Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Gjergj Kastrioti një nga burrat më të shquar të epokës së tij

| E merkure, 06.05.2020, 10:49 AM |


Nga 615 vite më parë lindi Gjergj Kastrioti heroi më i madh i kombit tonë arbëror dhe i Europës.

Gjergj Kastrioti veproi gjatë gjithë jetës së tij si një njeri që nuk vraponte për poste të larta ose sundim. Por , ai me pastërtinë e tij dhe heroizmin luftoi për lirinë dhe rikthimin e themeleve të Shtetit Arbëror dhe mbrojtjes së vlerave të përbashkëta europiane.

Ky personalitet i lavdishëm ishte një nga burrat më të shquar në epokën në të cilën ai jetoi.

Sot, do të duhet si të gjithë kombet e civilizuara që kanë ditët e tyre të të mëdhenjëve të kombit të tyre edhe kombi ynë ta ketë si ditë të bekuar të festës e gëzimit kombëtar në kalendarin shtetëror në Shqipëri dhe Kosovë.

Por, si duket në Kosovë dhe Shqipëri nuk ka pushtetar e lider vizionar dhe me identitet europian, por të vëllazëruar me turqit.

Gjon KEKA