Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Kushtetuese, mos vrit ndërgjegjen tënde ligjore

| E marte, 05.05.2020, 10:10 AM |


KUSHTETUESE, MOS VRI NDËRGJEGJËN TËNDE LIGJORE

Nga Dedë Preqi

Ishte veprim i matur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për të pezulluar dekretin e kryetarit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, i cili ia dha mandatarin LDK-së, për formimin e qeverisë së re,  që ndoshta edhe veprim i domosdoshëm për të mos e përshkallëzuar situatën në vend, e cila si kurrë më parë përkundër gjendjes së pandemisë, LDK, dhe opozita e tanishme për të grabitur pushtet, sikur e ngarkojnë edhe shpirtërisht qytetarin e vendit me emocione pseudopolitike.

Kjo masë e përkohëshme është vlerësuar edhe nga instancat e vendit dhe ato ndërkombëtare, që ishin të interesuara, apo të përkushtuara ndaj kësaj situate, por dhe për tejkalimin e tensioneve të mundshme në mes grupeve politike të vendit, për faktin se, një dekret i tillë, i cili mund të  konsiderohet i njëanshëm, i lëshuar nga kryetari i shtetit, mund ti kushtoj shumë drejtësisë dhe Institucionit të lartë ligjor të këtij vendi.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetari i shtetit Hashim Thaçi, dy protagonist kryesor dhe dy skenarist të kësaj mjegulle politike, japin prova të mjaftueshme për një çëllim të përbashkët dhe të caktuar, duke bërë kompromise të dhimbshme me votën e popullit të Kosovës, për të shuar vetëm orekset e tyre për pushtet, njëri përpiqët të merr kryeministrinë dhe qeverisjen e vendit, ndërsa tjetri , të vazhdojë mandatin e dytë të pozitës së kryetarit të shtetit.

Nuk po e kuptojmë, apo nuk duam ta kuptojmë se jemi të rrethuar prej një politike të keqe që e kemi kultivuar vetë keq, dhe është e pa mundur ti largohemi, nëse kridhemi edhe më thellë brenda saj, duke menduar se ajo është më e dobishme dhe më fuqishme, e cila po na grish në vallen e vet dhe po na shtyen më tutje, deri sa të lodhëmi një ditë dhe ti dorëzohemi, duke rënë në krihët  e saj të ftohtë, e kjo është xhelozia ndaj njëri-tjetrit, e cila po na infekton dhe helmon gjakun shqiptarë.

Zikzaket e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, tani më janë bërë avantura të njohura, por edhe bajate, të cilët sikur po e shfrytëzojnë fatalitetin e popullit të vet, duke u udhëhequr prej dëshirave dhe apetitëve që kanë për pushtet, sikur dhe kësaj here, që po bëjnë lojen e tyre sa më interesante edhe sa më sfiduese kundër një rivali politik, Albin Kurtit dhe LVV, duke i konsideruar si njerëzim të veqantë, apo të ardhur prej ndonjë planeti tjetër.

Skadimi i pezullimit të këtij dekreti do vie shumë shpejtë, por çfarë hapash do të ndëmerr Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në lidhje me dekretin e Hashim Thaçit, apo përsëri do të kthehët në pikën zero, që do të thotë, do kemi pikëpamje dhe lëvizje që zhvillohen para syve dhe mendjes së këtij populli, që në kuptimin e funksionimit të Kushtetutës, brenda saj ka një paqartësi apo dikush po loz më të, duke e interpretuar sipas dëshirave dhe ëndjeve të veta politike.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në rastin konkret, ka mundur të ndërmerr një vendim të prerë dhe të shpejtuar, të mos e lë pezull këtë çështje të prekshme dhe shumë delikate, por edhe ndjenjat e këtij populli, në mënyrë që të bëjë edhe një sçarim të nevojshëm për herat tjera si Kushtetuese, të mos bie pre e as një justifikimi dhe përsonazhi, por me ndërgjegje të kryej punën e vet kushtetuese.

Nëse interpretimin e Kushtetutës, do e konsiderojmë si frymën fikse të aparatit ligjor dhe shtetëror, që i përmbush obligimet e veta me opsionin e vetëm, që e dikton e vërteta ligjore në mënyrë të pa anëshme, andaj në domethënjën dhe funksionimin real, nuk do ishte e nevojshme përqëndrimi për ti prekur telat e një fenomeni të këtillë në shoqërinë tonë, sikur do të tingëllonte mirë dhe me shije, por sëcilës iu ka imponuar pesimizmi prej njerëzve të pa ndergjegjshëm të këtij vendi.

Prej gjithë kësaj mjegulle politike në Kosovë, kushtetuesja e ka fuqinë dhe të drejtën e vet ligjore, që ta kthejë guximin e verbër në rrol të vërtetë, që të demaskohen heroizmat e rremë, për të cilët me vetëdije dhe pa vetëdije po flijohet ky popull si skllav i pseudopushtetëve të tyre, duke besuar se një ditë shumë shpejtë do të ngadhnjejë e drejta, që të dallojmë të vërtetën nga gënjeshtrat, dhe të përcaktohen kriteret përmes mundit dhe punës nga kjo  shoqëri njerëzore, në të cilën njeriu mund të jetojë ashtu sikur e meriton, në paqë dhe me dinjitet.