E merkure, 15.07.2020, 03:25 AM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Angazhime të tjera të Mulla Asllanit Muratit gjatë dhe pas luftës

E shtune, 09.05.2020, 03:30 PM


Angazhime të tjera të Mulla Asllanit Muratit gjatë dhe pas luftës

Nga Hilmi Saraçi

Adem Mripa dhe Mulla Asllan Murati  dy miq dhe dy bashkëpunëtorë të dalluar kanë reaguar ashpër dhe kanë  ngritur zërin  për gjendjen e vështirë dhe problemet e shqiptarëve në Kosovë, sidomos për veprimet kriminale të  serbëve ndaj shqiptarëve në veri të vendit.Gjithashtu në këtë fushë Halit Barani ,kryetar i KMDLNJ-së, Mulla Asllani dhe Adem Mripa kanë reaguar përveç krimeve ndaj shqiptarëve, vrasjen e tyre, dëbimin nga shtëpitë e tyre, kanë kërkuar shpjegime  për djegëjen e Xhamisë të Ura e Ibrit  dhe për moslejimin e rindërtimit të saj.  Kriminelët serb deri me tani nuk kanë lejuar rindërtimin e saj, sepse dyshohet se nën gërmadhat e saj gjenden të varrosur trupa të shqiptarëve të vrarë. Ndonëse kanë kaluar plotë 15 vite që nga djegia e Xhamisë së Ibrit në cepin e djathtë të urës së Ibrit në Mitrovicë nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe, përkatësisht 5 vite nga shpallja e pavarësisë, përkundër kerkesave të vazhdueshme të banorëve dhe komunitetit islam ende nuk ka shenja se do të hulumtohet vendi dhe do të rindërtohet Xhamia e Ibrit. Xhamia sipas dëshmitarëve okularë, të cilët dëshmitë e tyre i kanë dhënë  KMDLNj-s dhe organizatat tjera flasin hapur për dyshime të bazuara se aty mund të jenë varrosur (djegur) edhe trupa të shqiptarëve para se ajo të shkatrrohej dhe rrafshohej, më 2 maj 1999.

Institucionet  shtetërore të Kosovës dhe Bashkësisa Nderkombëtare nuk kanë arritur sukses për zgjidhjen e problemeve në këtë pjesë të vendit. Gjithashtu as për rindërtimin e Xhamisë të Ura e Ibrit, as për restaurimin e Mullirit, buzë Urës së Ibrit, në anen e majtë, përkundrazi kanë ndarë Urën e Ibrit me barrikada dhe kështu kanë ndalë dhe po pengojnë qarkullimin e lirë të  qytetarëve  deri më tani, shtator 2014...

Mripa është njëri ndër ata që gjatë këtyre 15 viteve të pasigurta , kriminale të serbëve në veri të vendit ndaj shqiptarëve të qëndrojë në këtë pjesë të vendit, përkundër shumë sulmeve të tyre (serbëve) ndaj tij dhe familjes së tij .Ka përjetuar shumë ngjarje të vështira dhe dramatike si koordinator (multietnik) në “Lagjen e Boshnjakëve”. Kriminelët serbë disa herë e kanë kërcënuar dhe e kanë sulmua shtëpinë e tij, duke e plagosur vëllain e tij, Njaziun.Megjithatë ai nuk është dorëzuar, por ka qëndruar si burrë dhe nuk është luhat para kriminelëve serbë të cilët mendonin ta shpërngulin nga kjo pjesë në veri të vendit si shumë shqiptarë të tjerë. Ai me Mulla Asllanin është munduar të japë shembull se përkundër kërcnimeve të pareshtura të serbëve ndaj tij dhe shqiptarëve të qendrojë si burrë dhe si atdhetar. Qellimi kryesor i tij dhe Mulla Asllanit ishte që shqiptarët mos t’i lëshojnë shtëpitë , të kthehen nëpër shtëpitë e tyre të uzurpuara nga serbët dhe të mos frikësohen, sepse frika nuk është në traditen  shqiptare. Në këtë  fushë Mulla Asllani dhe Adem Mripa  ishin mbështetës të njohur për të drejtat e shqiptarëve në  vend dhe në Kosovë…

Prandaj duhet theksuar se dy monumente shumë të rëndësishme që identifikonin shqiptarët, që ishin dikur ngjitur me Urën kryesore mbi lumin Ibër  në Mitrovicë, njëri në të majtë e tjetri në të djathtë të saj,  më nuk ekzistojnë. Pamja e dikurshme e  qytetit është fshirë dhe bashkë me to  është fshirë edhe një histori dhe një kulture që me shekuj ka ekzistuar në atë vend.  Mbi lumin Ibër, në të dyja anët e saj,  kanë qenë Mulliri i Vjetër dhe Xhamia e Ibrit, që më nuk ekzistojnë, ndërkohë që serbët kanë ngritur aty afër monumentet e tyre kishtare që s’kanë qenë  aty dhe që kanë  prapavijë  politike.

Në vendin ku është paraparë të rikonstruktohet Mulliri i Vjetër i qytetit, në anën e majtë të urës (nëse shkohet në veri),  që ishte një atraksion  dhe kishte një pamje të bukur, serbët kanë ngritur një monument  në përkujtim të serbëve të  vrarë nga UÇK-ja. Për shqiptarët ishte një provokim, meqë aty figurojnë emra që kanë vrarë njerëz të pafajshëm shqiptarë. Zyrëtarët lokalë, në pamundësi të veprimit,  vetëm verbalisht e kanë kundërshtuar ashpër ngritjen e një monumenti për serbët e vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, duke e quajtur atë si provokim të ashpër për shqiptarët dhe bashkësinë ndërkombëtare. UNMIK-u që administronte asaj kohe, e pranoi këtë në heshtje, duke mos ua vënë fare veshin kërkesave të institucioneve lokale dhe përfaqësuesve politikë të shqiptarëve, si dhe vetë qytetarëve të Mitrovicës, që reaguan fuqishëm, por pa sukses.  Halit Barani, punëtor shumëvjeçar i kulturës në Mitrovicë dhe po ashtu drejtues shumëvjeçar i KMDLNJ-së në Mitrovicë,  thotë se ngritja e atij monumenti në vendin ku ka qenë Mulliri i Vjetër është provokim për shqiptarët dhe shton: “ Ushtria franceze ishte ajo që u ndihmonte kriminelëve çetnikë serbë të kryejnë  këto vepra. Kur e them këtë e kam parasysh se në Mitrovicë vetë ushtria franceze ka qenë e pranishme gjatë krimeve  të rënda, për çka edhe KMDLNJ-ja, Qendra Rajonale në Mitrovicë ka bërë denoncime jo njëherë për shumë francezë”.

Por fillimisht francezët, më 26 qershor 1999 i vënë telat gjemborë në Urën e lumit Ibër, që është në qendër të qytetit dhe prej aty kanë filluar t’i keqtrajtojnë shqiptarët dhe të gjithë ata të cilët kishim mbetur në atë pjesë të okupuar të qytetit, i kanë dëbuar me dhunë duke u thënë se këtu është Serbi, dilni në pjesën tjetër të qytetit”, ka thënë Halit Barani…*

(Komandanti i Forcave Speciale Franceze, Zhak Hogar ka pranuar se ishin trupat franceze ato që e ndanë Mitrovicën në vitin 1999. Detyra jonë ishte të vendosnim një vijë ndarëse ndërmjet shqiptareve dhe serbëve. Këtë e bëmë në lumin Ibër, zbulon ai).

Sipas Baranit, kulmi i së keqes ishte në vitin 2004, kur në praninë e KFOR-it franqez më 17 mars 2004  në qendër të qytetit u pushkatuan katër shqiptarë dhe u plagosën rëndë e lehtë rreth 100 shqiptarë…

Sipas tij,  ka ekzistuar një projekt për rikonstruktimin e Mullirit të Vjetër, mirëpo nuk është realizuar. Ai thekson  se në bazë të projektit objekti do të ruante pamjen e mullirit të vjetër jashtë dhe brenda, kurse destinimi i tij do të ndërrohej. Thotë se ishte menduar që ai të jetë një restorant,  por me një pamje që  do të ruante imazhin e vjetër. “Tash më përfundimisht nga ajo punë nuk do të ketë asgjë. Ata që e kanë rrënuar kanë ardhur në pushtet dhe më kurrë nuk do të lejojnë rikonstruktimin e Mullirit të Vjetër, në vendin e të cilit tani ka ngritur kokën lartë monumenti serb, ku ka edhe emra të atyre që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve”, thotë Barani. Ndërkaq në anën tjetër  të urës, pra në të djathtë të saj, ku ka qenë Xhamia e Ibrit, tash nuk gjenden as themelet e saj. Bashkësia Islame në krye me Mulla Asllanin dhe banorët shqiptarë të besimit islam prej përfundimit të luftës kanë bërë shumë  kërkesa për rindërtimin e saj, por nuk është lejuar nga UNMIK-u, me arsyetimin se nuk ka siguri. Adem Mripa, përfaqësues i banorëve të “Lagjes së Boshnjakëve”,  thotë se vazhdimisht kanë kërkuar rindërtimin e xhamisë, e cila ka qenë aty deri në kohën e luftës, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje pozitive. “Nëpër takimet e ndryshme që kemi pasur unë dhe Mulla Asllani jemi takuar me zyrtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, e kemi shtruar këtë çështje, por  deri tani  kjo nuk është realizuar”, thotë ai.*

Me datën 30 shtator 2014 një delegacion nga Turqia kishte ardhur në Mitrovicë duke kontaktuar me z. Agim Bahtirin, kryetar i KK-së më Mitrovicë dhe përfaqësuesit e BI-së (Mitrovicë), me kryetarin Jetish Berishën dhe Mulla Asllan Muratin  për të rindërtuar Xhaminë të Ura e Ibrit dhe  Xhaminë e Mazhiqit.Pritet që më në fund të realizohet projekti për ndërtimin e tyre- deklaron z. Agim Bahtiri , kryetar i KK-së në Mitrovicë.

Po ashtu  për këtë çështje kishte reaguar edhe Bashkësia Islame shumë herë në Mitrovicë, me iniciativen e Mulla Asllan Muratit ,duke shprehur  pakënaqësi  për veprimet e  njëanshme të UNMIK-ut (ende ka disa kompetenca në veri) që nuk kishte lejuar rindërtimin e Xhamisë  së Ibrit. Në anën tjetër, serbët  kanë ngritur një kishë të madhe në Kodrën e Minatorëve, lagje ku banojnë edhe shqiptarët, boshnjakët, turqit etj, prej ku shihet e tërë Mitrovica dhe ku asnjëherë  nuk ka pasur kishë . Madje kjo kishë është ngritur në mesin e shtëpive shqiptare, që sërish ishte një provokim i radhës. Për ndërtimin e kishës, si duket, kishte ndihmuar shumë një administratore komunale e UNMIK-ut, që vinte nga Finlanda.Përderisa në veri serbët kanë ngritur objekte të ndryshme, të gjitha me karakter politik, shqiptarët që jetojnë në atë pjesë të qytetit, të vetmin monument që kanë ngritur pas lufte matanë Ibrit, është pllaka përkujtimore për dëshmorin Avni Haradinaj, i cili kishte rënë në mbrojtje të popullatës shqiptare nga grupet kriminale që kishin sulmuar popullatën shqiptare pas përfundimit të luftës. Pllaka përkujtimore e këtij dëshmori gjendet në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe disa herë ishte atakuar madje kishin djegur edhe kurorat përreth lapidarit...

Me datën 24.III. 1999 , Rexhep Kaçaniku, jurist , ish gjykatës në Mitrovicë, kishte shkuar te Mulla Asllani dhe i kishte thënë se dy gjykatës serb kishin treguar se në morgun e Spitalit në Mitrovicë janë kufomat e tetë shqiptarëve të vrarë  në Skënderaj nga kriminelët serb duke i thënë  se në qoftë se deri në orën 10 të kësaj dite nuk i marin për t’i varrosur, ata do t’i hudhin dikund, sepse kurkush përkundër një shkrese që e kishin dërguar në  Qendrën për Shendetësi dhe lajmërimit që kishin bërë , asrkush nuk kishte pasur guxim që t’i marrë dhe t’i varrosë, prandaj Rexhepi ju kishte drejtuar Mulla Asllanit, sepse ai nuk frikësohet që të bëjë varrimin e tyre.Gjyqi i Qarkut në Mitrovicë e  kishte urdhëruar Qendrën Shëndetësore në Mitrovicë që t’i drejtohet Bashkësisë Islame në Mitrovicë për varrosjen e tyre… Mulla Asllani me të kuptuar rastin pa hezitim dhe pa frikë kishte marrë përsipër varrimin e tyre.Kufomat në këto momente i kishte bartur me kamionin e tij Sheremet Prekazi, djali i haxhi Selimit.

Trupat e këtyre të vrarëve janë varrosur në varrezat e Shupkovcit, ku përvëç tre imamëvë  dhe një grup  xhematlinjsh në krye më Mulla Asllanin, ishin Rexhep Kaqaniku dhe Halit Barani .Halit Barani si gjithmonë në këto raste të vështira  me kamerën e tij ishte i pranishëm  dhe inçizoi aktin e varrimit duke u vu edhe shenjat e identifikimit për personat e varrosur...

(Shih Libtin tim monografik :Mulla Asllan Murati personalitet i shquar kombetar dhe fetar”)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora