E premte, 03.02.2023, 09:55 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Vajza e vetmuar

E merkure, 13.05.2020, 11:58 AM


Vajza e vetmuar

Nga Edison Ypi

Vajza e vetmuar po pyet veten ku ta gjejë një djalë të vetmuar. Jo me kufje dhe selfie ! Vetëm me shkrepëtima shikimesh, rrënqethje prekjesh, mornica ledhatimesh, rënkime puthjesh, lotë depërtimesh. Por djali i vetmuar nuk del nga kafeneja të më gjejë të më bëjë mua vajzë të shoqëruar dhe veten djalë të realizuar. Të dalim ku të na çojnë këmbët. Të na dehi aroma e blirit. Të na turbullojë trishtimi i Hënës. Të mahnitemi nga përgjakja e diellit në perëndim, era e dheut në Pranverë, V-ja e patave në fluturim, blegërima e qingjave, këmborët e bagëtive, flladi i malit, simfonitë e ujvarave. Të rrokullisemi mbi bar. Të vallzojmë nën shi. Të flemë natën në pyll. Mirpo djali i vetmuar është një sedentar i padobishëm, i pavlefshëm. Djali i vetmuar nuk di të bëjë asgjë me duart e veta; të nguli një gozhdë apo të ndreqi një bravë, të ndali pikën e ujit që rrjedh nga rubineti. Djali i vetmuar di vetëm të flasi në celular duke u mbllaçitur, të nisi SMS duke ecur, të bëjë selfie duke u zgërdhitur. Unë vajza e vetmuar nuk dua ta ndot vetminë time me celulara dhe sms-ra. Unë vajza e vetmuar dua të arratisem, të rrëmbehem, të pengohem, të dërrmohem, të përgjakem. Djali i vetmuar më pret mua vajzën e vetmuar, të kollajshme, pa ngatërresa materiale, pa peshë, pa aromë të mishit, pa rrënqethje të lëkurës, pa dridhje të shpinës, pra ashtu si unë nuk jam dhe nuk dua të jem. Djali i vetmuar më pret të bie nga Qielli. Unë vajza e vetmuar s'kam nga cili qiell të bie. Unë jam vetë qielli. Selektive dhe durimtare, unë vajza e vetmuar që djalin e vetmuar e pres në heshtje me përpëlitje zemre dhe padurim për t'i pëshpëritur vargje, megjithatë ndjehem e lumtur; që rracës i siguroj pastërtinë dhe Shqipërisë mbijetesën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora