E merkure, 05.10.2022, 06:57 PM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Komploti antiKurti i PLAN-it dhe Gjykata Kushtetuese

E hene, 04.05.2020, 09:12 AM


Komploti antiKurti i PLAN-it  dhe Gjykata Kushtetuese

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kushtetuta është deklarimi i Sovranitetit dhe i Legjitimitetit.

Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese në një vënd demokratik si qëllim dhe rol kryesor për to është STABILITETI, garantimi i stabiltetit të një vëndi. Konstitucionalizmi është moral, vlerë dhe ligj.

Gjyqtarët e GJK duhet të jenë neutralë, jo politië dhe policë të Kushtetutës.

Ata duhet të jenë profesionistë të aftë dhe të përgjegjshëm për roln e tyre në respekt dhe në mbrojtje të Kushtetutës, e cila, në demokraci: Kushtetuta  është Simbol i qëllimit dhe identitetit kombëtar dhe shtetëror. Kushtetuta është deklarimi i Sovranitetit dhe i legjitimitetit.

Pse u formua kualiconi antiKurti?

LDK nuk mund të vazhdonte bashkëqeverisjen me VETËVENDOSJEN , nga fakti i asaj se lidershipi i LDK-së nuk kishte as fizionomi politike e ideologjike me VV, por kryesorja është fakti se  shumë nga LDK-istët ishin të lidhur me fije korruptive, borxhesh e detyrimesh reciproke me ish pushtetarët e PAN dhe me Presidentin.Pra, si LDK ashtu edhe PDK, AAK e NISMA kishin frikë dhe e shohin LVV dhe Albin Kutin si “rrezik” politik  të përbashkët, dhe prandaj dhe u organizuan duke e rrëzuar qeverinë e drejtuar prej tij.

Madje edhe indiferenca e neglizhenca djallëzore edhe e partive politike në Shqipëri ndaj puçit të rrëzimit të qeverisë KURTI shikohet se edhe elita e vjetër politike e Tiranës nuk e dëshironte fitoren dhe mirëqeverisjen e LVV dhe të Albin KURTIT, por as Vjosa Osmanin, pasi edhe politika e vjetër e Tiranës është konsumuar dhe diskredituar si e korruptuar dhe e mbarsur me rekorde krimi, korrupsioni e hajnije. Por KURTI ka mbështetje të gjërë kombëtare , por edhe ndërkombëtare.

Pra, siç dihet tashmë me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja e Isa Mustafës dhe e parapërgatitur nga Presidenti i Kosovës së bashku me PAN-istët e ishpushtetit të PDK, AAK e NISMA  bënë të mundur rrëzimin e qeverisë KURTI, qeveri e realizuar  nga verdikti popullor i 6 Tetorit 2019.

Komploti parlamentar i PLAN,  i  mirëorganizuar prej tyre për të rrëzuar qeverinë e  besimit dhe të shpresës kombëtare kishte si qellim formimin e një qeverie jolegjitime dhe antiligjore, qeveri  pa fituesin e zgjedhjeve, një qeveri regresi.

Pa marrë në konsideratë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese në Kosovë pro apo kundër kërkesës së VETEVENDOSJES , ajo e cila ka rëndësi është fakti  se GJ.K duke pezulluar perkohësisht deri në vendimmarrjen përfundimtare për shqyrtimin e mandatimit nga ana e Presidenit të Kosovës kandidaturën Hoti për kryeministër, Gjykata arriti që doli kundër dhe e ndaloi, pra e  pezulloi mandatimin, dekretin  e Presidentit.

Pra Gjykata nuk ishte e anshme dhe  subjektive si herët e tjera më parë,  të paktën për këtë rast, pasi  deri më tani kështu edhe po duket, por që duhet të presim përfundimin.

Por kryesore është fakti se Gjykata Kushtetuese  nuk u “frikësua” nga matrapazlliqet, aventurizmat, presionet dhe as nuk u bë pjesë e pazareve të politikës dhe të politikanëve të fuqishëm dhe të “fortë”, të cilët fillimisht me grusht parlamentar rrëzuan qeverinë legjitime KURTI.

Dhe pra, kjo është një premisë se Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se ka antiKushtetutshmëri në dekretin e Presidentit, i cili u mundua që ta shfrytëzojë edhe kohën e ditëve të pushimit me qëllim për të ralizuar në Parlament votimin e të mandatuarit prej tij si kryeministër, Hotin e LDK-së.

Dhe puçistët me në krye Mustafën dhe Thaçin vazhduan më tej me përpjekjet për të formuar një qeveri antidemokratike dhe joligjore,atë të humbësve të zgjedhjeve të cilët tentojnë ta rrëmbejnë pushtetin me puç parlamentar.

Aventurierët injorantë nuk kursejnë asgjë për pushtetin. Ata u organizuan në një  front të  errët  në një kohë krize pandemie, shfrytëzuan fatkeqësinë njërëzore të pandemisë për të rrëzuar një qeveri legjitime dhe për ta çuar vëndin në rrëmujë konstitucionale dhe tollovi shoqërore.  Kundër këtij aventurizmi antidemokraci, antishtet dhe antiligj është shprehur opinioni intelektual dhe  ai profesional  juridik e akademik jopartiak, neutral dhe jashtinstitucional; është shprehur opinioni  i gjërë kombëtar dhe  ai politik e diplomatik ndërkombëtar, pasi nuk është aspak e vështirë por t’u konstatuar se në Kosovë forcat e errëta politike kryen një grusht shteti parlamentar. Si shëmbull po sjellim si ilustrim edhe rastin më të fundit rë reagimit të ambasadorit  të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott i cili ka deklaruar  se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për çështjet politike siç është mandati, pa frikë dhe pa favore, për ti dhënë zgjidhje kësaj çështje.

Partitë politike janë të detyruara që të njohin dhe t’i binden së pari verdiktit popullor, zgjedhjeve,  rezultatit të tyre të 6 Tetorit 2019 dhe ligjit demokratik, ku qeverisja sipas tyre i është besuar VETEVENDOSJES, dhe pa VV në qeverisje  nuk ka pushtet legjitim.

Gjykata Kushtetuese nuk duhet t’i bindet asnjë vullneti e presioni arbitrar politik si nga brënda ashtu edhe as nga jashtë.

Gjykata në vendimmarrjen e saj duhet ta ketë parasysh mirë faktin se ajo nuk mundet të dalë mbi ligjin dhe mbi verdiktin popullor dhe nuk duhet të bëhet palë me vullnetin dhe dëshirimin e kryetarëvë të partive politike, as me Presidentin dhe as me ndonjë “këshillë” apo ndërhyrje të ndonjë ndërkombëtari.

Gjykata Kushtetuese është mirë që të mos kapitullojë para presioneve politike e diplomatike, por është në detyrimin ligjor të saj që të zbatojë ligjin drejt dhe sakt, pasi vetëm ligji është presion, integritet, personalitet  dhe detyrim moral e juridik.

Gj.K duhet të matet e të peshojë mirë vendimimmarrjen e saj pasi në të kundërt shoqëria do të reagojë, pasi vullneti i popullit është më i madhi dhe më i pasfidueshmi, dhe ky vullnet nuk do të lejojë e as nuk do të pajtohet që populli të qeveriset nga një qeveri prej atyre të cilët vota popullore i ka ndëshkuar.

Krizën politike të shkaktuar nga kualicioni i humbësve nuk e zgjidhin ata, pra nuk është zgjidhje një qeveri antikushtetuese, por zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme, siç e parashikon Kushtetuta. Mirëpo puçistët nuk duan zgjidhje të krizës, por ata e deshën dhe e shkaktuan krizën për të qeverisur përsëri po ata, pa zgjedhje, pra në mënyrë antiligjore dhe kundër vullnetit popullor pasi e dinë se në zgjedhje ata i pret një humbje e thellë dhe dërrmuese.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora