E marte, 16.04.2024, 07:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mysafirët e mi

E diele, 03.05.2020, 09:45 AM


MYSAFIRËT E MI

- Parodi humoristike –

Mysafirë çka kam pas n’ jetë –

Prej tyre veç tre m’ kanë mbetë !

Muaj për muaj më vizitojnë –

Derën kurrë nuk ma harrojnë !

Mysafirët e mi janë interesant –

Me profesion t’ gjithë janë inkasantë !

Mysafiri i parë  askund s’ e ka shokun –

Muaj për muaj vjen – ia paguaj bërllokun !

Mysafirit  t’ dytë  mirë ia di huajin –

Muaj për muaj vjen – ia paguaj ujin !

Mysafiri i tretë kurrë nuk e pret brymën –

Muaj për muaj vjen – ia paguaj rrymën!

Rrak , tak , tak e rrak, tak, tak –

More i Zoti i shpisë , çilma derën pak !

Çilma derën,se po t’ pres –

Mirë mëngjes , o interes !

Unë , jam djali i Hajzer  Balokut –

Që i mbledh paret e bërllokut !

Unë, për ty , nuk jam i huaj –

Muaj për muaj vi ta paguaj !

Unë , ty shumë të nderoj –

Derën kurrë nuk ta harroj !

Unë , ty të bëjë shumë nderë –

Muaj për muaj të vi në derë !

Rrak, tak, tak e rrak , tak, tak –

More i Zoti i shpisë , çilma derën pak !

Çilma derën , se po t’ pres –

Mirë mëngjes , o interes !

Unë, jam djali i mixhës Mujë –

Që i mbledh paret për ujë !

Unë , për ty , nuk jam i huaj –

Muaj për muaj vi ta paguaj !

Unë , ty shumë të nderoj –

Derën kurrë nuk ta harroj !

Unë , ty të bëjë shumë nderë –

Muaj për muaj të vi në derë !

Rrak, tak, tak e rrak, tak, tak –

More i Zoti i shpisë , çilma derën pak !

Çilma derën , se po t’ pres –

Mirë mëngjes , o interes !

Unë, jam djali i hallës Zymë –

Që i mbledh paret për rrymë !

Unë , për ty , nuk jam i huaj –

Muaj për muaj vi ta paguaj !

Unë, ty shumë të nderoj –

Derën kurrë nuk ta harroj !

Unë , ty të bëjë shumë nderë –

Muaj për muaj të vi në derë !

Gjilan, më 02.04.2020 .      Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora