E premte, 29.03.2024, 10:29 AM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Një urim si hardhia e blertë

E hene, 11.05.2020, 10:00 AM


Neki Lulaj

Një  urim si hardhia e blertë

Vëllait tim

Si kurrë

më parë vëlla hardhitë m’u dukën me të bardha

jo vitet në jetë,

por jeta në vite ka kuptimin e vërtetë

Sa shumë  shporta

me urime të djersitura avullonin kuq diellarta.

Sa

Shumë  dashuri zgjohet në  këtë  ditë    shenjtë

Dua

t’i shtrëngojmë rripat e sinorëve të jetës së  jetuar

Se motet

ikin si uji nën urë e  nuk kthehen....kurrë.

Shtatëdhjetë e një kokrra rrush të ëmbla janë  kaq të  ëmbëlsuar

të shpejta,

të largëta e të ngadalta me dritë  e punë .

Të shpejta si ëndërrat  a pulëbardha mbi oqean

Të ngadalta

si kërmill vreshte a si të  atij që  duket te  rrëzë lisi....

Do të  shtrëngoja  shtatëdhjetë e një herë  me kaq mall.

Sonte

  ngjan  si shtizë flamuri e bajrak fisi

Sonte si kurrë më  parë

Ti cakërojmë  nga largësia gota gëzimi

Për jetën tonë

të numërojmë brengat e urimet.

Të kujtojmë uratat që na erdhën nga zemër prindi

Të kujtojmë ndërkëmsave e kohës e territ në vite..

...

Lugina e Bellës

të bëhen për ty ujëvarë, lumë e det.

Le të zgjohet

dashuria prindërore e respekti vëllazëror.

Le të bëhen

si anija në lundrim mbi detin e qetë

a si bjeshkë mbi leqet e pyllit që bleron

Ato buzëqeshje

le të përpëliten leqet e shpirtit si në qiellin kaltëror

e

thinjat e  bardha le t’i ngërrhatë jeta në kohë

Stinët

ikin me turravrapin e munguar si akrepat në orë

Le të mbeten

varur mbi gozhdën e shekullit lart e poshtë

Të mos harrojmë

hapin e parë

që hodhëm në atë prag të lashtë

ta ruajmë si Dhiatën e Vjetër te kujtimi

..si gurin e vatrës stërgjyshore që na ndez një mall

Një bekim i shtrenjtë vëllazërimi..

9  Maj 2020



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora