Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Propaganda e egër ideologjike

| E shtune, 02.05.2020, 03:57 PM |


Ndue Ukaj:

Apologjetë dhe besimtarë të pushtetit të tanishëm kanë hyrë furishëm në tufën e militantëve të verbuar politikë dhe po bëjnë çmos të forcojnë makinerinë e propagandës së egër ideologjike e politike, për Mesian politik të Kosovës.

Në një mjedis social si ky i ynë, me plot mungesa, është e lehtë të shfrytëzosh pakënaqësitë e shumta, që janë edhe historike, për të krijuar kultin e njëshit, të barasvlefshëm me kultin e profetit.

Konica i ditur qëmoti i këshillonte shqiptarët e mjerë që të shëroheshin nga dashuria për individin, sepse vetëm kështu e ndihmon Shqipërinë dhe i kontribuonin asaj. Kurse pas një shekulli, janë bërë bashkë plot gazetarë, media e opinionbërës, për t’i mësuar e këshilluar shqiptarët sesi ta duan individin.

Por ne - siç thoshte shkrimtari i madh Gabriel Garcia Marquez, s'jemi më kalamaj që të presim Mesian politik.

Ndaj, të jeni të sigurtë, propaganda e juaj e egër, një ditë do të bie dhe pas do të mbetet llum i madh që keni mbjellë.