E diele, 27.11.2022, 08:28 AM (GMT)

Mendime

Gani Qarri: LDK drejt ndarjes

E hene, 04.05.2020, 11:26 AM


LDK drejt ndarjes

Nga Gani Qarri

Pas rrëzimit të Qeverisë me mocion në Kuvend, shikuar ligjërisht, neni 100 i Kushtetutës së Kosovës, decidivisht sqaron se: “Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje”, ndërsa neni 82 sqaron më tej, se pas votimit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë, Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti dhe shpallen zgjedhjet e lira.

Ndaj aventura dubioze për t`iu imponuar Kosovës,edhe një herë me një qeveri të shpifur dhe pa votat e popullit, të ngritur mbi themelet me pyka të Hashim Thaçit dhe kurthet e Isa Mustafës, disa muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit dhe vetëm pak ditë para vendimit të Kushtetueses,ashtu siç e vërtetoi edhe Gjykata ishte një akt plotësisht i kundërligjshëm, i ulët e qyqar që duhet dënuar sa më ashpër nga të gjithëa instancat e shtetit dhe qytetarët e vendit anë e mbanë Kosovës.

Thaçi me nominimin e jashtëligjshëm të Abdullah Hotit të LDK-së, për kryeministër, shkeli edhe nenin 96 të Kushtetutës, duke vënë në rrezik vendin me mbipërfaqësim të Listës serbe dhe anashkaluar komunitetet tjera pakicë, megjithëse ligji kërkon dhe garanton trajtimin e tyre të barabart.

Ndaj Gjykata Kushtetuese, në përpjekje për të minimizuar sadopak dëmet e shkaktuara nga mbipërfaqësimi dhe involvimi i thellë e i drejtpërdrejtë i Listës serbe dhe Aleksandër Vuçiqit në organet më të larta qeverisëse dhe vendimmarrëse shtetrore të Kosovës, si dhe rrezikimi që i shkaktuanLDK me partitë e PAN-it, dhe presidentin Thaçi, ligjeve të vendit, rendit kushtetues dhe rregullimit parlamentar të Kosovës, vendosi me të drejtë,për pezullimin e përkohshëm dhe vendosjen në "karantinë"deri me 29 maj të dekretit kundër kushtetues të Hashim Thaçit,për mbrojtjen e shtetit nga infektimi politik i tij.

Për aq më tepër, pasi që u vërtetua edhe nga Gjykata se nominimi i Hotit ishte antikushtetues,duhet të ceket fakti se sipas ligjeve të vendit, një kandidat i emëruar  për kryeministër në mënyre të jashtëligjshme, qoftë edhe nga presidenti, nuk guxon të votohet në parlamentin e Kosovës ngase kjo do të ishte shkelje e përsëritur ligjore apo edhe një shkelje tjetër-më tepër e kushtetutës së vendit.

Kështu që bazuar në arsyet e lartcekura, asnjë tubim parlamentar, për një votim kundërkushtetues, nuk guxon të mbahet në Kuvend.

Madje parë sipas ligjeve në fuqi, edhe nëse insistohet nga kushdo qoftë, nga Thaçi , Isa Mustafa apo kushdo tjetër, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, është e obliguar të mos lejojë keqpërdorimin e Kuvendit, për votimin e një qeverie-kukull dhe kundërkushtetuese në ambientet e këtij institucioni më të lartë legjislativ të shtetit.

Ndaj veçanërisht këto ditë kërkohet nga secili vigjilencë e kujdes sa më i madh dhe i shtuar nga të gjithë, në mënyrë që të mbrohet ligji dhe kushtetutshmëria.

Kjo edhe për faktin se  Hashim Thaçi e Isa Mustafa të frikësuar pas rrëzimit nga pushteti, se do të humbin edhe fuqinë e tyre shumëvjeçare politike,kanë mobilizuar grupet dhe njerëzit e vet, me të cilët do të provojnë të bëjnë gjithçka, për të çuar deri në fund aventurën e tyre konspirative dhe imponuar Kosovës edhe një herë, me forcë dhe një qeveri  të jashtligjshme, përkundër dekretit të bllokuar aktualisht nga Gjykata Kushtetuese.

Për aq më tepër,duke e ditur paraprakisht, tejet mirë se veprimet e tyre për krijimin e një qeverie, pa shkuar në zgjedhje të lira, ishin antikushtetuese, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk hezitoi që vetëm pak kohë para vendimit të Kushtetueses të përçonte porositë koduara, të tipit komunist, të drejtpërdrejta dhe me tone kërcënuese edhe ndaj Gjykatës duke paragjykuar dhe lëshuar deklarata urdhëruese kinse; “Në asnjë rast nuk ka arsye që të merret masë e parakohshme ndaj dekretit të Thaçit sepse sipas tij, të gjitha arsyet që janë dhënë në kërkesën e VV-së, janë paragjykime dhe të pabazuara”.

Isa Mustafa në vend se të vihej, që me kohë para drejtësisë për pjesmarrjen e tij në qeverinë okupuese të Millosheviqit dhe votimin e vendimeve të shtetit pushtues serb, për heqjen e autonomisë së Kosovës, rrezikimin e jetës dhe pasurisë së qytetarëve si dhe rrëzimin e rendit konstiutiv të Kosovës, ai edhe sot vazhdon të udhëheqë me parti e institucione të vendit dhe bënë "ligjin" edhe në Kosovën e pavarur!

Isa shkon aq larg sa vë në pikpyetje edhe institucionin më të lart e të pavarur kushtetues të shtetit, O tempora, o mores,kush është vendimmarrësi ligjor në këtë vend, Gjykata Kushtetuese apo Isa Mustafa, njeriu që bashkë me Rrahman Morinën, miratuan edhe heqjen e autonomisë së Kosovës, për ti bërë qejfin Millosheviqit dhe ruajtur pozitat e ngritur veten në pushtetin e okupatorit, duke i shërbyer atij deri në fund.

Por krejt ndryshe shprehet eksperti i lëndës ligjore dhe njëri ndër hartuesit kryesor të kushtetutës së Kosovës, dr.Arsim Bajrami, i cili në një intervistë për media, theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte vendimi i duhur dhe pret që kjo Gjykatë të vendosë për zgjedhje të reja,në mënyrë që fjalën përfundimtare ta thotë sovrani popull, përndryshe çdo vendim tjetër do ta fuste Kosovën në krizë të thellë politike.

Isa Mustafa jo vetëm se është mashtruar rëndë edhe kësaj radhe nga Hashim Thaçi, por ai me vetëdije po e qon përfundimisht edhe LDK-n drejt ndarjes.

Prej momentit kur kjo parti udhëhiqet nga Isa Mustafa, rëndësi vendimtare për te kishte gjithmonë vetëm pushteti dhe posti i kryeministrit për vete, si dhe emërimi i ndonjë bashkëpunëtori të dëgjueshëm në pozitë shtetërore, njëjtë siç veproi edhe në kohën e okupimit të Kosovës nga Serbia, duke mos u larguar asnjëherë nga pushteti edhe gjat sundimit të Millosheviqit.

Fakti që Isa Mustafa vrapon pas çdo ofertet e joshje joserioze që i bënë Hashim Thaçi, duke mos u kursyer as para shkeljeve kushtetuese, vërteton etjen e tij të pafund për pushtet si dhe nivelin katastrofal të politikëbërjes së Isa Mustafës, i cili e shndërroi edhe LDK-n, nga një parti shtetformuese dikur, në një grupacion të paaftë aktual,për të menaxhuar çfarëdo lloj krize në vend.

Kështu veproi ai edhe në vitin 2014,apo edhe më keq, vetëm dy vite më vonë, më 2016,kur duke menduar se do të mbetet deri në fund të mandatit në pushtet ,Isa Mustafa ua imponoi me forcë deputetëve të LDK-s, që përkundër vullnetit të tyre, ta votonin Thaçin për president, për t`ia parë sherrin gjithë Kosova atëherë e deri më sot, duke quar vendin deri buzë ndarjes dhe shuarjes së shtetësisë.

Turravrapet e rrejshme triumfaliste të Isa Mustafës edhe duke u zvarritur me shkopin e pleqërisë, janë kthyer në sjellje që po neveritin pa masë jo vetëm anëtarësinë e thjeshtë, por kanë fut dëshpërim të madh edhe brenda për brenda vet LDK-s, e cila nga pakënaqësitë serioze të anëtarëve të kryesisë, përfundimisht po shkon drejt ndarjes së pakthyeshme fatale.

Këmbëngulja e Isa Mustafës që me çdo kusht njeriun me numrin më të vogël të votave të fituara në zgjedhjet e 6 tetorit, Abdullah Hotin, medoemos ta nominojë për kryeministër dhe bëjë të parin e qeverisë kukull,nuk kishte se si të pritej mirë nga ata që populli u dha votat dhe shprehu më shumë besim.

Për aq më keq, koalicioni i lidhur prej tij me AAK dhe NISMA, e veçanërisht me Listën serbe të Goran Rakiqit, me të cilët Isa Mustafa e Abdullah Huti duke bërë një qeverie kukull po i japin fuqi të pakufizuar politike, jo vetëm Listës serbe, por edhe Aleksandër Vuçiqit në Kosovë,fakt i cili ka bërë që ngritja e zërave kundërshtues, me të drejt të shtohet në mënyrë rapide brenda LDK-s.

Ndërsa përveç Vjosa Osmanit, Lumir Abdigjikut, Anton Çunit e Haxhi Avdylit, momentalisht kundër janë shprehur edhe Gazmend Muhaxheri e Imri Ahmeti, numër ky që së shpejti, pritet të rritet edhe më shumë.

Madje nuk është vetëm Kushtetuesja ajo që kundërshton ngritjen e një qeverie të tillë të jashtligjshme por edhe dhjetra eurodeputet evropian si dhe shumë shtete të këtij Unioni, përfshi Gjermaninë,Anglinë, Francën etj,.

Ato po e refuzojnë kategorikisht formimin e çfarëdo qeverie kukull nga partitë e inkriminuara, si dhe rikthimin e tyre në pushtet, të cilat po kundërshtojnë ashpër Thaçin e Mustafën dhe kërkojnë publikisht nga ta, të refuzohet çfarëdo marrëveshje e shpejt me Serbinë në dëm të Kosovës

Për aq më tepër,Lumir Abdigjiku dhe Anton Çuni, që kohët e fundit vërtetë po shëndrisin në LDK dhe janë bërë shpresë për reformimin e kësaj partie me kryesi të mplakur, nuk pranuan as pozitat ministrore brenda një koalicioni me Listën serbe.

Isa Mustafa me veprimet e tij, po e lë pa mend, mbar opinionin publik dhe gjithë populline Kosovës, duke e kthyer LDK-n, në bashkëpjesëmarrëse të drejtpërdrejtë dhe aktor praktik të realizimit të skenareve obskurantiste të Hashim Thaçit.

Në këtë mënyrë, përveç humbjes së dinjitetit personal dhe partiako-politik për vete, pas lidhjes së koalicionit nga ai me AAK, NISMA-n dhe Listën serbe, LDK do të humbas edhe si parti, mijëra vota në zgjedhje dhe mbeten tërësisht pa pushtet, kështu që nga frustrimi i madh, si pasojë e vendimit të Isa Mustafës për krijimin e qeverisë me AAK-n,NISMA-n dhe Listën serbe, përfundimisht nëse nuk ndodhë shpejtë reformimi i kësaj partie, pritet të ndahet edhe LDK më dysh.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora