Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Shqipnia ka edhe histori!

| E shtune, 09.05.2020, 12:58 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

VIRUSI  PYET  PO  KET  A  E  DINI  SE,

SHQIPNIA  KA  EDHE  HISTORI !

DY LIBRA… VETEM  DY  LIBRA  PRA,..

“VETVRASJA E NJË KOMBI” dhe, “RECETA pa KOMB” të dy Shqiptarve:

I pari asht i Kol Bib MIRAKAJ dhe, i dyti i Prof. Saimir LOLJA…

Pra, të dy i dedikohen Kombit... Atij Kombi që endè nuk a as “Histori”...

Kështu thonë “ata” që me të vertetë nuk kanë as histori, as Atdhe e as një pikë Gjak Shqiptari. E pra “ata”, janë “dr., profesora dhe akademikë”...

Kanë shkrue per “tituj e lavdi”... Emnat e “tyne” janë shumica në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë Shkencave të Tiranës së vitit 1985...

Pasuesit e “tyne” sot shkruejnë se duhet “korrigjuar historia”, po cila asht ajo “histori”, ate e dijnë vetem “ata” që, e kanë shkarravitë per 75 vjetë rresht, tue e zevendsue me shpifje e fallsifikime të pakenuna kurr!

Mbasi të lexoni edhe njëherë librin “Vetvrasja e një Kombi” të Autorit “panjohun” Kol Bib MIRAKAJ dhe, librin “Receta pa KOMB” me Autorin kohës sonë Prof. Saimir LOLJA, atëherë jam plotsisht i bindun se keni me kenë me mendimin tim: “Deri kur do të vazhdojnë injoranca tek ne?!”

I Madhi At Gjergj Fishta tha dikund...: “Tradhtarët na lan pa Atdhe!”...

– Jo At Gjergj! Jo, pa Atdhe! E, Ti atëherë pate vazhdue... O Perëndi...

Edhe unë po vazhdoj: Pa Atdhe po se po! E tradhtarët vrapojnë per me e shitë edhe at copë që ka mbetë... Ata tjerët andej Drinit po donë me luejtë vendit piramidat... Këta këndej deri dje “pa Fe”, sot edhe pa “gjuhë”, edhe pa vende pune, me universitete plot “injoranta”, shumica bash bijt’ e vrastarve të djeshem, po që “rrezikuen jeten e vet me shpetue Ebrejtë”.

Ku ka mërrijtë me u ngritë rrena e shpifja... Deri tek Ahmet Zogu, që i ka shkrue me doren e vet Hitlerit: “Ebrejt nuk mund ti marr në Shqipni, se na jemi vend Musliman, e unë shpejtë do t’ humbi edhe vendin tim...”

Këta rreshta i keni në korespondencen e Zogut,1933; botue në ShBA.

“Një Popull pa histori, asht pa Atdhe!” Studjoni dy librat naltë!

Po vazhdoi me sundue tradhtia Atdheut, pabesia, injoranca dhe hajnia,  Shqipnia shpejt nuk ka me kenë ma as në harten e Ballkani!

Melbourne, Maji 2020.