E premte, 18.09.2020, 08:30 AM (GMT+1)

Kulturë » Libra

U botua në gjuhën angleze romani i shkrimtarit të mirënjohur Kristaq Turtulli: Misteret e Parisit të Vogël

E premte, 15.05.2020, 08:35 AM


Miq të nderuar për hir të respektit ndaj jush, po ju vë në dijeni: më së fundi do njihet anë e mbanë botës Korça, historia, krenaria e nëpërkëmbur, misteret, tradegjitë, dashuritë, karakteret heronjtë, lapangjozët, tradhëtitë, madhështitë, me botimin në gjuhën e angleze, në Amazon romani mjaft i vlerësuar nga krijuesit dhe kritika

'MISTERET E PARISIT TË VOGËL'

Për ilustrim për ata që nuk kanë mundur ta lexojnë një fragment të shkurtër nga ky libër:

Zotërinj, Shqipëria kaçkë e fortë për t’u thyer dhe më e rëndë për t’u ndarë, kështu që Lidhja e Kombeve me mençuri vendosi ta lërë Shqipërinë të qetë, të lirë, të lagur nga valët e Adriatikut...’

I mahniti Noli të gjithë pjesëmarrësit me oratorinë tij të lartë dhe, prej vendeve të fundit në sallë, iu lutën të vinte dhe të ulej në radhën e parë. Bëri bujë në Evropë personaliteti i tij i lartë dhe fotografia e mbledhjes ku kishte dalë Noli, Burri i Madh ardhur prej një vendi të vogël. U botua në faqet e para të gazetave të kohës. Shumë personalitete iu afruan Nolit e uruan, e përgëzuan. Mes tyre dhe përfaqësuesi i Kines. Burrë i shkurtër, i imët, flokëzez, presh, të prera shumë shkurt, fytyrë zbehtë, sy të vegjël. Ai ja zuri dorën e plotë e Nolit me të dy duart dhe qeshte.

‘Ho, ho, ho! Bukur, urime, zoti Noli mos gabohem? Hë! Ho, ho, ho! Lavdërime. Një fjalim i hatashëm. Po nuk më thoni zotëri, ku bie vendi juaj, Shqipëri, Albani, a ku di unë?’ e pyeti.

‘Në kërthizë të Evropës,’ i tha Noli.

‘Në kërthizë të Evropës?! Ho, ho, ho! Jeni popull me fat!’ Shqeu sytë përfaqësuesi i Kinës.’ Ku konkretisht?’

‘Midis Greqisë dhe Italisë.’

‘Ha, bukur! Sigurisht, shumë bukur. Midis dy kulturave të mëdha! Duhet të jeni popullsi e madhe?!’

‘Ishim të mëdhenj zotëri. Dhe, ishte populli im që i mbrojti, u dha dije, përparim dhe kulturë, por komshinjtë dhe fuqitë e mëdha na lanë të vegjël. Mund të jemi rreth tetë qind mijë..,’ foli Noli dhe vuri buzët në gaz me mirësjellje.

‘Tetë qind mijë zotëri, apo tetë milionë, në mos gabohem?’- pyeti me dyshim kinezi dhe picërroi sytë e, ato u zhndërruan si dy vija të zeza.

‘Tetë qind mijë e ca më shumë.’

Kinezi mblodhi buzët i zgjënjyer:

‘Zotëri, ju mbajtët një fjalim të rrallë, të mrekullueshëm për tetë qind mijë?! Ho, ho, ho! Zotëri, te ne, kaq sa jeni ju, vdesin çdo vit,’ ia bëri përfaqësuesi kines dhe mori një pamje indiferente.

‘Zotëri, ju lutem,’- i foli Noli qetësisht:- ‘Duhet të kuptohemi. Ata që vdesin çdo vit në Kinë, janë kinezë, jo shqiptarë.’

‘Ho!’

‘Po.’

Noli e përshëndeti ftohtë dhe u largua, duke lënë përfaqësuesin kinez me gojë hapur...

KRISTAQ TURTULLI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora