E marte, 16.04.2024, 05:22 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Kosova në gjendje kritike nga partitë politike

E marte, 12.05.2020, 03:05 PM


INTRIGAT DHE MANIPULIMET E PARTIVE POLITIKE E SJELLIN KOSOVËN NË GJENDJE KRITIKE

Nga Dedë Preqi

Mbase, si pasojë e zhvillimeve politike, që prodhojnë partitë e politikave regresive në Kosovën e pasluftës, përshkak të interesave dhe pozicioneve të tyre, qytetarët e vendit nuk ndjehën mirë dhe rehatshëm, sepse nuk ka të bëjë me përspektivën dhe mirëqenjën e tyre, si një simbiozë e pa natyrshme e anarkisë dhe qeverisjes në demokracinë parlamentare të Kosovës.

Për aq sa vijon kjo lojë e partive politike në Kosovë, do ta kuptonim si një «pat pozicion»  i ekzistencës së këtij shteti, sikur lidershipi i këtij vendi e ka një program defekt në agjendën e vet, që ndryshe e thojnë para zgjedhjeve dhe ndryshe e zbatojnë në praktikë, dhe zgjedhja e kësaj formule sikur gjindet vetëm në dorën e tyre, që e kanë kurdisë për të lënë këtë vend si të tillë.

Populli i Kosovës, mbas luftës së fundit kishte menduar ndryshe, i cili ka synuar një fitore tjetër të lirisë dhe pavarësisë, por edhe një fitore tjetër politike e strategjike, duke realizuar jo vetëm ëndërrën e vet shekullore të lirisë, por edhe për të përmbyllë shumë çështje të rëndësishme në raportet me Serbinë, për viktimat e pagjetura të luftës dhe shumë gjëra të tjera, ku populli do ndjehët i çetë dhe më i sigurtë në të ardhmën e tyre.

Mirëpo, sikur jemi vonuar dhe po vonohemi në vazhdimësi me projektet tona politike dhe strategjike, sepse vetë fakti tregon se lidershipi i Kosovës, fokusin e vet politik e ka orientuar në çërimet e llogarive ndërpartiake dhe në luftën për pushtet, për të mbizotëruar ndaj njëri-tjetrit, promocioni i të cilëve do të ishte i turpshëm me refrenet e tilla që qojnë deri në monotoni, sepse gjithçka ndërtohet në të  kundërtën e interesave të shtetit dhe qytetarëve të këtij vendi.

Vetëm përpjekjet e fundit dhe në këtë kohë kritike ndaj pandemisë nga koronavirusi covid 19, lojrat e partive politike në Kosovë, e japin shembullin më të keq në vend dhe rajon, të cilat u bashkuan, jo kundër këtij virusi dhe armiku të përbashkët e të rrezikshëm, por kundër një subjekti të veqantë politik,  për ta shkarkuar qeverisjen e tyre,  sepse për ata ishte edhe momenti më i volitshëm për ta bërë një skandal të tillë, kur edhe populli gjindej në karantinë, për t’u mbrojtur nga virusi.

Është interesant se në këtë mes, ky lloj raporti forcash politike kishte vendosë në këtë mënyrë të shfrytëzojë edhe momentumin e pandemisë, për të realizuar qëllimet e tyre inatçore, pa vullnetin legjitim dhe vullnetin e qytetarëve të vendit, shikuar në përspektivë kjo tashmë shkakëton edhe një mjegullirë të pa fund të situatës në vend edhe me rendin kushtetues, nëse partia fituese e zgjedhjeve mund të largohet nga skena dhe në radhë vie partia e dytë, e cila ishte inicuese e gjithë kësaj skene dhe përplasje politike, së cilës i jepet mandati i udhëheqjes nga presidenti i pazarëve z. Hashim Thaçi.

Si akte të çëllimshme me një përplasje politike, dhe si lojra dinake e të pa konceptueshme njëkohësisht, shpalohen tani në kohën e pa kohë, përshkak të pandemisë, dhe për çudi, ku rrolin kryesor e merr LDK, për shkarkimin e qeverisë Kurti, me një politikë që më shumë i ngjanë asaj përçarëse, që merr përsipër edhe mëkatët e partive tjera, duke u bërë shkakëtare e të gjitha të këqijave që përjetojë Kosova e pasluftës, deri në kohën e fundit.

Përderisa Gjykata Kushtetuese, do jepte përgjigjen e saj, për vazhdimin apo ndërprerjen e qeverisjes Kurti në detyrë , fundja, sikur këtij shteti po i vie ekzistenca e pa natyrshme, jo nga synimet dhe politikat e jashtme, por nga politikat e brendshme e të zhveshura nga papërgjegjësia e tyre , si një dukuri absolute dhe politiko-sterile, sikur Kosova dhe lidershipi i saj do dilnin para botës të pa aftë, apo të pa ditur për të qeverisë vetëvetën.

Me gjithë manipulimet e pa shpresë dhe rrolin prej pengu që po e mbajnë Kosovën, në një gjendje të tillë dhe të pa çartë, janë promovimet politike regresive të deritanishme, që instrumentalizohen nga klani «Pronto» dhe vazhdojnë me  kualicionin e PAN-it, duke e futur në lojë kohën e fundit edhe LDK, e Isa Mustafës, (parti që nuk është më parti rugoviane) për një arsye të thjeshtë të atyre që demokracinë e kuptojnë ndryshe, vetëm për të shfrenuar epshet e tyre të pa fund për pushtet, që nuk njohin njerëz të aftë apo të tjerë jashta klaneve të veta partiake.

Nëse duhet ti besojmë kësaj formule politike, Kosova, sikur nuk gjenë rrugëdalje tjetër, pos çfarë është vizioni i një politike nga klanet e tilla, që kanë dhënë prova të mjaftueshme në degradimin e kësaj shoqërie dhe të këtij shteti, që marshimin e saj do ta quanim padyshim shpartallues dhe kurrënjëherë unifikues, atëherë për cilën Kosovë e kemi fjalën, çfare do flasim për shtetin demokratik të Kosovës, për fatin e këtij populli dhe integritetin e tij, si ndonjë parakusht i hyrjes në Evropë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora