E premte, 19.04.2024, 12:11 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Tufa: Sigurimi dhe firmat e së keqes

E enjte, 14.05.2020, 11:57 AM


SIGURIMI DHE FIRMAT E SË KEQES

Nga Agron Tufa

Siç e dini të gjithë tashmë, pranë Autoritetit të dosjeve të Sigurimit, në dy sektorët themelorë, fondruajtjen dhe digjitalizimin dokumentar, në konflikt interesi, punojnë gratë e dy persekutorëve, të ish operativit të Sigurimit Xhavit Shala dhe ish komisarit të kufirit Nikoll Rrica. Kësisoj organi i Sigurimit, në mënyrë të pabesueshme ka nën kontroll të plotë çdo informacion që lëviz gjatë procesit të konsultimeve të dosjeve. Në mënyrë ironike, Sigurimi udhëheq procesin, ndërsa për ta mbuluar këtë, zhvillohet një proces folklorik me ekspozita dhe teatro. Domethënë, thënë thjeshtë e bukur, çdo informacion që del, lëviz e dublohet, përcillet e stazhonohet së pari te Shala dhe Rrica (burra). Sigurisht në këtë prizëm, Shala dhe Rrica, i pari drejtor i Akademisë së Sigurisë dhe i dyti drejtor i Personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë të Shtetit, këta kuadro monumente të lashta kulture, kanë arsye të forta të ruajnë miqësitë edhe me botën e “drejtësisë së re”. Si në rastin “Sheshi”, ku nuk u gjet dosje, por vetëm mjete të mangëta e të gabuara informimi, ashtu edhe në rastin “Kraja” është dyshja Shala-Rrica që vendos para se gjërat të bëhen publike. Për këtë arsye, dosja që publikova nuk ishte relatuar prej tyre. Kur të nxjerr dosjen e tretë të hetuesit Arben Kraja, çfarë do të thonë pastaj? As Shala dhe as Rrica (burrat) nuk ka veting që i prek në polici. Por as Shalën dhe as Rricën (gratë) nuk ka tërmet që i tund nga Autoriteti, pavarësisht se duhet të administrojnë produktin kriminal të burrave të tyre. Ata janë Autoriteti real. Autoriteti formal është ai i aspektit propagandistik, me ndonjë të përndjekur për garniturë. Ju përshëndes me firmën e punëtorit operativ Xhavit Shala në vitin 1985. Akoma komisionet e vetingut në polici po mendohen në ka qenë apo jo “anëtar i Sigurimit”.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora