imz. Nikë Prelën e imz. Mark Sopin) nga e cila revistë dolën shumë e shumë numra dhe botime të reja që do të thotë se motoja e tyre ishte mbrojtja e identitetit të pergjithshëm kombtarë dhe fetarë.Mons. Nikolla, pasi ishte njohës shumë mirë i muzikës sakrale dhe bënte interpretimin e saj, ai e bëri pergatitjën - botimin i librit: "Kantuali Kishtar Shqiptar", libër i cili është shtypur në Ferizaj me lejën e imz. Nikë Prelës, (+ ipeshkëv i Kosovës), libër i shtypur me 26 prill 1974 me rastin e kremtes së "Nënës së Këshillit të Mirë".

Për ti dhënë lexuesve shqiptar një pasqyrë kronologjike të shtjellimit të librit në kuadër të ikjës së tij në amshim, në cilësin e publicistit po jap një përmbledhje të shkurtër të trajtuar në librin e tij: "Kantuali Kishtar Shqiptar".

Ky libër është i llojit të vetëm i kësaj fushe të dijes, për faktin se deri në vitin 1974 nuk kishte shkruar askush në Kosovë (e Trojet Tona Etnike Shqiptare) ndonjë monografi të tillë për artin e muzikës kishtare që do të thotë se mons. Nikolla, ishte i pari i cili e bëri një botim të tillë i cili titullohet: "Kantuali Kishtar Shqiptar" që është një enciklopedi e llojit të vet gjatë asaj kohe, nga i cili mund të njoftohesh e të mësosh për shumëçka rreth rrafshit studimor e muzikor.

Fillim libri: "Kantuali Kishtar Shqiptar", nisë me një parathënie mjaft koncize nga + dr. don Gaspër Gjini, (famullitar i kishës katolike në Shkup) i cili veq tjerash shton se: "Kaherë është ndie ndër ne nevoja për një përmbledhje këngësh kishtare, të cilat këndohen si në meshë, ashtu edhe në raste të ndryshme liturgjike. Mirëfilli dihet se Kisha prej fillimit ka përcjellë ritet fetare me këngë dhe melodi, të cilat shprehin shpirtin e një epoke apo të një populli. Në këtë lëmi ne shqiptarët jemi tepër të varfër. Megjithatë, gjatë shekujve, duke falënderuar mbledhësve dhe përpunuesve të panjohur, dhe ndër ne është pasuruar deri diku melosi kishtar, janë përvetësuar meloditë e huaja duke dhënë një modalitet më të afërt melosit dhe shpirtit tonë, prandaj edhe populli i njeh për të vetat. Me dashuri të madhe filloi ketë punë të pamiradijshme fort e nevojshme mons. Nikollë Mini, famullitar i katedralës së Prizrenit, i cili gjithë here është treguar si adhurues i muzikës kishtare. Dhe, në vazhdim të parathënies, + dr. don Gaspri, tha se: "Ja tani përgatiti këtë përmbledhje të bukur, të cilën në Vitin Shenjtë ia dedikon popullit të dashur shqiptar. Në radhën e parë janë përmbledhur këngët që me shekuj këndohen ndër ne, disa janë harmonizuar nga Monsinjori, e ka disa edhe origjinale që rrjedhin nga ata, të cilët dojnë dhe nderojnë Kishën. Në botimin e këtij libri na ka drejtuar dashuria ndaj kishës dhe popullit tonë. Shpresojmë se nëpërmjet të këngëve të tija besimtaret tonë edhe më tepër kanë për ta njohur dhe dashuruar bukurinë shpirtërore, Perëndinë, i cili është gurra e çdo bukurie, o si dikur tha muziktari dhe besimtari i famshëm Josef F. Haydn ,,Duke menduar në Perëndinë zemrën ma kaplon një gëzim aq i madh, sa që çdo send në mua fillon të këndojë dhe të këndojë! Jemi të vetëdijshëm dhe për të metat që ka ky libër, sikurse çdo vepër njerëzore. Prandaj çdo vërejtje dhe ndihmë ka për të qenë një udhëzim më përmirësimin e edicioneve të ardhshme. Qoftë në nderë të Hyut, Nënës sonë qiellore, shenjtërve, si edhe për shëlbim të shpirtërave" , tha + Dr. don Gaspër Gjini famullitar i Shkupit.

Libri i mons. Nikollë Minit "Kantuali Kishtar Shqiptar", ngërthen në vete këtë përmbajtje të renditur: Pjesa e parë: De Angelis (Mesha Korale), me pjesë O Zot, Lumtëri, Shenjt dhe O Qingji i Hyut. Pjesa e dytë: Në Këngët e Meshës, autor i se cilës është kompozitori Jozef Haydn (1732-1809), kompozitor i njohur Austriak me pjesët Në Fillimi, në “Lumni” I, në “Lumni” II, dhe në ”Besoj”. Pjesa e tretë: Ardhja, kemi këngët “Eja shpejto”, “Drejt prej qielle”, “Nana Shejte”, “Nanë e Mesijes”, “Qe, o Mari”, “Bini lule”, “O Nazaret” dhe “O Mari nanë”....

Sidoqoftë, vlen të potencohët se ky libër në fjalë është i strukturuar mirë dhe ka një përgatitje të mirë superiore dhe profesionale, që do të thotë se vertetë meriton të lexohet e të studiohet nga të gjithë kulturdashësit e kësaj fushe të dijes së muzikës...

Biografia e Prelat Nderit, mons. Nikollë Minit

U lind në Ferizaj, më 9 korrik 1924, nga babai Kola dhe nënë Monika Kajtazi-Mini. Pas shkollimit fillor, shkollimin e mesëm e vazhdoj në seminarin e Prizrenit e pastaj në Seminarin e Shkodrës e të Zagrebit, ku kreu në tersi studimet filozofike e teologjike. U shugurua për meshtar në vitin 1950 (përnjëherë me Don Milorad Defarin, misionar kroat i mirënjohur ndërmjet shqiptarëve me emrin Dom Mila). Mons. Nikollë Mini meshën e parë shuguruese të meshtarit e kremtoi me 2 korrik 1950 në kishën “Zemra e shenjtë e Jezusit” në Shkup.Shërbimin meshtarak që në fillim e nisi në Shenjtërorën e "Zojës së Crnagorës" në Letnicë, duke vazhduar në kishën e " Shen Rrokut" Novoselë të Gjakovës, pastaj në kishën "Zoja e Vogël" në Bec të Gjakovës, kishën e "Zojës së Madhe" në Zym të Hasit, kishën e "Shen Nikollës" në Velezhë të Prizrenit e së fundi në katedralen e Prizrenit.Ishte për shumë kohë edhe këshilltar dioqezan. Nga vitet 1967-69 e kreu detyrën e Delegatit ipeshkëvnor të dioqezës.

Mons. Nikollë Mini, me 12 korrik 1970 në Prizren, ka realizuar edhe një intervistë me Shen Nënë Terezën i cili me shënjtreshën kishte një afërsi familjare.

Ndërroi jetë më 15 maj 1992 para Elterit Shenjtë perderisa celebronte meshën shenjte, duke vulosur kështu thirrjen e tij meshtarake e përkushtimin themelor të tij shpirtëror ndaj kishës dhe grigjës, për të cilët ishte përpjekur e shkrirë gjithë jetën e tij sa ishte gjallë, për t'ia siguruar vehtës së tij Lumninë Qiellore pranë Atit e Birit e Shpirtit Shënjt!

Mons. Nikollë Mini, si Prelat Nderi i dioqezës sonë, atdhetar dhe patriot me vlera shumëdimensionale është përfshirë edhe në Fjalorin në ASHAK pikërisht në Enciklopedinë e Kosovës - Fjalorin Enciklopedik të Kosovës i cili gjëndet i radhitur në faqe 142 të numrit rëndor të fjalorit 3712 (hulumtimi i gjetur- L.M.).

Në përmbyllje, të analizës përmbledhëse në kuadër të njezët e tetëvjetorit të kalimit në amshim, Prelat Nderit, + mons. Nikollë Minit, i deshirojm pushim të qetë nën ombrellën e hyjnisë qiellore. U lut për ne shqiptarët dhe pushoftë në paqe!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora