Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Në ‘’kurthin’’ e koronavirusit dhe marrdhënia njeri - natyrë

| E enjte, 07.05.2020, 03:58 PM |


…Në ‘’kurthin’’ e koronavirusit  dhe marrdhënia  njeri – natyrë …!

Nga Xhevahir Cirongu

Ka disa muaj që tashmë  i gjithë njerëzimi  në globin tonë po vuan nga ‘’ethet’’ e virusit  vdekjeprurës. Ky virus , i cili është ulur  këmbëkryq në gjithë vendet e kombet në shkallë ndërkombëtare, krahas negavitetit të shëndetit të njeriut duke marrë  deri tani mbi 260 mijë jetë në gjithë globin, tregoi edhe një herë se, njeru dhe shoqëria  në tërsinë e saj, duhet të sillet me një dashuri për natyrën. Tashmë po dalin hipoteza të shumta duke thënë se virusin e përhapën kafshët siç përmendet lakuriqi natës apo minjtë, por  shkojnë deri aty se mund të ketë dalë edhe nga një laborator. Këto dhe të tjera hipoteza, të cilat po qarkullojnë nga rrethet shkencore – kërkimore për gjetjen e vaksinës kundër COVID-19, po dëshmon edhe një herë se sa të papërgatitur  u gjend njerëzimi  ndaj këtij virusi ‘’armik’’ i cili gjunjëzoi tërë njerëzimin  në këtë shekull të XXI. Me gjithë masat e marra nga  rrethet  kërkimore  e shkencore botërore, por  edhe masat drastike të qeverive në  gjithë globin, virusi famkeq  tronditi themelet e shoqërisë në botë. Pra, koronavirusi  jo vetëm që ka marrë mbi 258 mijë jetë njerëzish në shkallë botërore deri më tani, por  ai po thellon krizën ekonomike globale, e cila kërkon  një vëmendje të veçantë  nga gjithë qeveritë  e çdo vendi, sepse kjo pandemi, ka prekur gjithë sektorët e ekonomisë globale. Kjo pandemi na mësoi shumë gjëra  se si duhet të sillemi ndaj ‘’Nënës nayrë’’, sepse lakmia e parasë në këtë kohë moderrne e të tekologjisë së përparuar në gjithë sektorët e jetës , qëndrimi i faktorit njeri në marrdhënien me natyrën, ka qenë si ‘’njerka’’  që shpërfill dashurinë e vërtetë, e si pasojë e kësaj njeriu harroi që është pjesë e jetës së pandarë  të ‘’Nënës natyrë! ‘’.

Kjo dëshmoi edhe një herë, se aty ku smogu industrial, rrezatimet radioaktive, e të tjerë faktorë ndotës të natyrës nga vetë dora e njeriut, koronovirusi ishte i fuqishëm duke marrë mijra jetë njerëzish. Koronavirusi i dha një mësim akademik mbarë njerëzimit, por më shumë politikbërsve, qeverive, miliaderve , të cilët kështu e tutje të reflektojnë e të marrin inisiativa konkrete për të investuar te ‘’Nëna’’ natyrë. Pa një natyrë të shëndetshme, s’mund të ketë shëndet shoqëria njerëzore! Ngrohja globale,ndotja e atmosferës, shpërthimet në  oqeane, dete, ajër, rrezatimet radioaktive,  ndotja e lumenjve,ushqimet jo bio, etj faktorë, ku prezent është faktori njeri, kanë prishur ekulibrin jetësor në tokë, pra natyrë – njeri . Sa më e shëndetshme të jetë natyra, aq më i shëndosh do jetë vetë njeriu e tërë  shoqëria njerëzore. Edhe vendi ynë  Shqipëria u prek nga ky virus,ku tashmë me masat e marra nga qeveria,por edhe me qëndrimin korrekt të vetndërgjegjësimit të njerëzve , ndikoi e po ndikon pozitivisht ndaj virusit ‘’armik’’ . Bluzat e bardha qëndruan e po qëndrojnë në frontin e parë në përballimin e kësaj fatkeqësie natyrale, bashkë me strukturat e tjera shtetrore për t’u kthyerë sa më shpejtë jetës normale. Mjekët shqipëtarë dhanë kontributin e tyre edhe në shtetin fqinj  italinë në përballimin e situatës nga virusi  covid – 19. Por qeveritë, strukturat gjithpërfshirëse të saj duhet të tregohen të kujdesshme ndaj pasojave negative të ‘’virusit’’ ekonomik, sepse në këtë mënyrë i vihet ‘’freri’’ varfërisë ekonomike pendamike të izolimit, për të rritur dalngadalë parametrat tërsorë ekonomik të vendeve . Pra, faktori i marrdhënive të ekulibruara njeri- natyrë, është çelsi i gjithë zhvillimit jetësor i shoqërisë njerëzore. Pa këtë marrdhënie e qëndrim real ndaj natyrës, të cilën ne e mësuam  edhe nga Covid-19, njerëzimi nuk do bjerë në ‘’kurthin’’ e pendamisë ekonomike  globale. ‘’Vaksina’’ më e shëndetshme është qëndrimi e sjellja e njeriut ndaj natyrës.

Durrës, 06.05.2020