E merkure, 24.04.2024, 02:03 PM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: Paqe, dashuri apo frikë?

E diele, 10.05.2020, 02:55 PM


Paqe, dashuri apo frikë???

Nga Zenel Çeliku

Në afro 30 vite demokraci në Shqipëri, populli ynë është mësuar duke parë se në mësin e politikanëve të nivelit më të lartë, shpesh spikatet paqe, dashur por edhe frike politike. Në mënyrë të pa principtë ata bejnë paq, ata bashkohen kur kanë interesa politike, por distancohen dhe bëhen armiq kur I cënohen interest e tyre. Por Çfar ndodh, politikanët shqiptar shpesh deklarojnë për njëri-tjetrin se janë banditë, akuza të Çuditshme pa doganë ndaj njëri-tjetrin, thonë për njëri-tjetrin se janë të inkriminuar, janë të koruptuar, deklarojnë se do t’i fusin në burgje kundërshtarët dhe se do t’i dëbojnë nga politika. Cilido mund të pyes, kush është arësyeja që politikanët tanë në cilësinë e presidentëve, të kryeministrave, të ministrave dhe në cilësinë e liderëve të partive të ndryshme, edhe pse akuzojnë njëri-tjetrin, ata përsëri bëjnë paqe duke hëngër njala e duke kuvenduar sëbashku. Kush është morali në këtë mës???A kanë moral politik dhe njerëzor këto marifete??? A kanë përgjegjësi politike ata për akuzat bombastike që I bëjnë njëri-tjetrit??? Për çfar shqetësohen këta shtatarë për shqiptarët???

Shumë akuza ka hedhur Presidenti Meta kundër Kryeministrit Rama, duke e akuzuar për komplot të qeverisë dhe forcave të errëta ndaj Tij, duke thënë se Rama po përkrah dhe po ushqen oligarkët në kurriz të shqiptarëve. Më tej qëndrimi I ashpër I Metës zbulon edhe mesazhet e Ramës. Edhe per zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese, Meta aludon se ndikimi I Ramës është apsolut. Meta në kohë ka akuzuar direkt Kryeministrin, se Reforma në Drejtësi ka përfunduar në një Ramaformë fars, dhe se në Shqipëri filantropi Soros, kërkon të instalojë një ndikim apsolut të Nr “një” të qeverisë, duke aluduar për Ramën. Meta ka thënë se ka një marëveshje misterioze midis qeverisë dhe PPP-ve, që sipas tij kjo do të thotë-katërshja e komprementuar, politikanë-propaganda-policia-diplomatë. Edhe për zgjedhjet vendore Presidenti Meta ka thënë se nuk do të konsiderohen legjitime duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë Rama. Edhe për Reformën Zgjedhore, Meta ka mjaft vrejtje duke aluduar se PS-ja dhe PD-ja duan dhe nuk kanë vullnet bëjnë ndryshime ashtu sic kërkojnë ndërkombëtarët, ata vetëm gënjejnë publikun dhe ndërkombëtarët, por në realitet nuk do të bëhen ndryshimet e duhura sepse PS dhe PD nuk kanë interest ë ketë ndryshime në Reformën Zgjedhore-kjo tashmë dihet dhe kuptohet nga I gjithë opinion brënda dhe jashtë vëndit. Mata shprehet se palët (duke anatemuar PS dhe PD) duhen të mos vendosin më kushte për interesa partiake, duhet të mos bëjnë pazare, duhet të mendojnë për popullin, mbasi kjo është një situatë anormale ka thënë Presidenti në mënyrë të revoltuar, dhe këtë situatë Ai ja ka faturuar Ramës.

Nga ana tjetër, Kryeministri Rama ka hedhur vazhdimisht akuza dhe vrejtje të rënda ndaj Presidentit Meta. Rama ka deklaruar se Presidentin Ilir Meta mban qëndrime si taleban. Rama ka thënë në Kuvend, se Presidenti e intepreton Kushtetutën, njësoj siç talebanët marrin përsipër të interpretojnë librin e shenjtë. Presidenti me qëndrimet e tij rradikale ndaj qeverise, ka humbur busullën, por ne jemi të detyruar të ndjekim vijën e drejtë ligjore. Për reformën në drejtësi jemi konslutuar me partnerët tanë. Këtu nuk ka vënd fare për komente e as për akuza në drejtim të maxhorancës. Edhe për zgjedhjet vendore, nëse opozita I braktisi zgjedhjet, këtu përgjegjësia është e opozitës dhe jo e maxhorancës, ndaj Presidenti nuk duhet të bëhet palë me opozitën e cila braktisi parlamentin dhe zgjedhjet vendore-ka thënë Rama. Më tej Kryeministri ka thënë se maxhoranca nuk është në luftë me Presidentin Meta, por është Meta në luftë me veten dhe drejtësinë.

Me të drejtë lind pyetja, po opozita ku është dhe Çfar po bën? Opozita duket sikur po bën opozitë, por në fakt po bën një vrimë në uj. Opozitën e shikojmë në sinkron me fenomenin e bretkocës, e cila e mban kokën më shumë në uj, dhe hera-herës e nxjr kokën duke barë pak zhurm për asgjë. Opozita ka shumë për të thënë, si për korrupsionin e madh, per krimin e organizuar, per finacimet e projekteve të dyshimta,per tenderat sekrete në shëndetsi e të tjera problem që duhet të ngrihen me të madhe pikërisht nga opozita. Edhe këtu ka thash e theme se, opozita është kapur nga maxhoranca. Mirpo, populli I varfër shqiptar pret ndryshime sepse është tejngopur me deklerata e premtime, e për pasojë varfëria mbizotëron kudo, e mësëshumti në zonat e thella dhe në fshatra.

Si per Çudi, në kohët e fundit shqiptarët po vërejnë paqe dhe dashuri në mes Preidentit dhe Kryeministrit, por edhe një paqe të kamufluar maxhorancë opozitë. Eshtë shumë mirë që të shikojmë mirkuptim midis krerëve të Shtetit, sepse me grindje, me dabate dhe me rradikalizma jemi ngopur. Por pyetja është, a ka paqe, dashuri apo frikë ndërmjet tyre??? Pikërisht këtu shkurt dua të ndalem.

Presidenti Meta disa herë ka deklaruar se masat e ndërmara nga Qeveria lidhur me Corona 19, janë të drejta dhe duhen të lavdërohen. Në një kohë që opizita kritikon qeverinë për raste të ndryshme të Corona 19, Presidenti thote se, Lidhur me shqetësimet që ka ngritur opozita, unë dua të vlerësoj që masat që ka marë qeveria, imponohen për shkak të një pandemie globale, qëndrimet e opozitës duhet të shërbejnë vetëm për të rritur përgjegjshmërinë në menaxhimin e kësaj krize dhe mënyra më e mirë për të rritur këtë përgjegjshmëri. Nuk besoj se është koha për të përdorur politikisht apo keqpërdorur cilindo (Meta ketu e ka fjalën për Ramën), për qëllime pushteti në një krizë të tillë, pasi padyshim, që do të ishte tepër e papërgjegjshme dhe me kosto të madhe për cilindo, që përpiqet ta përdorte, ose keqpërdorte-ka thënë Presidenti.

Ndërsa pak ditë më përë Kryeministri Edi Rama u shpreh se, Presidenti Ilir Meta kohët e fundit ka mbajtur një pozicion shumë për t’u respektuar dhe ka qenë shumë konstruktiv. Ai tha se presidenti në këtë situatë ka qenë në rolin e tij. Pozicioni i Presidentit në këtë situate pandemie nuk le asgjë për të dështuar, ka qenë në rolin e tij dhe me një përmasë përgjegjshmëri dhe është për t’u respektuar plotësisht.

Nga kjo paqe sipërfaqësore dhe plot hipokrizi, interasat politike midis Metës dhe Ramës, kanë sjell në vëmëndje të publikut një zbutje dhe një dashri të re midis tyre, ku ka shumë fjalë se në zgjedjjet e përgjithshme të ardhshme, ka shumë mundësi që PS dhe LSI të bëhen serish bashke më qëllimin për të mbajtur pushtetin brënda të majtës e për të mbajtur e mbrojtur fort njëri-tjetrin përpara një drejtësie të re. Kjo është një tjetër cudi politike pa moral.

Natyrshëm cilido shqiptar por jo vetëm, pyesin ; në mesin e shtetarëve t’anë, a ka paqe, dashur apo frimë??? Jo, jo, vetëm paqe e dashuri midis tyre nuk ka, por ka frikë dhe vetëm frikë. Marëdhëniet midis tyre janë të mbuluara plot hipokrizi dhe tradhëti, ku seicili prej tyr pret momentin që ta shkeli me këmbë njëri. Ata kanë frikë njëri-tjetrin sepse figurat më të larta shtetare në këto 3 dekada, kanë vjedhur, kanë grabitur dhe janë të inkriminuar deri ne fyt. Ata ja dijnë njëri-tjetrit të gjitha vjedhjet, grabitjet, korrupsionin dhe lidhjet me krimin e organizuar, ndaj opinioni ynë kot pret që peshqve të mëdhenj do t’i vij fundi, sepse ata pikërisht për këtë arësye mbajnë njëri-tjetrin, shtetaret tane pikërisht për këtë arësye bëjnë paqe dhe dashuri të helmuar midis tyre.

Pra, kjo është arësyeja që vëtëm paqe e dashuri nuk ka brënda kësaj klase të degraduar, në mesin e tyre mbizotëron vetëm dhe vetëm frika e ndëesjelltë.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora