E enjte, 28.03.2024, 02:48 PM (GMT)

Editorial

Xhemal Ahmeti: Frika si kryepandemi

E shtune, 02.05.2020, 04:18 PM


FRIKA SI KRYEPANDEMI

Nga Xhemal Ahmeti

Ralph Waldo Emerson konsideronte frikën ndër pandemitë më të rrezikshme që kërcënojnë ekzistencën e humanitetit. Sipas tij frika mund njerëzimin më shpejtë se çdo fuqi tjetër. Mark Aureli shkakun e përhapjes dhe efektin brutal të frikës e lidhte me vdekjen. Njeriu përherë nën kërcënimin se do vdesë nuk ia del t’ia nis jetës. Shkurt: njeriu frikacak përherë e gjenë një arsye për ta ushqyer frikën. Metaforat e saja janë plotë: uria, varfëria, dhuna, vetmia, korrupsioni, krimi i organizuar, qeni i fqiut, me një fjalë ai për çdo kohë kërkon një simbol që ia bën të qartë se çdo çast mund të shuhet. Pra modusi i tij i ekzistencës nuk është jeta por vdekja. [Profetët që e ligjërojnë nateditë këtë - pra në stilin kujdes se u mori lumi - s'janë iluministë, por vetë paranojakë]. E pikërisht këtë defekt të kolektivit human e përdor si mjet çdo sundues [politik, ekonomik apo mental] i mundshëm për ta shtrirë e siguruar pushtetin e tij: me frikën – ndaj tij apo perëndive që instrumentalizon, s’ka rëndësi. Imun ndaj kësaj pandemie është vetëm i vetëdijshmi me rreshtat lartë, i dituri, ai që lexon, mendon e reflekton vetë. Ai i cili hedh gjithë profetët e frikës në hale dhe bëhet Epikuri i vetes, çlirohet, nis të jetojë si t’ia sjell dita e si është më mirë: dionisçe apo apollonçe, s’ka rëndësi: Kryesorja pa frikë! Siç mund të vërejmë thelbi i çlirimit nga çdo frikë e mundshme, me këtë edhe nga çdo diktat ideologjik, është liria për t’ia nisur jetës vetë, me kokën tënde dhe sipas vullnetit tënd të lirë. Me një fjalë: nis kërko jetën brenda vetes e jo siç ta dikton apo sugjeron tjetri.

Për turmën ka nevojë gjithmonë ai që ka frikë nga vetja [e lirë].



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora