E shtune, 20.04.2024, 02:46 AM (GMT+1)

Vërtetësi

Halil Matoshi i Bashkimit Islamik kunder Bashkimit Kombetar

E enjte, 14.05.2020, 07:10 PM


Halil Matoshi eshte nje nder gazetaret me te njohur te botes shqiptare, edhe pse ai vete ka deshire qe te jete vetem i Kosoves. Qe te jemi realiste, nuk eshte vetem i njohur por edhe cilesor.

Nderrimi i qendrimeve eshte dicka natyrale sepse jo gjithmone ngjarjet rrijedhin sipas logjikes se paster. Megjithate apo megjithkete, Skajshmeria eshte e pafalshme nga ana morale per nje intelektual, sic eshte Matoshi.

Ne vitin e larget 1992, ne kohen qe Matoshi ishte i ri dhe i papjekur, kerkoi nje fare Konfederate Islamike: Kosove-Shqiperi-Turqi-Sanxhak-Bosnje… e me-the-e-te-thash, jo ne variantin e thashethemeve.

“Shqiptaret etnike me nje truall ideal per nje Republike Islamike, me mbi 80 % te konfesionit islam, ndoshta nuk do ta leshonin rastin per te provuar ndertimin e shtetit mbi baza fetare.

Konfederata Turqi – Shqiperi Etnike- Sanxhak – Bosnje ia siguron islamit kontinuitetin historik ne keto ane te botes, premton lidhje te forta financiare me Irakun, Iranin dhe pse jo edhe me Kuvajtin dhe me tere boten islamike.’’ – thoshte Halili.

Tragjike po, por edhe komedi. Kur shikon mbrapa, ne dekadat e kaluara, te duket cudi qe nuk i eshte bashkuar treshes se famshme te humorit dardan: Qumili-Leci-Cima.

Halil Hajgarexhia nuk mendonte per shumicen e shqiptareve myslimane, te cilet ne asnje rast nuk do donin nje shtet islamik, sic nuk e donin as te krishteret, ateistet etj.

Ne rastin me te keq, sikur myslimanet te ishin dakord, si mund te behej kjo per te pakten 20% te vellezerve e motrave te feve tjera dhe jo-fetaret?

Fatmiresisht ti, i dashur Halil, nuk kishe fuqine intelektuale dhe atdhetare te Ibrahim Rugoves.

Konfederata te tilla gjithnje na kane uruar serbet, por kjo nuk te ben pro-serb, thjesht ishe nje injorant ‘’me ju dhimte gurit e drunit’’.

Kaloi kjo dhe Halili zuri vend ne eliten gazetareske. Vitet e arta per te ishin ne kohen qe filloi t’i kundervihej pikerisht ‘’hajgares konfederative’’. Doli hapur kunder ekstremizmit islamik. Pastaj, mbase nga kercenimet, e zbut mendimin kunder te keqes se perbashket, por ai beri aq sa mundi. Me kete rast ‘’pergenjeshtroi’’ veteveten. I lumte.

Ne vitet e fundit, Matoshi njihet per qendrimin e tij kunder Bashkimit Kombetar. Duke qene se ishte partizan i bashkimet me cdo lloj rrace, per hir te nje pushtimi apo perrallave historike, sot, cuditerisht, refuzon gjakun e tij. Edhe prania e nje busti te Gjergj Kastriotit ne Prishtine e shqeteson shume. Sa keq.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora