E premte, 19.04.2024, 05:20 PM (GMT+1)

Mendime

Parim Olluri: 100 ditët e prodhuesit të Fake News në zyrën e kryeministrit

E marte, 12.05.2020, 12:08 PM


100 DITËT E PRODHUESIT TË FAKE NEWS NË ZYRËN E KRYEMINISTRIT

NGA PARIM OLLURI, insajderi.org

Prej se është ulur në karrigen e kryeministrit, Kurti nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim që rregullon jetën e qytetarëve të Kosovës. Është kujdesur vetëm për veten. Ka ndërmarrë vetëm aksione propaganduese që e glorifikojnë imazhin e tij.

100 ditët e prodhuesit të Fake News në Zyrën e Kryeministrit

Mbrëmë ma kujtuan se nesër bëhen 100 ditë prej se Albin Kurti është ulur në karrigen e Zyrës së Kryeministrit.

E kisha harruar këtë datë të madhe. Nuk e harrova për shkak të mungesës së respektit për Liderin e Madh.  Fajtor është pandemia. Gjatë kësaj kohe njerëzit nuk po e dinë se çfarë dite e çfarë date është sot.

Prej momentit kur u njoftova se nesër është një ditë e madhe, isha në pritje të publikimit të një Fake News’i që glorifikonte Liderin e Madh për nder të 100 ditëshit të tij.

Isha i sigurt që do të publikohej sot. Në mëngjes. E imagjinoja ndryshe: Një kombinim mes gënjeshtres e të vërtetës. Por, isha i gabuar.

Makineria e propagandës së Kurtit ndezi artilerinë për një Fake News që fyen inteligjencën. Nuk kishte të bënte asnjë fije me realitetin. Dolën edhe qesharak, jo vetëm gënjeshtar.

“E mrekullueshme, kshtu shkruan një qytetar: Pas 15 vitesh u bera baba i nje vajze e nje djali dhe emrat jau lash ALBIN e VJOSA, ishalla behen si Albin Kurti e Vjosa Osmani”, ishte përshkrimi i një fotoje me dy binjakë. Kishte edhe hashtagun shpërndaje.

U postua pikërisht aty ku prisja. Në grupin Me Kryeministrin. Aty ku fallangat shpërndajnë minimuni dhjetë Fake News në ditë për të glorifikuar Albin Kurtin. Për nder të 100 ditëshit kishin vendosur ta lavdëronin edhe patericën e Kurtit, Vjosa Osmanin.

Por, prodhuesit e Fake News harruan një gjë. Një kërkim i thjeshtë në internet tregon qartë se fotoja e këtyre binjakëve është publikuar vite më parë nga shumë faqe të huaja. https://insajderi.org/lajm-i-rreme-per-binjaket-me-emrin-albin-e-vjosa-ja-ku-eshte-marre-fotografia/

Ky prodhim amator i një Fake News’i të tillë tregon një gjë të tmerrshme. Krijuesi i kësaj gënjeshtre pretendon se qytetarët e Kosovës janë budallenj. Nuk kanë dije e mençuri për ta zbuluar vërtetësinë e kësaj fotoje. Duke e pretenduar këtë, prodhuesi i Fake News beson se qytetarët e Kosovës, të cilët i sheh si dele, do ta adhurojnë edhe më shumë Liderin e Madh dhe do ta votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Ky ishte një Fake News që i pëlqen dhe i shkon për shtati Kurtit. Atij i pëlqejnë koinçidencat e tilla. Do të ekzaltohej po të ishte e vërtetë që dikush do ta pagëzonte djalin e tij me emrin Albin, për nder të 100 ditëshit të tij si kryeministër.

Edhe pse e di që askush nuk e bënë këtë akt për nder të tij, Kurti ka dëshirë të flaktë që së paku fallangat e tij ta besojnë këtë mashtrim.

Ky Fake News ishte i ngjashëm me 100 ditëshin e Albin Kurtit si në Zyrën e Kryeministrit, 51 ditë si kryeministër e 49 si ushtrues detyre.

Ai nuk mori vendime që rregullojnë jetën e qytetarit. Ndërmori veprime që ndikojnë glorifikimin e imazhit të tij prej Lideri të Madh. Doli i gabuar në shumë raste.

Udhëhoqi në të njejtën kohë dhjetëra aksione propagande.

Propaganda e bordeve

E nisi prej shkarkimit të bordeve. Ato vendime nuk ndihmuan asgjë ndërmarrjet, por i dhuruan Kurti një show disaditësh kinse është luftues i korrupsionit.

Shkarkimin e bordeve të mëhershme e kishte bërë çdokush para tij. Edhe Haradinaj, Mustafa e Thaçi. Shkarkonin të partive tjera, emëronin të partive të tyre. Vepronin ngjashëm si Kurti. Vetëm se paraardhësit nuk pohon se po e luftojnë korrupsionin. Synon vetëm kapjen e shtetit.

Kurti dallonte prej tyre. I dëshironte dy fitore: Edhe kapjen e shtetit me njerëzit të tij edhe rritjen e votave, nëpërmjet propagandës.

Propaganda kundër Pacollit

Një tjetër aksion propagande ishte ai që ka dëmtuar raportet me SHBA-në. Kurti ka udhëhequr një fushatë propagande kundër rivalit të tij politik, Hashim Thaçit.

“Thikat mbi hartë”, ishin propagandë për ta glorifikuar vetën, jo për ta ndihmuar Kosovën. Për të ndërtuar një realitet kinse “Albini është i miri, Hashimi është i keqi”.

Përdori edhe pandeminë për ta luftuar këtë armik të tij, ndërkohë që njerëzit frikësoheshin nga vdekja prej Covid 19. Qytetarët e Kosovës nuk kanë përfituar asgjë nga beteja frontale e tij me Thaçin gjatë pandemisë. Ka përfituar vetëm Kurti. Ndoshta një grusht votash të reja.

Kurti gjatë pandemisë udhëhoqi edhe një aksion tjetër propagande. Ishte i asistuar nga Xhelal Sveçla. Rrinin me pendrek në dorë për ta arrestuar Behgjet Pacollin.

Qeveria Hoti mund të votohej edhe pa praninë fizike të Pacollit, por makineria e propagandës dëshironte të thoshte diçka tjetër. Dëshironte ta portretizonte Kurtin si luftues të pasanikëve. Si kryeminsitër që i trajton barabartë të gjithë qytetarët, pa i dalluar në të pasur e të varfër.

Por, në realitet vepronte ndryshe.

Derisa lufonte pasanikun Pacolli, Kurti promovonte produktet e firmave në pronësi të mikut të Lushtakut e tezakut të Kadri Veselit.

Po ashtu, nga pozita e kryeministrit heqte brengën i pari, nëse ishte i infektuar me Covid 19. Testohej bashkë me kabinetin e tij, derisa testimet vonoheshin për qytetarët që kishin pasur kontakte të drejtëpërdrejta me të infektuar.

Tentimi qesharak për të përfituar kreditët nga dënimi 4 milionësh i korporatave të naftës

Gjatë këtij 100 ditëshit mbahet mend edhe një aksion tjetër propagandues. Ishte tejet qesharak.

Tentuan t’ia vjedhnin kreditet Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, një institucion që ka dënuar para disa ditësh katër korporata të naftës. Dënimi ishte në vlerë prej 4 milionë eurosh.

Njerëzit e Kurtit e vërejtën se ky vendim është një hambar votash për Liderin e Madh. Pohuan nëpër mediat dhe grupet e tyre të propagandës se “Me Kurtin nuk ka hajgare”, “Shteti i udhëhequr nga Kurti po dënon hajnat e naftës”, e tituj të tjerë mashtrues.

Por, e vërteta është krejtësisht ndryshe. Kurti nuk ka fare gisht në këtë punë.

Hetimet kundër kompanive të naftës kishin nisur para disa vitesh.

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është institucion që i jep llogari Kuvendit të Kosovës. Bordi drejtues mund të shkarkohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës. Kurti nuk i ka numrat për ta shkarkuar këtë bord.

Drejtuesit e këtij institucioni mund të mos dalin fare në punë me muaj të tërë dhe Kurti nuk ka mandat ligjor as për të komentuar veprimet e tyre. Për më tepër, ky institucion udhëhiqet nga një ish-zyrtar i LDK-së. Nga Valon Prestreshi. Ai është duke e hetuar edhe Qeverinë Kurti, për shkak të vendimit që i krijon monopol Telekomit të Kosovës.

Kurti ka a dëshirë që ta shkarkoj Prestreshin. Do ta kishte kishte shkarkuar që në ditën kur i nisi hetimet kundër tij, por nuk mund ta bëjë këtë.

Tendenca për t’ia vjedhur kreditët Autoritetit të Konkurrencës është qesharake. Nuk e beson askush që ky insititucion këtë e bëri, për shkak se ishte i detyruar nga Kurti.

Këtë mund ta besoj vetëm dikush që e beson edhe lajmin se dy prindër nga Kosova kanë nderuar Albin Kurtitn në 100 ditëshin e tij, duke e pagëzuar djalin e tyre me emrin e Liderit të Madh.

Fatmirësisht, numri i tyre nuk është i madh. Këto aksione propaganduese i bëjnë më shumë dëme se sa të mira politikanit Albin Kurti. E shndërrojnë në një politikan qesharak që ka dëshirë që dikush ta emëroj djalin e tyre me emrin e njeriut të madh, Albinit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora