E premte, 29.03.2024, 12:37 AM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir

E marte, 05.05.2020, 11:00 AM


Evinemente historike, në Prespë dhe Manastir, të  elaboruara, përmes  disa intervistave të mia, me gazetarë

Nga Reshat Nexhipi

Në vend të hyrjes

Çdo nëntor, për shkak të Kongresit të Alfabetit, Manastiri vizitohet nga gazetarë të trojeve të ndryshme të botës, të cilët, më parë, dekada të tëra, më drejtoheshin mua, si historian, i vetëm  shqiptar, i këti qyteti, për  t’ua realizuar qëllimin e ardhjes së tyre në vendlindjen e Alfabetit. Prandaj, disponoj me dhjetra e më tepër intervista, një pjesë e së cilave, janë objekt i kësaj, të sotmes. Përndryshe, për të mos e ,,uzurpuar,, pa nevojë sipërfaqen e  portalit, evitova emrat e gazetarëve, etj., duke u fokusuar  vetëm  në përgjigjet e  pyetjeve të tyre, por, të cilat, i kam renditur, në atë mënyrë, sikur të jem i intervistuar, vetëm  nga ana e  një gazetarit.

Profesor, kam në dispozicion dy librat Tuaja: ,,Shtypja dhe rezistenca  shqiptare në Maqedoni nëpër shekuj, Manastir, 1996 ,,Prespa dhe Manastiri nëpër shekuj,, Kërçovë 2003, librin voluminoz të dr. Ilmi Veliut ,,Prof. Dr. Reshat Nexhipi tërë jetën gërmoi rrënjët e kombit shqipta,, Kërçovë, 2012, librin  e Skender Raufit ,,Takim me krijuesin,, dhe intervistën me  Delvina Kërlukun ,,Ndryshe me....,,etj., nga të cilat, kam  përzgjedhur disa  pyetje, që do t’ua parashtroj. Para kësaj, u falenderohem, që më furnizuat me kohë me këto libra dhe që  më mundësuat këtë intervistë, mjaft e vlefshme për lexuesit tanë.

Edhe unë, gjithashtu, u falenderohem, që më dhatë mundësinë, të kthej fillmin, gjashtë dekada prapa, dhe të ndjehem, si 20-vjeçar.

Ju jeni nga Prespa, kurse fatin, e keni lidhur me Manastirin, pse?

Kjo është njësoj sikur  të pyetni historianin e Mekës,  që ka profesion fenë muslimane, pse nuk shkon në ndonjë qytet tjetër, ku do kishte pozitë dhe standard  të lartë, por ka mbetur në Mekë, ku ka shqetsime të mëdha nga ana e çifutëve dhe, me të ardhura, sa për të kaluarë muajin? Pra, emnusi i përbashkët i ne të dyve, si historianë, është, të mosqënit materialistë dhe  karieristë, smundje këto, tejet të rrezikshme dhe, pa ilaç.

Plotësish, Ju kuptova, s’ka nevojë për koment tjetër

Ju më kuptuat, por jo edhe lexuesit e rëndomtë, prandaj, lejomëni të elaboroj përgjigjen. Manastirin, unë, si historian, e ndjej për qytet të shenjtë, për tërë shqiptarët e botës, ashtu siç e ndjen  historiani i   Mekës, atë qytet, për  tërë  muslimanët e globit. Jo vetëm unë, por çdo historian tjetër,  do vepronte, njësoj si unë. Pra, po të mos isha historian, nuk do qendronja asnjë ditë në Manastir,sepse, nuk do t ia dinja vlerën e Kongresit të Alfabetit.

Po, po, Ju kuptova, plotësisht

Megjithatë, për lexuesit, që skanë intelegencën Tuajë, duhet, pa tjetër, të shtoj, që, Manastirin, e krahasova me Mekën, sepse kjo  nxorri Muhamedin, Manastiri Alfabetin, me të cilin, më tepër se një shekull,  po shërbehen dhe, sa të jetë bota, do shërbehen, tërë shqiptarët kudo-qofshin.

Ndoshta kjo, për Ju, është shkak që Manastirin, ta veçoni, nga çdo qytet tjetër, apo jo?

Mund të thuhet edhe kështu, por, ka edhe shkaqe të tjera, që, unë, Manastirin, e quaj unikat.

Cilat janë ato shkaqe?

Do përgjigjem, duke u pyetur: A njihni Ju qytet shqiptar, të jetë themeluar, nga ndonjë mbret, siç është rasti me Manastirin e vjetër, i themeluar, para 2400 vitesh, nga mbreti ynë i famshëm shqiptar-Bardhyli?

Më falni që po u ndërpres, pse Bardhylin e quani shqiptar, a   thoni se ka jetuar 400 vjet para erës sonë, a mos deshit të thoni  ,,me origjinë ilire dhe bëtë lapsus?

Jo, nuk e kam gabim. Si mund ta quaj   ilir, kur ka emër puro-shqiptar:Yll i bardhë ? Pikërisht, ky emër, si i tillë, nuk ka tingëlluar mirë   në veshët e albanofobëve komunistë, prandaj, Bardhylin,  e kanë zavendësuar me Filipin e Dytë, emri i të cilit,  u duket si sllav! Dhe, në vend që në Manastir të ngrihej përmendorja e Bardhylit, u ngrit ajo e Filipit të dytë, të cilës, nuk dinë çfarë ti bëjnë, nga momenti kur, përmes gazetës ,,Utrinski vesnik,, argumentova origjinën ilire të tij dhe sugjerova që një orë e më parë, përmrndorja, të largohet nga Manastiri, për shkak se po lot rolin e ,,Kalit të Trojës,, sepse, ndonjë qeveri e ardhshme ekstreme greke, duke u bazuar në këtë përmendore, mund të deklarojë para botës  se Manastiri është qytet grek.

T’iu them të drejtën, për domethënien e emrit të Bardhylit, për të parën herë, nga Ju, po dëgjoj. Atëhere, sipas Jush, edhe perëndeshën e shquar, Afroditën, me dy emra puro-shqiptare, mos e  quajmë si gjer tani perëndeshë greke, por   perëndeshë shqiprare, apo jo?

Pse jo? Ju, më falni që po u them, por, se paski lexuar deklaratën e akademikut francez Maurico Druon, i cili, ka erdhur në përfundim, se, fjala e parë pellazge, mund të deshifrohet, vetëm përmes gjuhës shqipe dhe, në bazë të këti argumenti, ka konkluduar, se, shqiptarët janë popull më i vjetër në botë. Tiu them të drejtën, kur e lëxova  këtë, bëra kryq, edhepse nuk jam krishter,  por, kur pashë biografinë e tij që, veç tjerash, ka qënë ministër kulture i një shteti më të civilizuar në botë, u pendova që ,,ndrova,, fenë kot, duke pyetur veten: Cili jam unë, që të mos pajtohem me një shkencëtar të tillë, të cilit, ne historianët e Ballkanit, të çdo kombësi qoftë, duhet  ti bëjmë temena, dhe, asgjë tjetër. Pastaj, vazhdova të flas me  vete: A vallë do lejonte ky njeri, me reputacion botror,ivdekur para ca vitesh, të kompromitohet, për të na i bërë qejfin ne shqiptarëve?. Sidoqoftë, të kalojmë në pyetjen Tuaj. Më falni, cila ishte ajo?

Shkaqet, që,  Ju Manastirin, e konsideroni për qytet unikat

Edhe këtë përgjigje, do tua bëj përmes pyetjes, sepse, ne profesorët, sjemi mësuar të përgjigjemi, por vetëm të pyesim studentët. Pyetja ime është kjo: A  keni dëgjuar, për  ndonjë lumë, të ketë fituar emrin nga gjaku i rreth 7000 mijë shqiptarëve të vrarë, siç është rasti me Lumin e Zi, që kalon nëpër Pellagoninë e Manastirit, të cilin, sllavët, si qindra toponime të tjera, edhe emrin e këti lumi, e kanë përkthyer në gjuhën e tyre dhe e quajnë Cërna Reka (Lumi i Zi), kurse në kartat e vjetra, qendron emri original Erigon, që në shqip do të thotë ujë ose lumë i errët, i zi, i kuq nga gjaku i të vrarëve?. Por, sështë vetëm kjo. Ka edhe shkaqe të tjera, që, unë, Manastirin, e quaj e quaj të veçantë.

Cilat janë ato?

A njihni Ju, ndonjë qytet, që, brenda disa minutave, të jenë vrarë rreth 1000 shqiptarë, siç është rasti me  masakrin e vitit 1830, ose, a ka qytet, në të cilin, brenda dy viteve,  të kenë ndodhur tre ngjarje mbarëkombëtare, siç është rasti me dy kongreset dhe shtypshkronjën universale në Manastir, brenda viteve 1908-1910?. A ka ndodhur dikun që    digjen shtëpitë e dikujt, pa patur asnjë faj pronarët e tyre, siç ishte rasti me shtëpitë shqiptare, në v.2001, duke përfshirë edhe shtëpinë e bashkëbiseduesit  Tuaj!

Me këtë, pajtohem plotësisht, por Ju, Manastirin, e ngrini më lart se Krujën e Skenderbeut, Prizrenin e Abdyl Frashërit dhe Vlorën e Ismail Qemalit, a mos vallë e tepëroni?

Jo, aspak, nuk jam lokalist, por flas me argumente. Ja pse: Kruja, nxorri shtetin e parë shqiptar,i cili  vazhdoi, sa  qe gjallë Skenderbeu,  Prizreni,  prodhoi Lidhjen,  e cila zgjati vetëm dy vjet, Vlora Pavarësinë, por që spati jetë të gjatë, kurse ajo që doli nga Manastiri, siç thashë, mbeti, sa të jetë bota.

Sipas asaj që po lexoj te libri i dr. Ilmi Veliut, Ju,  edhe familjen e Qiriazëve, e quani unikate, pse?

Po u përgjigjem, poashtu, përmes pyetjes: A njihni ndonjë familje shqiptare, të jetë e përbërë nga tre vëllezër dhe dy motra, kush më i ditur dhe më patriot se tjetri, nuk më besohet?

Të kalojmë tani në Prespë. Ju, jeni i kësaj ane, por, jetën e kaluat në Manastir. A ndjeheni më tepër, si prespar, apo si manastiras?

Kur bisedohet, fjala vjen, për  emancipimin, në Prespë, ose për  Zonën e lirë ballisteMusa Kranjit, me mburje  them se jam prespar, kur flitet për listën e udbashëve, them se jam nga Manastiri, nuk e përmend, pra,  fare, emrin e Prespës, se turpërohem. (klikoni në mobil fjalinë: ,,Udbashë të Kosovës nga Maqedonia,, dhe, do më arësyetoni). Sa i takon Manastirit, thashë, me se mburem: Është vendlindje  e 36 ,,muzave,, tona.

Përmendët emancipimin e Prespës, madje, në mënyrë të tërthortë, e quani unikate!. Nga doli ky emancipim?

,,Fajtorë,, kryesorë, për këtë,  janë Ali pashë Tepelena dhe Naim Frashëri.

Nuk po  u kuptoj fare, pse?

Gëzohem, që nuk më kuptoni, përndryshe, nuk do kisha mundësi, të tregoj atë më kryesoren. Ali Pashë Tepelena, siç dihet, ishte myhyp bektashi, prandaj dhe, derisa zotronte me Prespën, avancoi tepër familjet e këti sekti, duke sjellë nga Shqipëria 60 familje rome, për të punuar në çifligjet e familjeve bektashiane, të njohura edhe si familje bejlerësh, në kuptim: të pasura, të emancipuara, etj. Romët e sotëm të Prespës, flasin vetëm shqip, deklarohen për shqiptarë dhe, si të tillë, ndjehen më tepër se vetë shqiptarët e Resnjës, ku jetojnë sot romët. Se çfarë kontribut i pallogaritshëm është ky, nga ana e ,,luanit,, shqiptar, për Prespën, ska nevojë për koment tjetër.

Sa i takon Aliut,  kuptova, por, jo edhe për  Naim Frashërin, çfarë lidhje ka ai me emancipimin e Prespës?

Librat e tij i gjenje në çdo familje bektashiane, kurse këngët për të, dëgjoheshin vazhdimisht, gjatë të ashtuquajturave muhabete prespane, karakteristike për familjet esektit në fjalë, por, që, fatkeqësisht, një gjë e tillë, nuk ekziston më, i takon pra, vetëm të kaluarës, sepse,  kurbeti, bëri të veten. Përndryshe, se çfarë ndikimi pozitiv kishin pikëpamjet e Naim Frashërit, për atë kohë, si në emancipimin e  familjeve bektashianë, dhe përmes tyre tek synitët,  ashtu edhe në drejtim të bashkëjetesës, në përgjithësi, veç tjerash, është edhe mesazhi i tij tepër i qëlluar: ,,Gjithë njerëzit, që  janë, vëllezër janë, të tërë, një nënë, një at kanë,  nga një baltë, janë bërë,,.

Në një shkrimin Tuaj, thoni se në drejtim të bashkëjetesës, kontribut të madh ka dhënë edhe bashkëshortja e Ali pashë Tepelenës, dhe mësuesët e Shqipërisë?

Ashtu është, sepse, bashkëshortja e tij,  me gjak, ishte shqiptare, por me fe, krishtere, laramani fetare kjo që ishte prezente edhe te mësuesët e ardhur nga Shqipëria në Prespë, në kohën e ashtuquajtur Italo-Shqiptare, sepse, disa ishin muslimanë-bektashinj dhe synitë, të tjerët të krishterë-ortodoksë, protestantë etj., gjë që shkonte në favor të bashkëjetesës, e cila, pikërisht edhe për këtë shkak, në Prespë, është më prezente nga çdo vend tjetër në Maqedoni dhe jo vetëm.

Për  veçanti, lidhur me Prespën, Ju  përmendni edhe Sarajet e Nijazibeut në Resnjë dhe Teqenë  bektashiane në fshatin Nakolec, pse?

Po. Sepse, të dy këto objekte, kanë një histori, që, nuk e gjen dot, ose rrallë e gjen, në vend tjetër të botës. Sa i takon Sarajeve, ato janë unikate, sepse, origjinali në Paris ose Versaj, është zhdukur, gjatë luftrave, kurse Teqeja e Nakolecit, ka histori mitologjike. Ja, pse. Në vendin, ku është ngritur objekti, disa qindra vite më parë,  ka patur një varr të thjeshtë,  të një dervishi. Një ditë,  uji i lumit, ishte aqë i fuqishëm, sa që, ka shkatëruar çdo gjë, që gjeti përpara, përveç varrit në fjalë, para të cilit,  siç tregojnë pleqtë, qenka ndarë  në dy pjesë, duke mos e dëmtuar fare varrin!. Prej ati momenti, banorët e këti fshati dhe të Prespës nëpërgjithësi, e konsiderojnë për të shenjtë, kurse para do vitesh, mërgimtarët e kësaj ane, grumbulluan para dhe, e ngritën objektin e Teqesë, një ndër më  të bukurat në Maqedoni, arkitekt i së cilit ishte djali i bashkëbiseduesit Tuaj.

Ju, jeni ilindur në  fshatin Gërçar. Dhe,  meqenëse jeni edhe historian,  a ka ndodhur këtu ndonjë ngjarje, e regjistruar në histori?

Ka disa, por, unë, do përmend, vetëm dy. Ky fshat, ka qenë kufiri midis pronave të Ali pashë Tepelenës dhe Xheladinbe Ohrit, si dhe çerdhe disaditëshe e çetës së Nijazibeut, i cili, këtu, përpiloi planin për të shkuar në Manastir, ku shpalli Hyrjetin e v.1908, pa të cilin, nuk do kishim Alfabetin. Çeta e tij, e përbërë, kryesisht nga shqiptarë të kësaj ane, Strugës, Ohrit dhe rrethinave të tyre, ishte furnizuar me ushqim, veshmbathje, etj, nga banorët e fshatit im dhe, fshatrave përreth.

Po, a vallë nga fshati Juaj, ka dalë ndonjë person, i  hyrë në historinë e kombit tonë?

Ka disa. Nazar Mehmeti, fjala vjen, njihet në tërë trojet shqiptare, me kontributin e tij, të pallogaritshëm, financial, për çështjen e Kosovës, Universitetin ilegal të Tetovës, etj.  Tefik Abdullai, ishte  kandidat për deputet në Maqedoni, nga diaspora, si dhe  Osman Shukriu, përfaqësues i mërgimtarëve shqiptarë nga Maqedonia në SHBA, etj.

Në librin e dr. Ilmi Veliut, apostrofohen emrat e babajt dhe xhaxhajt Tuaj, si dhe nipit të tyre, pra edhe Tuajin-Muharrem Nexhipin ?

Nuk desha të jem jo modest, por meqë i përmëndët Ju, do them se babaj dhe xhaxhaj im, ishin të vetmit presparë, që morrën pjesë në çetat e Mitat Frashërit, në  anën pra, të Ballit kombëtar, kurse Muharremi ishte kandidat për kryetar shteti, më parë Zv. Ministër i  Shëndetësisë dhe si  i tillë, punësoi mjaft shqiptarë nga Prespa dhe Manastiri, madje disa në pozita të larta, të cilat i  kanë edhe sot e kësaj dite, kuptohet, jo të gjithë.

Në një nga librat, që kam përpara, përmendet një gazetë balliste, në të cilën bëhet fjalë edhe për babanë dhe xhaxhanë Tuaj?

Faleminderit që më kujtuat. Deri në vitin 2001, pra, para diegies së shtëpisë, e kisha në dispocion atë gazetë, me tekstin  ,,Djemtë e  Prespës,, kushtuar dy vëllezërve në fjalë dhe e ruanja si sytë e ballit, për ta publikuar në një libër, kushtuar biografisë të tyre, por, fatkeqësisht, gazeta, u zhduk bashkë me çdo gjë që kisha grumbulluar vite dhe dekada të tëra, rreth 20 dorëshkrime, gati për botim etj.

Po nga fshatrat e tjera, përveç Musa Kranjit të cilin e përmendët në fillim, a ka hyrë në historinë e kombit tonë ndonjë shqiptar tjetër?

Po,  ka hyrë Tefikbe Asamati,  nga familja e nënës ime. Për të, ka shkruar një farë sllav i quajtur Stevan Simiç, pjesëmarrës në në  çetën e Nijazibeut, por, më vonë, ishte penduar dhe  kish vendosur të dezertojë. Në  kujtimet e tij, të publikuara, në sërbisht, për Tefikbenë, shkruan se ishte trimi më i madh në çetën  e Nijazibeut.  Pastaj tregon, se si  priste ndonjë moment të përshtshëm, për ta braktisur çetën. Momenti, sipas kujtimeve të tij,  erdhi, kur filloi të bjerë një shi i fortë, gjymime etj. Provoi, por kot, sepse, siç shkruan  ai   ,,Pranë kisha  Tefikun, i cili, pa u ngritur mirë, më  diktoi,  dhe më  shtriu në tokë, duke më  thënë se ti harrove, që pranë kishe Tefikbenë e Asamatit,,.

Edhe fshati Nakolec, sipas një shkrimit Tuaj, ka nxjerrë disa patriotë të njohur, të hyrë në histori. Cilët janë ata?

Maliq Halimi dhe Riza Shemshedini, të cilët treguan aktivitet të madh në favor të çështjes shqiptare, duke filluar nga koha e Kongresit të Alfabetit dhe mëpas, gjatë dy Luftrave Botrore, kundër pushtetit serb. Sot, këtë fshat, e nderon edhe  Xhevat Sherifi, mjaft aktiv në çështjen kombëtare, si mërgimtar, në SHBA.  Kontribut  të çmuar, nga ky fshat, ka dhënë edhe  Bexhet Ajredini, përmes SHKA-së ,,Bilbilat e Prespës,,etj. Përndryshe, nga ky fshat, ka dalë Ibrahim Kamberi, doktor i parë i  shkenceva, nga Prespa, i cili, një kohë, ishte profesor në Universitetitin e Bostonit.

Kam lexuar dikund, por nuk më kujtohet ku, Ju shkruani edhe për një këngë interesante lidhur me stërgjyshin Tuaj?

Pikërisht për këtë që thatë në fund,  desha  ta anashkaloj, edhepse, ka elemente që kanë të bëjnë me diskriminimin e pushtetit komunist ndaj shqiptarëve. Fjala është  për një këngë, kushtuar, siç thatë edhe Ju, stërgjyshit im. Ai, kishte përkrahur tepër Ali pashë Tepelenën, në luftën kundër sulltanit, për të krijuar shtet të pavarur shqiptar, madje mbretëri, në suazat e së cilës, kuptohet, do hynte edhe Prespa. Si falenderim, për këtë përkrahje, stërgjyshi im, nga Ali pashë Tepelena, fitoi titullin be, bej, të cilin e trashëgoi djali i tij,  pra gjyshi im, i njohur  si Nexhipbe Prespa.

Çfarë lidhje ka kjo me këngën?

Ka, edhe atë, tepër, ja pse. Ai, përveç si be, ishte edhe mjaft i bukur, prandaj dhe, në të, ishte dashuruar një femër sllave,  më e pamshme në Prespë. Kësaj ngjarje, sllavët maqedonas, të kësaj ane, i  thurri këngën me titull: ,,Qe go zemam Ismail bega, umiram za nego,, ( Do ta marr Ismailbeun, vdes për të). Si student, dhe, njëkohësisht, gazetar me honorar, në Flakën e Vëllazërimit,  rastësisht, lexova biografinë e kësaj kënge, e shkruar nga ana e një shkrimtari maqedonas, i cili, Ismailin e quante Turk, por nga vendlindja  dhe familja e tij,  dilte shqiptar, prandaj dhe reagova, duke e demantuar gënjeshtrën.

Çfarë ndodhi, pas kësaj?

Sikur mos ishte drejtori i Flakës, Myrteza Peza, me ndikim të madh në pushtet,  dihejku do maronja, si djalë i një ballisti, i cili, në atë kohë, gjindej në Gjermani, i anëtarësuar në të ashtuquajturën organizatë antikomuniste amerikane ,,4000 Shqiptarë,,.

Po me këngën, ç’farë ndodhi?

Pothuajse, menjëherë, pas  shkrimit tim, u ndryshua rrënjësisht, duke mos u përmendur emri Ismail, as Prespa, por, në vend të saj, Ohri etj. Kjo tregon se në shenjestër të pushtetit komunist, ishin vetëm shqiptarët, e jo turqit. Mos  keqkuptohem, ndryshimi i këngës, nuk u inicua nga sllavët e Prespës, të cilët edhe më tej, kohë të gjatë, e këndonin në original, por nga albanofobët e Shkupit, vegla të Beogradit.

Fare në fund, më lejoni të bëj edhe  një pyetje: Pse vendostë, siç thotë Skender Raufi ,,kurorën,, me historinë?

Veç tjerash, si adoleshent, dëgjonja   për vrasjen e 4 djemve të ritur të familjes së Pashobe Asamatit, nga dilte nëna ime, nga ana e bugarofilëve të vendit, për shkak se ajo familje kishte lidhje të ngushta me Nijazibenë e Resnjës, kundërshtari më i madh i Bullgarisë. Dëgjonja poashtu, burgosjen e gjyshes, babait dhe xhaxhait tim nga ana e pushtetit serb, internimin e familjes time nga ana e pushtetit komunist, etj. Ose, habitesha kur gjyshen dhe  nënën time i shikonja me flokë të prera, pa shami, kurse gratë e tjera me shami,  ose  disa   shqiptarë venë në xhami, disa në teqe, etj.etj. Tëra këto, më habitnin dhe i bënja vetes pyetjen: pse kanë ndodhurkëto krime dhe dallime.  Tani, si profesor i historisë, i kam të qarta të gjitha këto. Po të mos e kisha marrë këtë profesion, nuk do kisha rast të takohem me Ju, i nderuar gazetar.

Faleminderit

Edhe Juve, gjithashtu, kënaqësia ishte e imja

Reshat Nexhipi

Dy fjalë rreth dallimit midis profetit Muhamed dhe profetëve të tjerë,  nga aspekti im, si historian

Napoleoni: ,,Mojsiu, besimin në Zot, ua shpalli vetëm popullit të vet, Jezu Krishti, njerëzve të Perandorisë romake, kurse Muhamedi,  ia shpalli tërë botës,,

Rast: Muaji i Ramazanit

Evidentimi i shënimeve

Një, nga dallimet më  kryesore, është, që, për profetin Muhamed, dihet ku, dhe kur ka lindur, ku ka ndruar jetën, cilët  prindë, fis dhe farefis,  ka patur,  etj., gjë që, ndoshta, me ndonjë përjashtim fare  të vogël, nuk vlen për asnjë profet tjetër. Ska njeri që mos e dijë  që, Muhamedi, është  lindur në Mekkë, afër Qabesë dhe, që sot, shtëpia e lindjes të tij, shërben si bibliotekë e qytetit.

Gjithashtu, dihet që,  Muhamedi, ishte jetim, sepse, babai, i  vdiq,  në kohën kur e ëma ishte shtatzane, ose që   Muhamedi, hz. Aliun, e bëri dhëndër, edhe pse, e kishte kushëri, etj. etj., kurse për pejgamberët e tjerë ,,Ka shumë paqartësi, bile, edhe spekulime, për vendlindjen dhe  kohën e lindjes së tyre,, etj., thuhet në një tekst me përmbajtje fetare.

Dihet, gjithashtu, se, bashkëshortja e Muhamedit, ishte vejushë dhe, mjaft e pasur dhe e respektuar, gjë që, ndikoi, edhe në afirmimin e të shoqit, i cili, në kohën e martesës, ishte 25 vjeçar, kurse ajo 40 vjeçare. Jetuan bashkë rreth 25 vite dhe kishin 6 fëmijë-4 vajza dhe 2 djem, të cilët vdiqën në moshën fëminore-thuhet në tekstin e lartpërmendur, autorin e të cilit, se kam evidentuar dot, për çka, kërkoj ndjesë, për këtë dhe për tekstet e tjerë.

Të rrallë janë ata që, nuk e dinë,  se, pjesën e fundit të jetës, Muhamedi, e kaloi në Medinë, në qytetin e daillarëve të vet, dhe se, aty ndërroi jetë, në moshën 63 vjeçare, u varros në dhomën ku i kaloi ditët e fundit, sa ishte i sëmurë etj., dhe se ,,varri i tij  ka mbetur brenda xhamisë më të madhe dhe të njohur, e cila, çdo vit, vizitohet nga tërë haxhinjtë e botës,, thuhet në një tekst tjetër.

Por,  nuk  është vetëm kjo që, e dallon Muhamedin, nga profetët e tjerë. Në një tekst, lidhur me  këtë çështje, lexojmë:  “Tërë ata që kanë qënë në krye të shtetit, mepërjashtime të vogla, kanë patur për qëllim, të pasurohen sa më tepër, në kurriz të popullit, gjë që, nuk vlen për Muhamedin a.s.,,. Kjo, duhet të vlejë edhe për imamët e sotën, apo jo?. Shkencëtari  Thomas Carlyle, thotë: Ushqimi i këti profeti, më i shpeshtë, ishte, buka e elbtë dhe uji, në  dhomën e tij kishte vetëm dy tavolina të thjeshta, një enë me ujë dhe një tas për ushqim, asgjë tjetër,,.Do ta tepëronja, sikur edhe këtë, ta kërkonja nga imamët tanë të sotëm, gjë që vlen edhe për këtë në vijim.

Muhamedi, merrej  me punë fizike, si çdo puntor i thjeshtë, fshinte oborin, milte dhitë,  bënte tulla për  xhaminë e parë, e cila, u ngrit,  pikërisht, në vendin ku qendroi deveja, që solli Muhamedin, nga Meka në Medinë. Ai,  ishte  kundërshtar i madh i luksit.  Në një rast, kur u këthye  prej  lufte dhe, kish vërrejtur te dera e  shtëpisë Hasanin dhe Hyseinin, nipërit e tij, të stolisur me zinxhirë argjendi rreth qafës,  u mrol dhe nuk hyri  brenda. Fatimeja, e kuptoi shkakun,  prandaj, ua hoqi zinxhirët fëmijëve dhe i këputi para tyre...,,thuhet në tekst.

Shkencëtari i njohur Leonardi, shkruan: ,,Muhamedi, ka qenë një nga mendimtarët më të mëdhenj, me qëllime të sinqerta dhe serioze, njeri, çfarë, njerëzimi, kurrrë më parë, nuk ka njohur. I madh, jo vetëm si pejgamber, por edhe si patriot dhe shtetar, lojal ndaj njerëzve të tij, por mbi të gjitha, lojal ndaj Zotit”. Bernard Sho, ka shkruar: ,,Muhamedi, me plot gojë,  duhet të quhet shpëtimtar i njerëzimit, krijoi një shtet, ndërtoi një komb,  filloi një numër reformash sociale e politike, ndërtoi një shoqëri të fuqishme dhe dinamike...,,

Lamartini, është edhe më i qartë: ,,Për më pak se dy shekuj, pas paraqitjes së Muhamedit, Islami, me besim, dhe me armë, ka sunduar tërë Siujdhesën Arabe, ka vazhduar t’i çlirojë Persinë, Indinë Perëndimore, Sirinë, Abisininë, të gjitha vendet e panjohura në Mesdhe, Spanjë dhe një pjesë të Galisë (Francë)”. “Muhamedi ka organizuar, ushtri, ligje, imperatori, në një të tretën e botës. Themeloi bashkësi shpirtërore, e cila, bashkoi popujt e tërë gjuhëve dhe të racave,, etj.

Kuptohet, që, fitoret, ishin pasojë e betejave të  përgjakshme, një nga të cilat, ishte edhe ajo,    luginën e Bedrit,  midis muslimanëve, udhëhequr nga  Muhamedi dhe, jomuslimanëve, të udhëhequr nga Ebu Xhehli. Pala myslimane, triumfoi, edhe pse ishte në numër shumë më të vogël, se pala tjetër, e cila,  në frontin e betejës, la  më shumë të vrarë dhe 70 robër, me të cilët, Muhamedi, u soll në mënyrë dinjitoze, duke i liruar, me kusht, që, sicili, të mësonte nga 10 ushtarë myslimanë.

Përndryshe, se sa i ditur, tolerant dhe internacionalist ishte Muhamedi, flet edhe rasti me një çifute, e quajtur Zejnebe. Kjo, provoi të  helmojë Muhamedin, përmes mishit  me helm. Mirëpo, ai, posa e afroi në gojë, e kuptoi dredhinë, kurse Zejnebja, deklaroi se, këtë e bëri, për të të vërtetuar, a ishte Muhamedi profet, ose jo, prandaj dhe  pranoi muslimanizmin.

,,Ti ndodhte kjo, ndonjë profeti, ose burrështeti tjetër, pyetje është, a do kalonte kaqë lehtë çifutja,, thuhet në një tekst, ku  theksohet edhe opinioni, të cilin, po e citoj, por, pa ndërhyrë sa është objektiv, gjë të cilin, ua lë ta gjykojnë biografët e këti profeti të madh. Ja se çthuhet në pasususin e tekstit:

,,Muhamedi, do ishte edhe shumëherë më i madh, sikur të zgjidhte përfundimisht  çështjen e trashëgimisë, gjegjësisht, kush duhej të jetë pasardhësi i tij, gjë që nuk do  shkakëtonte  përçarjen e popullatës arabe, konfliktin e përgjakshëm midis shiitëve dhe synitëve, konflikt ky, që, fatkeqësisht, është prezent edhe sot e kësaj dite,, apostrofohet në këtë  tekst dhe shtohet se

,,Pa marrë parasysh këtë, Muhamedi, ka mbetur si një nga  njerëzit më të mëdhenj të botës,, duke përfunduar me thënien e Napoleonit, që kam  vendosur edhe në nëntitullin e këti shkrimi, por, që, ja vlen të përsëritet:,,Mojsiu, besimin në Zot, ua shpalli, vetëm popullit të vet, Jezu Krishti, popullit të Perandorisë  romake, kurse Muhamedi,  ia shpalli tërë botës,,. Dallim më të madh se ky, ec egjej, gjykoj unë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Reshat Nexhipi: Dy fjalë për akademikun Kapllan Burrëviçi Reshat Nexhipi: Pse anullohet regjistrimi i popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth regjistrimit të popullsisë në Maqedoni Reshat Nexhipi: Dy fjalë rreth zyrtarizimit të gjuhës shqipe Reshat Nexhipi: Emri Maqedoni, mbeti gjallë, falë shqitarëve Reshat Nexhipi: Rruga zigzake, me tela dhe gjëmba, nëpër të cilën ka kaluar familja jonë Reshat Nexhipi: 15 veçantitë e kombit tonë Reshat Nexhipi: Profesoresha, fitoi gjith ato vota, falë albanofobisë, e jo kredibilitetit të saj Reshat Nexhipi: Ç’do t’i thoja Blerim Rekës në Manastir Reshat Nexhipi: Greqia, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Europa, pa të parët tanë, do kishin histori të zgjebosur Reshat Nexhipi: Marrëveshja e Ohrit dhe zgjedhjet presidenciale në Maqedoni Reshat Nexhipi: Udhëtimi 2400 vjeçar i ''shtafetës'' së Pavarësisë Reshat Nexhipi: Deputetë dhe analistë të nderuar, mos lejoni nëpërkëmbjen e historisë tonë të lavdishme dhe dinjitetin ynë kombëtar Reshat Nexhipi: Europën, e kanë krijuar njerëzit e racës tonë Reshat Nexhipi: Kontributi indirekt i Skenderbeut për Kongresin e Alfabetit Nexhipi: Amerikanët për shqiptarët dhe anasjelltas Nexhipi: Falënderoj uruesit dhe kërkuesit Reshat Nexhipi: Pa shqiptarët, vështirë se mund të ndodhte Kryengritja e Ilindenit në Maqedoni Nexhipi: Paraqitja dinjitoze e një analistit shqiptar Reshat Nexhipi: Opinionet e mia për çështje kombëtare

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora