E premte, 29.03.2024, 06:41 AM (GMT)

Kulturë

Femi Cakolli: Sot është Dita e Shengjergjit

E merkure, 06.05.2020, 09:15 AM


Sot është Dita e Shengjergjit

Nga Pastor Dr. Femi Cakolli

I uroj secilës familje shqiptare, sidomos në Kosovë, atyre që vazhdojnë ta shënojnë në çfarëdo mënyre ose ta kujtojnë festën e Shëngjergjit apo siç thuhet në popull Shingjergji. Kjo datë, pra 6 maji, neve na përkujton njëherit edhe lindjen e Gjergj Kastriotit, kryeheroit tonë. Dita e 6 Majit është festa se e kaluam dimrin dhe po hyjmë shëndosh e mirë në verë. Kësaj here kjo ka domethënie më të madhe sesa më përpara.

Shëngjergji shënon fitoren e të mirës ndaj të ligës. Fitore ndaj djallit. Mundjen e dragoit. Bibla na kujton se njëri nga emrat e të ligut është gënjeshtari dhe gjarpëri. Fitorja mbi te keqën është premtimi i Perëndisë dhënë popullit të tij. Secili i krishterë e di këtë besim profetik se e keqja do të humb dhe do të fitojë e mira, drita.

Kujtoj si fëmijë se për Shëngjergj organizohej takime kudo nëper fshatra por një takim i madh për gjithë malësinë e Gallapit bëhej në Novobërdë e ku merrnin pjesë përreth kalasë me mijëra veta. Numri i tyre arrinte nga 5000-10,000 njerëz. Bëheshin lojëra të shumta popullore, valle, muzikë, shitblerje. Ishte festë. Populli ngazëllonte duke u takuar në natyrë të hapur. Ishte një cikël jete. Ishte një orar. Ishte një rutinë. Ishte një ritual. Ishte një besim.

Shëngjergji për ne ishte ngjarje e dashur dhe e pritshme pasi si fëmijë kalonim kohë të paharruara nëpër “hulaqa” dhe shijet e ushqimeve të veçanta ishin të lezetshme duke dominuar flija. Në malësinë tonë nuk kishte shenjtor më të madh sesa Shën Gjergji.

Populli ka nevojë për festa. Populli ka nevojë që të mblidhet e ta ushtrojë lirshëm lirinë dhe kulturën e tij mijëravjeçare. Populli ka nevojë për tradita të mira dhe mos t’i harrojë.

Eh tash askush më nuk e lë popullin të kënaqet vetë pasi secili e tërheq vetëm atje ku ata duan.

https://www.facebook.com/femi.cakolli



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora