Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ish-i burgosuri politik: I fyer nga aktivistët e Albinit, shokut të burgut!

| E premte, 08.05.2020, 05:16 PM |


Aktivistët e Vetëvendosjes janë të njohur tashmë për ekstremizmin e tyre. Një ndër objektet e fundit të sulmeve është edhe ish-i burgosuri politik, në të njëjtin burg me Kurtin, Visar Ballovci.

Reagimi: Të nderuar miq mbrëmë kam parë shumë reagime, kam marrë shumë mesazhe e komente fyese.

Si i burgosur politik, e si i keqtrajtuar nga policet e Millosheviçit nuk jam ndjerë asnjeherë më keq se mbrëmë nga sulmet e aktivistave të shokut tim të Burgut Albin Kurtit.

Pas shumë rrahjeve që i kam pasur, dhe goditjeve të rënda më kanë shkaktuar probleme me shikimin, e që ato probleme i vuaj ende. Ju kam nënshtruar shumë operacioneve, operacionin e fundit e kam pasur në Gjermani falë ndihmës së Daut Haradinaj.

Për krejt kto vuajtje e kam dëshmitar edhe Albinin, prandaj sot pres kërkim falje nga ai, dhe i lutem që të e ndalë sulmin ndaj vlerave ose përndryshe më lindin dyshimet prapë për të, njëjtë si qysh më linden kur atë e liruan e as një kime floku nuk ja dëmtuan.

Me respekt Visar Ballovci, ish i burgosur politik!

https://www.facebook.com/visar.ballovci