E diele, 02.10.2022, 11:30 PM (GMT+1)

Mendime

Prend Buzhala: Sindromet - E Majta, E Djathta

E shtune, 02.05.2020, 12:51 PM


SINDROMET: E MAJTA- E DJATHTA

(Nga dorëshkrimet në rrjetin: 28 janar 2013)

Nga Prend Buzhala

1.

Përcaktimi I DJATHTË- I MAJTË në shoqërinë e Kosovës është shndërruar në sindromë!

Të gjitha partitë politike në Kosovë kanë ME SHUMICË elektorat të majtë, elektorat socialist. Pse?! Sepse kërkojnë punë nga shteti, punësohen nga partia-shtet. Policia, gjykatat, institucionet mbushullohen nga simpatizantët e anëtarët e një partie. Në këtë mënyrë edhe shteti kontrollohet më lehtë.... Prandaj edhe qasja e tillë partiake është e majtë, me primesa social-komuniste; ndërkohë që deklarimi është i djathtë. Por KRERET e NJë FORCE POLITIKE bëhen përnjëmend "të djathtë" me pasurimin që ia kalon edhe fantastikës (brenda një nate).

2.

Një de-evropianizim në proces i Kosovës, ka zënë të bëhet me hapa të ndjeshëm, pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.. Kosova është në qorrsokak: i ka përzier konceptet i majtë-i djathtë (të majtën duhet demonizuar sa më shumë, sepse na është socialiste, komuniste, diçka e kaluar, e prapambetur); ashtu si e ka mjegulluar konceptin e ORIENTIMIT EVROPIAN me edukimin orientalist! 3.

I papuni, magjistri i shkencave që punon si kamerier, pensionistët, mësuesit, bujqit e varfër, shpallin veten "Të DJATHTË", por duhet ta dinë qe Programi i Së Djathtës nuk mbron interesat e tyre, as ato shëndetësore e arsimore, as ato ekonomike e sociale, por interesa Të KAPITALIT, Të XHEPAVE TË MAJMË... (kush ka para shërohet, arsimohet, ndërton shtëpi, punësohet...).

4.

Të mos harrohet: kur NATO-ja ndërmori fushatën e bombardimeve për çlirimin e Kosovës, në shtetet euro-perëndimore, në pushtet ishin që të gjitha parti të majta e socialiste (në Angli Partia Laburiste e Toni Blerit, në Spanjë, Itali, Francë etj partitë socialiste, në Gjermani etj partitë socialdemokrate, në SHBA Partia Demokratike që ka primesa më të majta se Partia Republikane...). Dhe u bombardua shteti i Partisë Socialiste serbe të Millosheviqit!!! Ndërkohë që kishte parti të djathta evropiane që protestonin kundër bombardimeve!!!

5.

Prandaj deklarimi "i djathtë" në Kosovë, ende mbetet një blof!

Ndërsa rregullat demokratike (brendapartiake a brendashtetërore), kërkojnë krejt diçka tjetër...

(Shtojcë: 8 tetor 2019)

Popullizmi...

Pol Tager thekson se popullizmin e shfrytëzojnë edhe partitë politike te majta dhe të djathta, ngase ai është një ‘shpirtë i zbrazët’, që ndërtohet mbi kritikën vulgare ndaj kundërshtarit. Kritika e tillë vulgare, pa fakte racionale, sjellë degradimin shoqërorë. Popullizmi paraqet bindjen se çdo gjë mund të rregullohet nga veprimi popullor... Përkundër demokracisë, ku vendimet merren nga njerëz legjitimë të zgjedhur me votime, ku ndiqen procedurat e ligjshme në marrjen e vendimeve, popullizmi ka karakter revolucionar, ai paraqet një formë koncensusi gjithëpopullor për çështje të caktuara. Vendimet që merren në këtë proces megjithëse kanë një primesë koncensusi, janë euforike, konfuze dhe të përcjellura jo rrallë me urrejtje ndaj ndonjë grupi apo qeverisjeje legjitime.)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora