E premte, 29.03.2024, 01:27 PM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: 1 Maji pandemik

E shtune, 02.05.2020, 12:23 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

1 MAJI PANDEMIK

Menduam këtë herë s'na ndal pandemia,

Për Festën e 1 Majit të ikim nga shtëpia!

S'e kuptojmë Virusin pse me kaq nxitim,

Kanë nevojë betejat për një armëpushim!

Të paktën për Maj kur jemi t'papunë,

Kemi ngel të keqen edhe pa sapunë!

Të gjitha rezervat, kanë zbritur n'limit

Na ka ardhur durimi dy gishta nën fyt!

Pikërisht, për 1 Maj, vjen vendim i ri,

Festë dhe protestë t'i mbajmë në shtëpi!

Ama, për Shën Gjergj, kjo nuk pi ujë,

Do t'ia futim thellë Koronës një kunj!

M'u aty ku s'duhet, m'falni, me nder jush,

Plus kunjit me gjemba, një kaci me prush!

Le ta mësoj Korona e Kovidi i Virusollit,

- Sherri i Preshevës, në derë të Stambollit!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora