Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Ai u lind me 6 Maj

| E merkure, 06.05.2020, 10:17 AM |


Blerim Latifi:

Ai u lind me 6 Maj, në Ditën e Shën Gjergjit, prandaj i dhanë emrin Gjergj. Ishte aq i pathyeshëm në beteja dhe për këtë e krahasuan me Aleksandrin e Madh. 25 vite ishte tmerri i osmanëve, të cilët, pas vdekjes, ia morën eshtrat për t'i mbajtur si hajmali të fatit ; ata luteshin para eshtrave të tij. Ai i bëri shqiptarët popull historik, duke u lënë trashëgimi besimin se e vetmja rrugë e tyre është ajo e civilizimit perëndimor. Sot historianët ndërkombëtarë e rendisin në mesin e 100 gjeneralëve më të mëdhenj të historisë botërore.