Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Enver Bytyçi: Policia e fashiste në sheshin Skënderbej

| E shtune, 09.05.2020, 04:18 PM |


Policia e fashiste në sheshin “Skënderbej” dhe një thirrje për Sandër Lleshin!

Nga Enver Bytyçi

Në diktaturën e Hitlerit kishte një lloj policie të moralit! Në diktaturat komuniste policia vihej në veprim për atë që quhej “shkelje e moralit komunist”! Në Iranin e sotëm kjo lloj policie është institucion kushtetues dhe “mbron” moralin fetar islam, më saktë diktaturën e Khomeinit!.

Sot në Ditën e Europës, në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, pamë praktikisht se çfarë përfaqëson kjo lloj policie e moralit fashist. Ajo dhunon çdo qytetar, i cili kundërshton dhunën, mashtrimin, gënjeshtrën, korrupsionin dhe politikat e shkatërrimit të Shqipërisë nga ana e kryeministrit të vendit dhe kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit! Ndërkaq ambasadori Soreka me këtë rast i bën fresk kryeministrit Rama në një konferencë të përbashkët për medien! Fashizëm në ditën e fitores mbi fashizmin dhe i bekuar nga ambasadori i BE-së në Tiranë!

Dhe diçka për ministrin Lleshaj, jep së paku në fund të epidemisë së Rilindjes dorëheqjen, që t’ju mbetet sado pak integritet dhe dinjitet prej mirditori!