E marte, 14.07.2020, 12:13 PM (GMT+1)

Editorial » Radovani

Fritz Radovani: 1985 – 1991, 185 të vrarë në Shqipninë e veriut

E marte, 05.05.2020, 04:52 PM


182  PERSONA

KUSH  I  VRAU  MBAS  1985  VETEM  N’VERI?

1985 – 1991 NË SHQIPNI TË VERIUT JANË VRA 182 PERSONA…

Nga Fritz RADOVANI

Kudo që të veni kambën në Token Shqiptare, Aty ka një të pushkatuem nga komunizmi barbar e gjakatarë! As sot, as kurr nuk kanë me u dijtë Vorret dhe Emnat e Atyne fatzezë!

Aty nga viti 1993 ishe kurjoz me dijtë të verteten se, cila asht arsyeja e vrasjes së njenit prej Fisit tim në vitin 1948.., të pakten si asht shkrue nder dokumenta?!.. Shkova në degë të mbrendshme të Shkodres dhe i tregova rojes. Ai thirri një oficer që kishte arkivin. Nuk vonoi erdhi e mbasi i shpjegova pse unë e kerkoj atë dokument, mbasi i pushkatuemi asht arrestue në nandorin e 1946 dhe vetem na asht njoftue nga roja e deres së hetuesisë Dulaç Lekiqi, ku ishte Kuvendi i Fretenëve i kthyem në burg se, “dje me daten 11 Mars 1948, asht pushkatue, dhe mos sillni ma ushqime!”... Pra, nuk dijshim asgja ma shumë per Ate, deri në vitin 1992. Ai më çoi në një zyrë ku nuk kishte njeri.

U ula tek një tavolinë dhe aty oficeri i panjohun per mue më solli një blok të trashë të përgatitun me disa fletore të lidhuna bashkë. Më shpjegoi se: “Këtu janë të gjithë emrat e Atyre personave që janë pushkatuar nga viti 1944 e deri në vitin 1991 duke ikur në kufi.”

Oficeri iku dhe më la vetem... E hapa blokun tue shikue Ata Emna të mjerë... Dhe fillova me lexue emnin, emnin e babës, mbiemnin, data ose viti i ekzekutimit, simbas rendit alfabetit. Kishte rasë që shenohej fshati prej nga ishte kenë. Ndonjë (jo të gjithë) kishte edhe vendin e ekzekutimit (në ndonjë rreth tjeter) kur nuk ishte pushkatue në Shkoder. Gjatë leximit fillova me kujtue edhe “disa” që nga koha më ishin fshi fare nga kujtesa Emnat e Tyne.., ose i kishe ndigjue si Fise po, nuk i kam njoh kurrë se jam kenë fëmijë, p.sh., ishin emna nga Kazazët, Dedëjakupët etj...

Nga fundi i atyne listave të pafund mu kujtuen edhe emnat e dy oficerave të ushtrisë që u dënuen krejt vonë, se gjoja kishin mendue me shkue nga Shkodra t’ armatosun dhe me lirue të burgosunit e Spaçit.., etj., dhe që mjerisht edhe Ata i vrane.

Tue lexue të vramit në kufi njoha emnin e Dhuratës, vajzës së re të Bahrije Manit, që kur e vrane sigurimi e pat varrosë tek Radio Shkodra, tek antena e Kuçit. Mu kujtue edhe emni i djaloshit  Pllumb Pllumbaj.., per të cilin u ba edhe protesta në Shkoder në 1990.

Listat vazhdonin mbas vitit 1985 deri në 1991. Kjo gja që per mue ishte e pandigjueme dhe krejt e pakuptueshme mbasi në Shkoder na nuk kujtonim asnjë nga këta gjyqe!

Listat vazhdonin me data dhe vendet ku janë dënue dhe vra.., deri vonë.

Dyshova per ndonjë gabim shenimesh mbasi kishte edhe disa emna qytetesh tjera si Permet, Vlorë, Pogradec, Sarandë etj.., që ishin shenue aty dhe Emni i të vramit njihej se ishte nga Veriu kryesisht nga Malësitë. Rasësisht erdhi oficeri dhe e pyeta tue i tregue të verteten se në Shkoder, në dhjetë vjetët që kanë kalue unë, nuk kujtoj asnjë nga këta Emna që janë këtu, perveç, Atyne kater që shpjegova ma naltë. I paraqita edhe variantin e ndonjë vrasjes në kufi, po këtu mbas vitit 1985 bahen edhe 182 të pushkatuem apo të vramë, që në Shkoder, “na as nuk i kemi ndigjue kurrë këta vrasje”!

Ai më shikoi dhe më besoj, se unë po i thojshe të verteten, dhe nuk ngurroi fare me më tregue ate që as nuk më shkonte nder mend. Jam i bindun se këte e bani edhe nga keqardhja që edhe Ai ndjente per ata vrasje! Gati si në të marrun goje më nguli sytë e tha: “Këta Emra janë shumica djelmë të rinjë, po me biografi të keqe. Kur ishin ushtarë u dergonin në vende të largëta nga Shkodra. Atje disave u bëhej një gjyq “i thënçin” dhe, gjyqi i dënonte me vdekje “per tentativë arratisje”, ose “veprimtari armiqësore” dhe mbasi i ekzekutonin i sillnin në fshatin e vet dhe prindërve u thohej: “Ka vra veten gabim.., ose janë vra duke luajtur nga pakujdesia me shokë, apo e ka vra një shoku i vet padashje.., etj. Kështu, familja e persekutuar, duke mos mundur që të kerkoi të verteten e vrasjes në fshatrat e thella malore, apo fshatarë kulakë... Kanë humbur djalin!”...

***

Thonë disa...: “Ramiz Alia kishte mundësi me ba gjak…’po nuk bani!”

●Prandej, vazhdon me kenë edhe ky si shokët e vet terroristë... “Hero...”!!

Po në gjithë Shqipninë sa ka vra Ramiz Alia, kështu si në Shkoder e në Veri!!?

●Po, listat e plota të të vramëve nder kufijë kur do të publikohen?..

- KURR..!!

Kurr... Shqiptarët nuk do të mësojnë të verteten!.. Kuvendi Popullor heshtë!

Europa zgerdhihet! Rusët, serbët, grekët, turqit e italianët adhurojnë “rilindjen” vrastare!

“Shperbamja” e Shqipnisë vazhdon të recitohet si gjithnjë, nga tradhëtarët e Shek.XXI..!

Po, kerkesa per një “Nuremberg” tashti, a do të zbatohet në kupolen e krimeve të Shek. XX, n’ Europë.., me emnin “Shqipëria Socialiste” ?!

Melbourne, 5 Maji 2020.



(Vota: 6 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora