E merkure, 15.07.2020, 04:32 AM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Rezistenca dhe lufta në Bivolak (Burim) (1941)

E merkure, 06.05.2020, 11:31 AM


Rezistenca dhe lufta në Bivolak (Burim) (1941)

(Në vitin 2007 Azem Hajdini-Xani ka shkruar një libër që bënë fjalë për luftën në Artakoll, respektivisht në Bivolak, por disa ngjarje të lidhura me luftën në këtë hapsirë të Artakollit nuk qendrojnë, veçanërisht për luftën e zhvilluar në vitin 1941 në Bivolak, Hajdini bazohet në disa të dhëna të pasakta si dhe nga disa deklarime të dëshmitarëve që nuk ishin pjesëmarës (prezent) në këtë luftë ,  nuk ishin të gjallë kur është zhvilluar lufta në Bivolak, prandaj deklaratat e tyre për këtë luftë  janë të mangta  dhe fare pak identike  me rrjedhen e këtyre ngjarjeve të luftës në Artakoll).

Nga Hilmi Saraçi

Lufta në Artakollë kundër forcave serbo komuniste (çetnike), në veçanti e luftetarëve të kësaj ane ( Artakollit, respektivisht Bivolakut), fatkeqësisht nuk është shënuar dhe nuk është  bërë fjalë sa duhet nga historianët tanë, fare pak është shkruar për veprimtarinë e tyre patriotike, luftën e tyre për rezistencën kombëtare , gjatë përiudhës 1918-1947, në veçanti

Lufta në Bivolak (1941) është njëra ndër luftat më të lavdishme të kësaj periudhe kundër forcave kriminale serbo-çetnike në Artakoll. Bivolaku gjithmonë ka qenë halë në sy e armikut serb, sepse nga ky fshat kanë lindur dhe kanë zhvilluar veprimtarinë e tyre patriotike shumë luftetarë, prandaj në këtë vit (1941) forcat e shkapërderdhura serbo çetnike me rastin e invadimit të forcave gjermane, kishin vendos që një natë të hërshëm, para mengjesit  ta shfrytëzojnë këtë parregullësi dhe ta  sulmojnë Bivolakun më parë e pastaj edhe fshatrat të tjera të Artakollit që shtriheshin rrëzë Qyqavicës, në lindje . Këtë organizim kriminal e kishin organizuar serbët e Gllavotinit dhe të Prilluzhës, në krye me Stojanin, një gjandar i njohur në atë kohë për zullum ndaj shqiptarëve.

Një mengjesi të hershëm Muharrem Klinaku nga Bivolaku kishte shkuar në Zabelin e Gllavotinit për dru, respektivisht për ta shikuar tereninë në  këtë  kohë të përzier. Derisa ishte duke shikuar terenin , nja  20-30 metra larg tij degjohej një bisedë. Kur ishte afruar më afër , kishte vërejtur një çetë ushtarësh çetnik me armë të llojeve të ndryshme . Ata mbanin konsultimin e fundit për të realizuar sulmin kriminal, të përgatitur enkas për fshatin  Bivolak . Muharremi në këtë rast kishte dëgjuar urdhërin nga eprori çetnik që të vrasin dhe të prejnë kënd ta gjejnë nga banorët e fshatit Bivolak dhe më në fund t’i kallin shtëpitë e tyre (shqiptarëve). Me të dëgjuar këto mendime dhe urdhëresa të çetnikëve , me shpejtësi të rryfeshme ishte këthyer në fshat. Më parë kishte lajmëruar meshkujtë (luftëtarët) Saraçi si Fejzulla Saraçin, Avdi Saraçin , Bajram Saraçin, Fazli Saraçin ,Ismail Saraçin Ahmet Saraçin, Hasan Saraçin e të tjerë , pastaj kishte shkuar në familjen Klinaku. Ende zgjuat i kishte gjetur Murtez Klinalun , Elez Klinaku dhe Sadri Klinakun të cilët ishin përkatitur me qerre për ta bajtur sanën .Pasi u kishte treguar se çka kishte parë dhe çka kishte dëgjuar të “Zabeli i Gllavotinit”, si luftetarët Saraçi ashtu edhe luftetarët Klinaku e të tjerë nga fshati me shpejtësi kishin marr armet dhe kishin zënë pozitat në të tri anët e rrugëvë që shpie në drejtim të fshati, ku nga këto drejtime serbët çetnik do të mësynin në fshat…

Tani veç ishin afruar çetnikët të varrezat, në drejtim të ” Përpjetëses” Luftëtarët Saraçi dhe Klinaku  me shpejtësi të rrufeshme kishin dalur  në krye të rrugës dhe kishin  urdhëruar që të ndalen çetnikët, por Stajan Xhandari që printe në krye të kolonës ishte përgjegjur se janë gjandarë  që kanë për të kryer disa punë rutinore- shtetrore. Ne nuk lejojmë që të hyhet në fshat në këtë kohë , natën dhe nuk njohim as gjandarë as pushtet të Serbisë kishte jehuar zeri i Sadri Klinakut i cili e kishte marr në nishan  Stojan Xhandarin të cilin e qëllojnë në krahun e djathtë, dhe e plondosin për toke.

Pastaj kallet lufta në të dy anët. Forcat çetnike e ndalin turrin duke u përpjekur të dëpërtojnë në anën e djathstë kah “Kodra” ku hasin në pozicionin  ( priten) e luftetarëve Saraçi (Ismail Saraçi, Ahmet Saraçi, Hasan Saraçi e të tjerë). Në këto momente vriten disa çetnikë, ndërsa të tjerët marrin iken në drejtim të Prilluzhës. Jehona e  luftës në Bivolak shpejt merr dhenë dhe tani fshatrat për rreth  Artakollit , por edhe të Drenicës me luftetarët e tyre në krye me Mehmet Gradicën vijnë për të luftuar kundra bandave çetnike . Mitrolozi i Mehmet Gradicës jehonte dhe kund vend nuk u linte çetnikëve të cilët nga frika ,shumica prej tyre ishin mbytur në lumin  Sitnicë duke u përpjekur për të shpëtuar…

Armet e çetnikëve tani kishin mbetur në pozicionet që kishin zënë, por duhej njohuri që  të përdorën disa armë si mitrolezi i rëndë  e disa të tjera . Hysen Hyseni gjithashtu nga Bivolaku. njëri ndër pjesëmarësi e luftës në Bivolak kishte njohuri në përdorimin e armëve të llojeve të ndryshme , prandaj shpejt i vënë në përdorim mitrolezin kundër armikut. Nga kjo luftë në Bivolak vritet një fëmij i vogël i Muharrem Klinakut që nëna e tij e mbante në krahëror. Në Strofc vritet Xhemë Azem Hasani, ndërsa plagoset Sefer Mehmeti nga Bequku një luftëtarë i njohur në këtë anë gjatë luftës me çetnikët…

Në këtë luftë për shkak të ndihmës që kishin dhënë disa serbë nga fshati Bivolak, mbëturinave serbo çetnike për ta sulmuar fshatin Bivolak  në shënjë hakmarrje vritën dy djem të Xheka Milenkoviqit , vëllai i tij ,Gila dhe një fëmër nga familja Markoviq e cila kishte pasur qëndrime nacionaliste dhe shofeniste ndaj shqiptarëve në fshat dhe më gjerë , shumë herë kishte nxjerr telashe gjatë kësaj periudhe  . Mirëpo për këto vrasje më vonë, si duket, Xheka ishte hakmarr indirekt duke ndikuar në ushtrinë gjermane që në mesin e saj ishin të infiltruar edhe disa mbeturina serbo çetnike , të cilët një ditë  kishin ardhur në Bivolak dhe i kishin marr  Zenullah Saraçin ( djalin e Fejzullahut,15 vjeçar) dhe Avdyl Klinakun (60 vjeçar) të cilët në mes të Hamidisë dhe Bivolakut , të “Arat e çerkezve” i kishin pushkatuar…

(Fragmemt nga libri im: ”Shpalime nga historia dhe trashëgimia”)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora