E enjte, 28.03.2024, 07:09 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Jo vakt dreke, por kohë dreke

E marte, 05.05.2020, 01:58 PM


Jo vakt dreke, por kohë dreke

Vetëm boshnjakët myslimanë e përdorin fjalën arabe vakt dhe Fjalori i Gjuhë së sotme Shqipe

Nga Gani Mehmetaj

Fjala arabe vakt shqip përkthehet kohë. Nuk ka kush qe i bind bashkëkombësit e mi përtej Drinit se kohës së drekës në gjuhën shqipe nuk i thuhet vakt dreke, sepse vakt arabisht dmth kohë. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe në mënyrë të çoroditur fjalën arabe vakt e ka futur në thesarin e shqipes, ndërsa e shpjegon me fjalën shqipe kohë. Pra Fjalori i ka çoroditur përkthyesit e filmave dhe gazetarët, të cilët në vend kohë dreke e thonë vakt dreke. Edhe më e çoroditur tingëllon kur thonë e hëngra një vakt, që shqip përkthehet e hëngra një kohë.

Asnjë shqiptar i Dardanisë, në asnjë rrethanë dhe në asnjë medie nuk e përdor vakt dreke, vakti i drekës, por kohë dreke, koha e drekës.

Vetëm boshnjakët myslimanë e përdorin fjalën vakt ( serbo-boshnjakisht vakat) dhe Fjalori i Gjuhë së sotme Shqipe.

Përkthyes të medie shqiptare: Hiqeni këtë shprehi të çoroditur se e turpëruat vetën, sepse sajuesit e Fjalorit nuk i zë turpi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora