E shtune, 20.04.2024, 01:27 AM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Pas zgjedhjeve PVV + PDK?

E enjte, 14.05.2020, 12:43 PM


PAS ZGJEDHJEVE PVV + PDK?

Nga Xhemal Ahmeti

Nëse LDK nuk do të pranojë më që pas zgjedhjeve të ardhshme eventuale të bëj qeverinë me PVV, do të bashkohet ajo me PDK, e cila poashtu kërkon zgjedhje si kjo? Vetë askush nuk e beson se partia e Albin Kurtit do t'i marrë 50%, as me Vjosa Osmanin siç e kalkulojnë aktualisht "strategë" të saj. Shumica absolute e votave që morri e fundit ishin të bazave stabile, tradicionale të LDK-së. Vetë do të jetë e dyta në listën e Kurtit dhe dhe të dy bashkë s'do ta kalojnë 25%-in. Vjosa Osmani do të fitonte shumë pika nëse kalon qëtash në PVV- aty edhe ku është atdheu i saj politik. Sondazhet janë gropa iluzore e secilës parti, prandaj nuk mund të jenë objekt i një analizë me prognozë të besueshme. Madje partia mund të humb në zonat "urbane" për shkak të sjelljes aktuale.

Megjithatë me PDK–në ia del PVV dhe Osmani ta ribëjnë qeverinë pas zgjedhjeve. Ky është kalkulim legjitim. Do të çojë mirëpo në humnerë PDK - në, e cila do të përdoret si patericë ashtu siç u tentua me LDK -në. Pas zgjedhjeve do të shfaqet kërkesa unanime për rizgjedhje: ngase atëherë do të jetë PDK ajo që do të tentojë të shpëtojë veten nga kriza e defaktorizimit siç bën tash PVV. (Po s'pati zgjedhje, PVV nuk ka timonierët e saj në parlament; është armiqësuar me mediat, të cilat ka rrezik ta shkyçin nga "përdorimi" dhe militantët e punësuar do të ç'punësohen ose do ndërrojnë tabor).

Gjitha këto eksperimente partish e dobësojnë rëndë shtetin brenda dhe në raport me jashtë. Ato dobësojnë stabilitetin e tij: pa respektuar ligjet dhe kushtetutën askush nuk mund të flas për zgjedhje legjitime apo se donë të luftojë korrupsionin [me cilat ligje ato që shkell vetë saherë mundesh dhe nuk i pranon kur je vetë në krizë?]. Prandaj është e një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë që Gjykata Kushtetuese të jetë e pavarur, pa presion [i cili ushtrohet tash me paraprotesta si tenxheret dhe rreshtimi militaresk me dorëza të zeza shesheve], që ajo ndoshta me një dokument përfundimtar t'u jap fund përpjekjeve si kjo kur një parti [në marrëvshje të fshehta me ndonjë tjetër që s'ka guxim ta thotë synimin që tash] të pakënaqura munden të bllokojnë gjithë sistemin politik.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora