E premte, 29.03.2024, 08:42 AM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Shkëmbi i Kopaçit

E diele, 03.05.2020, 10:39 AM


Shyqyri Fejzo - Hamburg, Gjermani

Shkëmbi i Kopaçit

Të le pa mend shkëmbi çarë

Po kërkojmë nëpër legjenda

Si ka ndodhur e si ka ngjarë

Çfarë misteri e mban brenda

S’mund të linte që të zhytej

Grabova e bukur mizorisht

Fshat e njerëzi të mbytej

Deti në male çuditërisht

I plotfuqishmi kopaçen merr

Me një të rënë mes për mes

Me gjithë forcën dufin nxjerr

E ndau shkëmbin në dy pjes

Rrodhi uji me valë një mot

Grabova më pas frymë mori

Aty lumi po shkon dhe sot

Kopaçja në dritë e nxori

Kostumin jeshil si të vjerit

Rritet çaji lule, manushaqja

Gjysmat mburren njëri-tjetrit

Lumi thotë rroftë kopaçja

Keq është kopaçja të bjerë

Por kështu e donte adeti

Dhe emri tij që atëhere

Shkëmbi i Kpaçes i mbeti

Vazhdim i këngës Dardha rrumbullake

Donin tu rrëfeja, pse erdha pas darke

Nuk qënka e lehtë, kur bën ca merake

Nëneja kot pyeste, dhe kot bënte llafe

E kish me bandillin dardhën rrumbullake

Shtojzavalle natës sa dole nga shtëpitë

Dy sytë e tu si xixa, natën e bënin ditë

Pa bërë njëzet hapa,ti shpejt re në pritë

Nuk u trembe fare, trime me meritë

Nga etja e madhe, tharë zhur buza ime

Nën rrezet e hënës, dhjetra përqafime

Midis krahëve të mi, vetëm psheretinje

Prej qenit xhaxhait, shpëtova për qime

Era dhe drita e hënës, të zbuloi sekrete

Shumë shijova unë, mbajte dhe për vete

Si brumi me qiqra, gjoksi dy mollë renete

  dehkan si mjalti, kur i thithke sefte

Kur doje të ikje, nuk doja të ndaloja

Cfarë të tha zemra, nuk ta thotë goja

Me naze të reja, nisëm prap nga loja

Në mes krumit tend, doja të qëndroja

Koha sa shpejt rrodhi, mesnata kalonte

Hëna ziliqare, nga qielli na ndriçonte

Desha të shkëputem, bandilli nuk donte

Kjo është nata jonë, ta gëdhijmë sonte

Unë herë si fllad deti, herë si gjëmim

Furtunë me elegancë, mora në fillim

Çuditem dhe vetë, ç’ ishte ai guxim

Të ngre trup e shpirt lart në fluturim

Tek xhaxhaj për darkë, nuk ndejta kurrë

Si ti them babait, koka më digjej furrë

Xaxhajit zgidh gjuhë, “çupa ishte tek unë”

Jorgan mbuloj mëkatin, i mençur ai burrë

Shpella e Kabashit

Fshati i Kabashit afër e ka një shpellë

Kthyer shpinën veriut, gjallesat i mbron

Drejtuar nga jugu, e gjatë dhe e thellë

Krenare në kreshtën e shkëmbit qëndron

Ajo ka të drejtë që të jetë krenare

Histori për të shumë ka për të treguar

Erërat e lashtësisë aty hedhur valle

Në muret e shpellës histori të fiksuar

Vetë emri i fshatit lidhet me historinë

Kalaja Bash gjitone e shpellës ka qënë

Nga legjendat gojdhënat tani e dimë

Emrin  e fshatit Kabash i kanë vënë

Kjo kala simotrën në Tërvol ka pasur

Aty mbretëresha Holta komandonte

Në miqësi e në luftë ato ishin qasur

Lajme pishtari ajo Kabashit i conte

Ka legjenda e amanete që si  tret dheu

Në to e arkiva tregime,legjenda do gjeni

Për thesare e arkiva nga Skënderbeu

Në këngë e legjendë del Gjorgj Golemi

Këto koha i vendosi dhe i mbuloi thelle

Dikur do ndërhyjë shkenca,nuk do vonojë

Dëshmitar ideal të ka dhe ty moj shpellë

Ngjarje, fakte, objekte te reja do zbulojë



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora