E marte, 23.04.2024, 10:21 AM (GMT+1)

Mendime

Nebil Çika: Genta! Nise nga Gramozi!

E enjte, 14.05.2020, 01:06 PM


GENTA! NISE NGA GRAMOZI!

Nga Nebil Çika*

Kuvendi i Shqipërisë, përmes një projekt-rezolute të posaçme, i kërkon Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit, që drejtohet nga Gentiana Sula, që gjatë këtij vitit të zbulojë vendvarrimet e personave të zhdukur nga regjimi komunist gjatë periudhës së diktaturës. Sipas dokumentit nga 11 detyra që Kuvendi i ka lënë Autoritetit të Dosjeve për vitin 2020, dy detyra kanë të bëjnë me gjetjen e varreve të të zhdukurve si dhe me zbulimin historisë së tyre, qe është edhe problemi me i madh yni si ish te përndjekur politike antikomuniste. Me këtë rezolute te firmos nga kreu i kuvendit Gramoz Ruci , ish ministri i brendshëm i fundit i diktaturës komuniste AIDDSH tani ka mundësinë reale të hetoje ata qe me pare e kishte te pa munduar, autoret e krimeve te komunizmit qe fshihen pas imunitetit zyrtar njeri prej te cilave është vete kreu i Kuvendit. Mendoj se është gjeja me normale qe znj. Genta Sula të nis zbatimin e kompetencave te reja duke filluar se pari nga vet Gramoz Ruci ; Së pari duhet ti kërkoni atij të tregoje ku i ka varrosur apo fshehur eshtrat e te varreve dhe te zhdukurve gjate periudhës kur ishte ministër i bindeshim i komunizmit si dhe gjatë periudhës kur ishte sekretar i pare i PPSH ne Tepelene . Ju e dini qe asnjë arrestim apo ekzekutim politik nuk behej pa firmën e sekretarit te pare të PPSH te rrethit ?!

Se dyti duhet te hapni dhe te bëni publikë dosjen e tij te sigurimit te shtetit. Publiku ka te drejtën te dijë zyrtarisht qe Ruci , numri 2 i shtetit shqiptar është autor i krimeve te komunizmit , krime kundër njerizimit dhe gjenocid, jo vetëm si ministër e drejtues i lart komunist por edhe si bashkëpunëtor i sigurimit te shtetit , dosje qe nga informacionet e mia ju e keni ne dispozicion . Pas kësaj projekt –rezolute ,të firmosur prej tij , ju keni te drejtën te anashkaloni pengesat ligjore qe nuk u lejojnë ta bëni publik dosjen dhe faktin qe ai e ka nisur karrierën e tij kriminale si spiun sigurimit. Zbardhja publike e dosjes se Rucit është me rendësi te veçante jo vetëm për të përndjekurit politikë antikomuniste por për gjithë opinionin publik . Ne se nuk e nisni me rucin e gjithë kjo do te jete e do te ngelet propagandë e demagogji si te gjitha ligjet e aktet qe ka nxjerre ky kuvend për krimet e komunizmit dhe dënimin e ndëshkimin e autoreve të tyre .

Znj. Sula !

Nga bisedat qe kemi bere bashke me te drejte ju keni shtruar problemin me te madh qe ka ligji mbi te cilin funksionin institucioni juaj ; Ndalimin me ligj te hapjes se dosjeve për te gjithë politikanet e zyrtaret e shtetit qe kanë marrë vërtetim te pastërtisë se figurës nga komisionet “Mezini” e “Bezhani” . Ne te di e dimë mire qe shume prej këtyre vërtetimeve janë dhënë, ne shkelje te ligjit pasi ne dosjet e sigurimit ata figurojnë punëtorë apo bashkëpunëtorë te Sigurimit siç janë p.sh rasti i Rucit , Brahos e te tjerë anëtarë te parlamentit ,qeverisë , drejtësisë dhe institucioneve te tjera .

Nga kjo projekt –rezolutë ju keni fituar të drejtën ligjore kërkoni ndryshime ne kuadrin ligjor :

“Pika 10- Të propozojë ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor të cilat ndikojnë në përmbushjen me sukses të misionit të AIDSSH-së dhe krijojnë mundësinë për një produkt sa më cilësor në veprimtarinë e përditshme të institucionit.”

Qe do te thotë se keni marre dritën jeshile ta rezoni këtë barrierë ligjore dhe te tjera qe ju pengojnë ne zbatimin e ligjit për hetimin dhe publikimin e krimeve te Sigurimit te Shtetit dhe autoreve te tyre .

Shpresoj shume qe kjo rezolute do te mund te ndihmoje për te zhbllokuar e përshpejtuar punën tuaj me rendësi specifike për ne .

Detyrat e Kuvendit për Autoritetin e Dosjeve sipas projekt rezolutës

1. Të japë kontribut konkret dhe të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe faktorët e shoqërisë shqiptare në mënyrë që mbështetur në dëshmi dhe dokumente arkivore mbi krimet e komunizmit, të zbulohen histori të të zhdukurve dhe hidhet dritë mbi figura dhe personalitete frymëzuese, të panjohur më parë për shoqërinë shqiptare si dhe të ndërmarrë nisma konkrete për nderimin e Viktimave të Regjimit Totalitar dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme në përkujtim të tyre.

2. Të mos mjaftohet vetëm me dërgimin e kërkesës bashkive përkatëse por të ndjekë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e procesit dhe zbatimin nga ana e bashkive të ndryshme shënjimin e vendvarrimeve të mundshme të të pagjeturve në territorin e saj administrativ dhe njëherazi, të vendosë në mbrojtje (mbikëqyrje të posaçme) vendet e internimit, kampet e punës dhe burgjet e rrëgjimit komunist konform edhe Rezolutës përkatëse të Kombeve të Bashkuara dhe të bëjë propozime konkrete për përmirësime ligjore për të koordinuar më mirë punën mbi të zhdukurit, mes institucioneve, qeverisjes vendore, prokurorisë dhe familjeve.

3. Duke qenë se krijimin i një arkivi të vetëm të gjithë dokumenteve të ish-Sigurimi i Shtetit, është i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë historike kombëtare, dhe vijon të mbetet një ndër sfidat e rëndësishme te Autoritetit pasi procesi i marrjes në dorëzim të dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga ASMB (Arkiva e Sistemit të Ministrisë së Brendshme) është pothuajse i bllokuar që nga muaji maj 2019, ndërkohë që edhe veprimtaria e AIDSSH varet dhe bazohet në dokumentet arkivore, AIDSSH të marrë masa që për zgjidhjen e kësaj situate, krahas vijimit të komunikimit me Ministrinë e Brendshme të shfrytëzojë “Platformën Ndërinstitucionale Online” të ngritur nga Kuvendi i Shqipërisë e cila është në dispozicion të institucioneve të pavarura si një mjet i ri i cili synon rritjen e autoritetit të Institucioneve të Pavarura si dhe përfshirjen e Kuvendit të Shqipërisë si katalizator ndërmjet institucioneve të pavarura dhe atyre qeveritare.

4. T’i kushtojë një rëndësi të veçantë digjitalizimit të dokumenteve arkivore duke mbajtur në vëmendje që formatet përkatëse të jenë të përshtatshëm (compatibel) për ngritjen e një Data Baze të kompjuterizuar nëpërmjet së cilës, përdoruesit do të kenë mundësi kërkimi dhe shfrytëzimi të dokumenteve arkivore të krijuara nga strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit, në të njëjtën kohë digjitalizimi i dokumenteve arkivore ndikon drejtpërdrejtë në ruajtjen dhe në sigurinë e dokumenteve origjinale dhe ruajtjen e tyre nga dëmtimi.

5. Të intensifikojë bashkëpunimin në forma të ndryshme me shoqatat e ish të përndjekurve politike, në mënyrë të veçantë me të mbijetuar (ish të përndjekur) të regjimit komunist të cilët janë dëshmitarë të gjallë të krimeve të kryera gjatë periudhës së errët komuniste me qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin qytetar për kujtesën e viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, përkujtimin dhe vlerësimin e të zhdukurve, nderimin e të mbijetuarve si dhe marrjes së dëshmive dhe fakteve lidhur me vendvarrimeve të mundshme të të pagjeturve.

6. Të bëjë propozime dhe ndryshime të nevojshme në mënyrë që vendimet e marra të jenë sa më të drejta dhe ku të jenë të përfshira në mënyrë sa më të saktë të gjitha të dhënat mbi subjektet përkatës.

7. Inkurajon AIDSSH që krahas vijimit të aktiviteteve e botimeve të gjejë mundësi dhe rrugë të reja bashkëpunimi me qëllim rritjen e ndjeshmërisë publike ndaj krimeve të komunizmit në ndihmë të shoqërisë e brezave të rinj, si dhe rritjen e transparencës dhe sqarimit të opinionit publik lidhur me këto krime.

8. Të organizojë më mirë punën për realizimin në kohë të procedurave të prokurimit në mënyrë që fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për investime të shfrytëzohen plotësisht, dhe në të njëjtën kohë inkurajon AIDSSH që të vijojë përpjekjet për gjetjen e donatorëve të ndryshëm që janë të gatshëm të financojnë projekte në këtë fushë.

9. Pas miratimit dhe vënies në dispozicion, në tetor 2019, të një shtese prej 10 punonjësish të rinj AIDSSH të vijojë pa humbur kohë procedurat e rekrutimit për plotësimin e të gjithë vendeve vakante në strukturë gjë e cila do ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, uljen e kohës së pritjes dhe radhëve të gjata me të cilat Autoriteti është përballur për shkak të funksionimit me staf të paplotësuar.

10. Të propozojë ndryshimet e nevojshme të kuadrit ligjor të cilat ndikojnë në përmbushjen me sukses të misionit të AIDSSH-së dhe krijojnë mundësinë për një produkt sa më cilësor në veprimtarinë e përditshme të institucionit.

11. Të punojë për organizimin e veprimtarive të rëndësishme, sipas kalendarit të kujtesës, të mbështetura nga bashkëpunëtorë dhe institucione të memories, duke i propozuar Qeverisë Shqiptare vendimet përkatëse për projektin dyvjeçar Demokraci 30.

*Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë

Marrë nga gazetaminerva.com



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora