E diele, 04.12.2022, 05:30 AM (GMT)

Mendime

Rrezart Kalaja: Orvatje të keqësimit te situatës politike përmes vetëvrasjes së 26 vjeçarit nga depresioni?

E marte, 05.05.2020, 08:47 AM


Orvatje të  keqësimit te situatës politike përmes vetëvrasjes së 26 vjeçarit nga depresioni?

Nga Rrezart Kalaja

Vdekja e  te riut 26 vjetar ngjalli reagime nga partitë opozitare, dhe nga presidenti i vendit, për mënyrën se si po menaxhohet situata e pandemisë. Të gjithë politikanët kërkuan hetime që të zbardhet rasti sa më shpejt.

Rasti i tij shkaktoi polemika edhe te politikanët që u përfshinë duke kërkuar hetime  përgjegjësi, ndëshkime deri në dorëheqje, duke i dhënë rastit një epitet politik nga e cila  shfaqjet dhe sëmundjet  e tilla  duhet trajtuar  si raste të karakterit shëndetësor dhe  ngushëlluese për familjaret e viktimës e jo me i dhënë  ngjarjes karakter politik si qyqar duke bëre politikë në kurrizin e të vdekurit,duke harruar votën e popullit se për çka ju ka dhënë  votën në  synim të zhvillimit ekonomik  kulturor dhe politik  ne tjerë parametra?

Vetëvrasjet janë fenomen  i vjetër  ndër popuj dhe presioni aktual qe e ka përfshi njerëzimin janë shkaqet kryesore që i çojnë njerëzit në vetëvrasje për shkak të depresione qe posedojnë me kohë e jo vetëm  brenda një periudhe 24  orëshe.

-Dikush as nuk jep shenja depresioni sidomos ky ish student i universitetit në Gjermani  dhe as nuk i shpreh ndjenjat,prandaj nuk mund të parandalosh as ta ruash kur e ndan mendjen  dikush për një gjë të tillë, madje as sikur të ishte edhe ne gjirin familjar.

Vetëvrasjet në të shumtën e rasteve bëhen pikërisht ne afrinë familjare dhe t’ju kërkosh familjarëve llogari pse beri vetëvrasje, me duket jo e logjikshme! Prandaj, ti politizosh vdekjen e  tilla mendoj është krimi dhe qellim te  keq ne këtë kohe pandemie?.

Sikur të merret vendimi i vetëvrasjes aty për aty, që të përballemi me një gjë të padëshiruar,kosovarët kishim te kalojmë ne depresion dhe  mbi gjysma  e popullit kishin me kaluar në proces  te vetëvrasjes, nga  gjerat qe po i përjetojmë si popull  i ndëshkuar pikërisht nga të apostrofuarit qe po qesin  kashtë në zjarre,në këtë situate dhe tentim përfitimi politik.

Politika nuk ka të drejtë të përfitojë nga vdekja e askujt dhe te kaloje si pronë fitimprurëse prandaj është skandaloze, po qe të lartpërmendurit ushqehen  me vdekje  si viktime e depresionit paraprak kjo është një orvatjee keqesimit te situates politike. !!!Opozita luan rolin e viktimës ne këto momente duke kritikuar Qeverinë Kurti dhe pikërisht Arben Vitinë  nga e cila, po mos t’ishin marre këto masa a thua ku kishim ne si Kosovë  mundësi t’i përballonim një  infektimi masiv , prandaj mos harroni në bazë të raporteve  botërore Kosova qëndron në mesin e shteteve ma të suksesshme në përballje te Corona-Virusit nëproporcion me popullatën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora