E merkure, 17.04.2024, 12:36 AM (GMT+1)

Mendime

Jahja Drançolli: Pasojat e karantinës

E hene, 04.05.2020, 07:37 PM


Nënvizime: Historia ka treguar se masat e karantinës kolektive në kohën e COVID-19, jo vetëm në Itali, janë shoqëruar me një rritje të numrit të vetëvrasjeve, abuzimeve familjare, çrregullimeve mendore, divorc dhe veprime kriminale, siç shpjegon psikologu Prof. Maurizio Pompili, nga Shërbimi i Parandalimit të Vetëvrasjeve në Roma!

Nga Jahja Drançolli

Vetëvrasja e ministrit gjerman të financave Thomas Schäfer në Hesse, i cili vrau vetën duke kërcyer nën një tren me shpejtësi të lartë, i dëshpëruar për ndikimin ekonomik të COVID-19, shkaktoi një ndjesi. I martuar me dy fëmijë, ministër i një prej landeve më të pasura të Gjermanisë (6.5 milion banorë) me seli në Frankfurt, ai ishte i favorizuar për pozicionin e presidentit, por ai nuk u përball me ngarkesën e tepërt të stresit.

Por rasti i ministrit gjerman nuk është rasti i parë ilustrues i vetëvrasjeve shkaku i koranavirusit, me siguri që nuk është një episod i izoluar. Rastet e vetëvrasjeve të lidhura me karantinën po ndodhin kudo, kryesisht në Itali, ku kufizimet filluan më herët sesa në vendet e tjera perëndimore dhe ku këto aplikohen me ashpërsi në rritje. Për vargun e vdekjeve në kohën e koronavirusit, mediat kanë ofruar disa lajme të tmerrshme. Në këtë kontekst mund të ndeshët një vetëvrasje e një të riu 29-vjeçar dy ditë më parë në provincën e Torinos (më 28 mars), pasi mori lajme për shkarkimin e tij nga kompania, për shkaqe të masave kufizuese të marra për të përmirësuar gjendjen nga COVID-19. Para tij, një javë më parë, një i ri tjetër, një vrapues 40-vjeçar, i cili me siguri nxori mirëqenien e tij fizike dhe mendore nga aktiviteti fizik, u gjet i pajetë, me një lak rreth qafës së tij. Por lista, për fat të keq, nuk ndalet këtu: infodemia, e kuptuar si një sasi e tepërt informacioni, e pasur me detaje klinike dhe imazhe të vuajtjeve nga spitalet që nuk ishim mësuar, nuk mund të mos bëjë përshtypje qytetarit të zakonshëm, në një proces të hipokondrizimit masiv.

Kështu, një 65-vjeçar nga Pavia, i shtruar në spital për një formë bronkopneumonia dhe duke pritur rezultatin e tamponit (brisit) për pozitivitetin e koronavirusit, u hodh nga kati i tretë i spitalit. Ndërsa në Salerno një grua 52-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, në kontrollin e fiksimit të infektimit nga COVID-19, vrau veten duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj. Ndërsa një 65-vjeçar nga Lecce ishte më me fat, kishte shpëtuar nga ndërhyrja e një të afërmi derisa përpiqej të bënte vetëvrasje, i bindur se ishte pozitiv për virusin e keq, kur në realitet problemet e tij kishin të bënin me kordat vokale siç konfirmohej nga rezultati negativ i tamponit (brisit). Pranë lumit Piave, një peshkatar gjeti trupin e pajetë të një gruaje 49-vjeçare, një infermiere që punonte në kujdesin intensiv. Po kështu është i njohur lajmi për vrasjen e Lorrenës, studente në Universitetin e Mesinës, e vrarë nga partneri i saj, gjithashtu një student, i cili më pas u përpoq të prerë venat, pasi që kishte pranuar krimin. Një femicid në kohën e karantinës, kur bashkëjetesa e detyruar, e kombinuar me klimën e terrorit dhe mendimin e vazhdueshëm të vdekjes që shoqëron jetën tonë, e bën çdo konflikt të përkeqësohet, të pakapërcyeshëm, deri në pikën që të çon në gjeste ekstreme.

Ka shumë histori të dhunës në familje në këto ditë, siç tregohet nga Eliana D’Ascoli, psikologe për Telefono Rosa: “të qenit në shtëpi me forcë po rrit në mënyrë eksponenciale episodet e dhunës edhe në situatat kur, deri para karantinës, dinamika e dhunshme nuk ishte zbuluar kurrë. Mërzia, ankthi dhe nervozizmi që po përjetojmë këto ditë po theksojnë më tej dinamikën e familjeve të dhunshme.”

Nga gjithë ajo që u tha më sipër në kontekstin italian (deri në fund të muajit mars 2020), është e qartë se masat e karantinës kolektive shoqërohen me një rritje të numrit të vetëvrasjeve, si dhe në abuzim familjar, çrregullime mendore, divorc dhe veprime kriminale. Siç shpjegohet nga psikologu dhe profesori universitar në Roma, prof. Maurizio Pompil (i Shërbimit të Parandalimit të Vetëvrasjeve), kur pritjet për të ardhmen humbasin, rreziku i vetëvrasjeve rritet. “Ne do të kemi raste të reja, veçanërisht për pasojat ekonomike. Burimet e zvogëluara për shkak të nevojës për të mbrojtur popullsinë nga infektimi rrezikojnë të varfërojnë mbështetjen për njerëzit në krizë. Ka kategori më të ekspozuara, por rreziku është i përhapur dhe duhet të parandalohet."

Burimi: Suicidi e violenze: boom da quarantena (Aprile 1, 2020 , di Ilaria Bifarini); Lo psichiatra avverte: “L’isolamento aumenta il rischio di suicidi, si intervenga per tempo” (Globalist, 20 marzo 2020); La psichiatra: “Solo a Pisa 4 suicidi in 10 giorni: i costi psicologici sono insopportabili” (Giuseppe Boi, 07 Aprile 2020); Coronavirus, la strage in quarantena: undici donne uccise nei due mesi dell’emergenza (Martedì, 28 Aprile 2020 di Maria Lombardi), etj.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora