E shtune, 20.04.2024, 09:37 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Ju lumtë mantilbardhë, respet si kurrë më parë!

E diele, 10.05.2020, 02:54 PM


JU LUMTË MANTILBARDHË, RESPEKT SI KURRË MË PARË!

Nga Dedë Preqi

Nga vetë fakti se pandemia e Coronavirusit Covid 19, u paraqit armik i gjithë globit, poashtu edhe në vendin tonë si një sulmues i pa mëshirë, por për fat të mirë, shërbimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike në Kosovë, përmes mobilizimit të mantilbardhëve të vet anë e kënd vendit, do ishte në nivelin e duhur të menagjimit, që mendohet se në mënyrë të suksesshme arriti deri këto ditë, por edhe deri në parandalimin e furisë së saj në masë, duke bërë një krahasim me vendet tjera të rajonit dhe botës.

Prandaj, mantilbardhët e Kosovës, e meritojnë një respekt të veqantë si kurrnjëherë tjetër, në këto ditë kritike ndaj pandemisë në vendin tonë, të cilët u paraqitën në vijën e parë të frontit, si një forcë e pashmangshme dhe e përgjegjëshme ndaj detyrave të veta, duke ndihmuar popullatën e vendit të mbrohet nga kjo sëmundje e pa parë ndonjëherë tjetër.

Nuk mund të mos theksohet edhe angazhimi i ministrit të Shëndetësisë së Republikës së Kosovës z. Arben Vitia, i cili do të ishte në krye të udhëheqjes së këtyre ushtarëve të frontit në ballafaqim me armikun e pa njohur që po i kërcënohet popullatës së vendit tonë, duke organizuar dhe mobilizuar shtabet luftës mrojtëse nga mantilbardhët e pa nënshtruar, me mjek të përgjithshëm, infektolog, bekteriolog, infermier dhe gjithë të tjerët, të cilët punuan edhe nga 15 orë në ditë, për të bërë të pa mundurën  për t’ia ndalë turrin kësaj pandemie.

Mantilbardhët e Kosovës, muarën falenderime edhe nga qytetarët e vet, por edhe nga rajoni e më largë në Evropë, si edhe nga SHBA-të, Australia dhe vende tjera, ku kontaktet ishin intenzive me mjek të shumtë shqiptarë të shpërndarë në vende të ndryshme të botës, të cilët i kanë përcjellë edhe zhvillimet e vendit tonë ndaj kësaj pandemie, duke pasë në konsideratë kontributin e  jashtëzakonshëm dhe të pa shoq të mantilbardhëve të Kosovës.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora