E enjte, 25.04.2024, 10:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Takohemi nën hijen e thanës së bardhë

E merkure, 06.05.2020, 10:39 AM


Tahir Bezhani

TAKOHEMI NËN HIJEN E THANËS SË BARDHË

Atë ditë më tërhoqi zvarrë një mall i djegur

Të kaloja ditën

Duke shetitur fushës në vendlindje

Të shijoja erën e barit,erën e tokës

Erën e trohave të bukës e duarve të pastra

Aty ku shikoja dikur babain

Krrusur mbi  dheune arës

Aty ku ishte lidhur nyje hija ime

Krrupnajave të dashurisë fëminore

E kur binte shi sigjim,laja flokët e zeza...

Edhe sot po bie shi faqeve të mia,pika,pika

Kujtimet gjaknxehta po e kallin eshkën

Zgorojave të shelgjes së vjetër

Unë e thneglat e kuqe loznim...

Ejani te toka ime që punohet me ngrohtësi

Më gjeni me shat në dorë, i buzëqeshur

Do mbjell arën e gatshme për farë

Bukë e djathë në cakull të bardhë i mbaj

Me tas e gërçak më gjeni në megjë

Kështu e kaloj ditën,përfytyroj babain

Nën hijen e thanës së bardhë...

Tymoj në llullëvenus Shkodre

Si babai dikur me mustaqe të zeza

Estetikë burrërie nëpër shekuj

Kur i përgjakeshin buzët nga etja

Lodhja nuk e tmerronte për  jetën

Një dashuri e përmallur shetiste fushën

Lotët po dihasin mjekrrës së djersitur

Heshtja më dhunon  dëshirat

Vetëm kujtimet mbesin statujë

Në megjën e arës sime,

Te thana e bardhë...

Mbrëmjeve shkoj kur ikën dielli

Mos më kërkoni te Kulla

Ate e gëlltiti lufta pa mëshirë

Takohemi në arën time të tufuar

Në shtegun e tokës,te thana e bardhë

Me bukën e kripën  mbështjellë n’marhamë

Me llullë  duhanit tymosi shpirtin e  flakruar

Sytë pushojnë në çukinat e lotit

Ara është mbjellë me lodhjen

Me lodhjen shpresë

Po si nuk e zuna kurrë hijen time...

Gjakovë,28prill,2020

DREKË NË SOFRËN E ZBRAZUR

(  -Atyre  nënave me sy të paterur rrugëve të gjata pritjeve- )

Sot shtrova sofrën për drekën e familjës

Shtrova çarçafin  për ruajtjen e trohave të bukës

Moti nuk guxonim t’i hidhnim,zogjëve ua jepnim

Mbusha sofrën me dhjetë pijata supë të shijshme

Ashtu si përherë, se e dija se u pelqente

Me sy “haja “ botën kur dëgjoja krismë lugësh

Qeshje e kërkesa,”nënë  edhe pak supë..”

E sot! Edhe sot shtrova sofrën me supë

Hodha dhjet lugë  në sofer, asnjë krismë,

Asnjë e qeshur,as kërkesë

“Edhe pak  supë nënë....”

Kështu kaluan njëzet e një vite jetë në pritje

Duke pirë lotët e mi të etur

Me sytë të shqyer gardhijeve me tela,ekspozitave

Duke lëmuar fytyra të humbura ,humbje shperesash

Asnjë shkreptimë rrezje, dilli nuk nxenë zemrat tona

Në sofra të zbrazura nuk rrapllijnë lugët në dreka

Edhe shpirti i vrarë ka humbë shpresat

Lënduar me premtimet mashtruese kriminele

Cilin njeri ka lindë nëna në botë

Që di të m’a lexojë shpirtin e kallur malli....

PA TRITULL

Dielli kur ikë,

Po rikthyeka natën e gjumosur

Nuk e paskam ditur

Se edhe zjarri lodhet

As për stinët e viti që nervozohen

Nuk e paskam dëgjuar kurrë

Se ngjyrat e ylberit

Përralla për fëmijë qenkan

E këngët a enjën në lagështi

Kush e dinë,

A  stërkeqet kuptimi i mendimit

Kur nuk del nga frika e natës

Se unë, s’po ditkam asgjë....

Ku s’ka diell ,s’ka jetë,

Këtë më mësuan pritjet

Andaj,të dashur miq,

Dy jetë pa ngrohje shpirti,

Qena  tepër,tepër rëndë

Nuk do rrij  në mëshirën e natës

I verbëri nuk e njeh peshën e territ

Pa diell s’ka jetë....

Gjakovë

Prill,2020



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora