Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gallatë shqiptare: Qeveria e Vetëvendosjes po bën mrekullira!

| E enjte, 07.05.2020, 03:30 PM |


Virusi kinez ka gjunjëzuar shumicën e vendeve të botës, por jo Kosovën, e cila udhëhiqet nga ‘’mësia’’ Albin Kurti.

‘’Zoti në qiell e Albini në tokë’’ - do të thoshin vetëm partizanët e moderuar , ndërsa ‘’lëvizvetëvendosët’’ e zjarrtë do të përqëndroheshin vetëm në qiell, duke na e prezantuar si prof-ën e fundit. Që të mos e ngatërrojmë, nuk bëhet fjalë për Profën e Albinit, por për vetë Albinin si profet. Më dyshuesit nuk janë të sigurtë nëse është vetë Ai apo i dërguari ekskluziv i Atij.

Gjithsesi për një gjë janë të sigurtë: me këshillues të jashtëzakonshëm si shokun Hysamedin Feraj, i stacionuar diku mes tokës dhe qiellit, Kosova do të bëhet!

Fakt: Një pjesë jo e vogël (të pakten 10328 individë) e partizanëve të Vetëvendosjes është e verbuar dhe injorante. Fatkeqësi.

DARDANI