E premte, 19.04.2024, 04:57 AM (GMT+1)

Mendime

Anton Berisha: ''Çështja e Kosovës'', kurth i diplomacisë ruse

E enjte, 14.05.2020, 01:04 PM


“ÇËSHTJA E KOSOVËS”, KURTHË E DIPLOMACISË RUSE

Nga Anton Berisha

Diplomati i rryer gjerman Ischinger, ish anëtar i trojkës në negociatat për Kosovën, kohë më parë kishte deklaruar se Evropa nuk mund të përballojë në zemër të saj një “konflikti të pazgjidhur” ngase paraqet rrezik gjeopolitik, sidomos në kohë të trazirave globale.

Duke jetuar pikerisht kete periudhe, duke i shtuar edhe pandemine e virusit korona, Kosova eshte futur ne nje krize te rende jo vetem politike por edhe institucionale, qe eshte duke prekur thelbin e shtetit dhe aftesine tone shtetformuese.

Simulimi i demokracise dhe imitimi i ideologjise se vjeter te “sovranitetit dhe mosnderhyrjes nga jashte” qe ne vitet e fundit u aplikua nga politika e jone, duke krijuar kriza te panevojshme dhe te demshme here ne raport me SHBA e here me aleatet europian, e qe vazhdon edhe keto dite, ka krijuar momentumin per Rusinë qe edhe ajo te aktualizohet ne, siç po e quan ajo, “ zgjidhjen perfundimtare për Kosovën”.

Pra, diplomacia ruse, ne stilin e saj te njohur te intrigave, don qe çeshtja e Kosoves te trajtohet nga fillimi, sikurse nuk ka ndodhur Rambujeja, Marreveshja e Kumanoves, negociatat e Vjenes, Plani Ahtisaari, Deklarata per Pavaresine e Kosoves, dhe se fundi vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në korrik 2010 që me kërkesë të OKB shpalli verdiktin se pavarësia e Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244, me një fjal? sanksionoi të drejtën e pavarësisë së Kosovës si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare.

Te gjitha keto te arritura kane ndodhur si rezultat i kontributit te aleateve tone perendimorë dhe ne te njejten kohë me refuzimin e vazhdueshem te Rusise. Duke e pare si te pandalshem kete proces, me rritjen e ndikimit te saj ne Serbi, e se bashku me Serbine, rritjen e ndikimit ne rajonin tone, duke perfshire per fat te keq edhe Shqiperinë e vet Kosoven, Rusia krijon kriza ne rajon e ne te njejten kohe punon qe ne emer te zgjidhjes te orientoj çeshtjen permes Keshillit te Sigurimit, duke qene i ditur roli i saj aty ne diktimin e procesit. Ne fakt, qartazi, ashtu siç u shprehe edhe ambasadori rus ne Beograd, Kharchenko, ajo pikefillimin e zgjidhjes se konfliktit Serbi-Kosove e sheh ne faktin se Kosova eshte pjese e Serbise, qe qartazi mund te lexohet se ne fakt nuk deshiron fare te kete nje zgjidhje, por te mbaj krizen e hapur per te pamundesuar integrimin e rajonit ne BE ne menyre qe ne nje situate te krizes permanente te mbetet prezente ketu.

Kurtha e diplomacise ruse, e rihapjes se ‘çeshtjes se Kosoves’ ne vend te gjendjes reale te normalizimit te raporteve ndermjet Kosoves e Serbise, ka per qellim krijimin e bindjes se shtetesia e Kosoves nuk mund te realizohet pa aprovimin e Keshillit te Sigurimit. Per fat te keq, jo vetem politikan kosovar por edhe eksperte sikur kane rene ne kete kurth, duke e lidhur domosdoshmerin e nje rruge te tille. Kesaj i ndihmuan edhe zyrtare te ndryshem europian, se fund edhe vete Borelli, qe patjeter kerkon nje kujdes te shtuar prej anes tone.

Ajo çfare Kosova duhet te jete e fokusuar, e kam thene gjate gjithe kohes ne mandatin e kaluar sa isha zevendesminister i jashtem, eshte qe pervec perparimit te organizimit te brendshem shteteror, ne duhet te perqendrohemi ne njohjen nga peseshja europiane dhe ne intensifikimin e raporteve me NATO-n, e cila organizate jo vetem qe eshte ushtarakisht prezente ne Kosove, por edhe se ne procedurat e saj te brendshme, per anetaresim ne te nuk ka kusht anetaresimin ne OKB te shtetit kandidat, e qe paraqet mundesi te mire per Kosoven.

Rruga permes Keshillit te Sigurimi eshte nje rruge permes plotesimit te interesave ruse dhe çdo renie ne kete kurth do te demtoj rende shtetin e Kosoves por edhe gjithe kombin shqiptar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora