E shtune, 20.04.2024, 03:24 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Qani Rexhepi fyen Adem Jasharin, reagon ish-luftëtari dhe publicisti Blerim Latifi

E diele, 10.05.2020, 12:03 PM


Blerim Latifi:

Katër zyrtarë të Medresesë "Isa Beu' të Shkupit janë duke udhëtuar në drejtim të Prishtinës. Në mesin e tyre ndodhet Qani Rexhepi, vëllau i Sylejman Rexhepit, kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë. Udhëtimin e shoqërojnë me muzikë në gjuhën serbe. Në ekzaltim e sipër nga muzika, Qaniu fillon të shajë me gjuhë të rëndë Adem Jasharin, duke thënë mes tjerash se "kush i ka thanë me vdekë për Kosovë". Këtë e thotë derisa janë duke shkuar në Prishtinë për të marrë një mirënjohje në shoqatat e luftës. Kjo video flet më shumë se mijëra fjalë së bashku. Arabizimi i krerëve fetarë në Maqedoni tanimë është fakt i prekshëm. Vetëm duke ndjerë e menduar si arab, ose si agjent i sherbimeve sekrete të Serbisë, ti mund të jesh aq barbar me figurën e Adem Jasharit. Secili që e ndjen veten pak shqiptar, nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Videoja flet edhe për një fakt tjetër: mirënjohjet që sot jepen për kontributin në luftë, e kanë humbur vlerën, sepse ato jepen pa kritere. Sot, secili horr që është i gatshëm të japë para, mund ta siguroj një mirënjohje të tillë. Nëse në këtë vend ka ende ligj, këtij horrit duhet t'i ndalohet përgjithmonë hyrja në Kosovë. Duhet të shpallet person non grata. Kjo video është edhe një argument shtesë për të vërtetën e madhe, të cilën politikanët tanë që mendjen e kanë vetëm tek votat, nuk guxojnë ta thonë. Kjo e vërtetë e madhe është: vahabizmi në trevat shqiptare është projekt krye e këput i shërbimeve serbe të inteligjencës.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora