E enjte, 25.04.2024, 02:27 AM (GMT+1)

Mendime

Anton Berisha: Kufinjt? jan? rregulluar me projektin amerikan

E merkure, 06.05.2020, 11:22 AM


KUFINJTË JANË RREGULLUAR ME PROJEKTIN AMERIKAN

Nga Anton Berisha

Debati per patriotizem ndermjet Kurtit dhe Haradinaj ka te beje me primatin e mbajtjes gjalle te temes se shpetimit te territorit te Kosoves, nje perralle qe ecen mire si teme e brendshme e pa asnje ndikim ne kontekstin nderkombetar. Eshte e njejta gje, sikurse tema e Thaqit per korigjime kufinjsh, bashkime territoresh, ngase perrallat janë bërë model i berjes se politikes vendore.

E verteta, qendron, se shteti i Kosoves eshte nje projekt nderkombetar respektivisht amerikan dhe si i tille eshte i paprekshem.

Por, çlirimi i Kosoves, sakrificat tona shekullore, edhe pas 20 vjetesh nuk sollën çlirimin e brendshem.

Nje popull qe nuk mund te çlirohehet brenda vetes, nuk mund te krijoje paqe per veten e as per popujte tjere.

Prandaj, ashtu siç ishim te paafte per t’u çliruar vet, ashtu siç jemi te paafte per te krijuar rend demokratik, do te detyrohemi qe pertej vetes te kontrollohemi; derisa brenda vetes, askush nuk e ka ndermend te na ndihmojë.

Zgjodhem modelin autokratik, anarkik, komunist apo demokratik, me rend e ligj apo te kriminalizuar e ideologjik, eshte çeshtje e brendshme e jona perderisa nuk prekim te tjeret.

Pervoja e ketyre dekadave ka deshmuar, se vetem dr. Rugova arriti te gershetoj tradicionalen dhe perendimoren. Ishte ai qe mbylli hapesiren ideologjike e mentalitetin e pushtueseve lindorë.

E meqe nuk doli nje tjeter, kemi mbetur ne mes te rruges, deri dikund ngjashem me boshnjaket, te vetmit ne Europë!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora