E enjte, 28.03.2024, 06:35 PM (GMT)

Vërtetësi

KryeKazani

E premte, 08.05.2020, 04:42 PM


Lideri Suprem, Edi Rama e terhoqi padine kunder gazetes gjermane Bild, e cila e akuzonte per korrupsion, per blerje/vjedhje votash etj. Kjo, ne fakt, nuk ishte akuze, ishin pergjime me audio, ishte dhe eshte FAKT.

Arsyetimi i shokut Rama ne televizionin Syri, Cim Peka Live: Nga gjyqi jam terhequr vete, pa bere asnje bisede mbi ceshtjen ne fjale me shefat editorialiste te Bild-it, sepse nga atmosfera, nga mardhenja qe kam krijuar me ta, m'u duk e pamotivuar brenda meje qe te vazhdoj te bej nje beteje me gazeten e tyre’’.

Pra, The Supreme Leader  eshte ndikur nga ‘’atmosfera’’. Ekziston nje idiot i tille ne boten shqiptare qe te marre seriozisht arsyetime te tilla?!

Edi Rama ishte dhe eshte fajtor, prandaj u terhoq. Pike.

Gazetari i njohur, ndoshta me i ndershmi ne dekaden e fundit, Ylli Rakipi me emision e tij ‘’Te paekspozuarit’’, ekspozoi kurrupsionin shteteror dhe humbi vendin e punes. Gjykojme qe ‘’Te paekspozuarit’’ ishte emisioni me i rendesishem per qytetaret shqiptare dhe ishte humbje e madhe per gazetarine e ndershme. Mbyllja e emisioneve te tilla ndodh vetem ne vendet e botes se trete, ku lideri suprem zoteron gjithcka.

Largimi i Rakipit nga News24 u shoqerua me mberritjen e Sokol Balles, gjoja per t’i dhene nje dimension te ri televizionit. Ky i fundit eshte nje partizan besa-bese i liderit suprem, por fatmiresisht drejton nje nder emisionet e ndjekura me pak ne trojet shqiptare.

Adi Krasta, nje nder legjendat e gjalla te gazetarise, ishte gazetari i dyte me kritik i pushtetit. Sigurisht… e larguan nga puna.

Nje pjese e medias eshte Kazan (kryesisht mediat qe largojne nga puna gazetaret kritike) dhe ka te drejte kryeministri, megjithate jane kazane te vegjel brenda KryeKazanit, i cili, pa as me te voglin dyshim, eshte Edi Rama.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora