Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Korrupsioni: Gazetaret e kanalizuara

| E premte, 01.05.2020, 10:56 PM |


Lajmi: Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha publikon dy foto-dukumente në faqen e tij në Facebook. Shfaqen dy gazetare ''të pavarura'', Bieta Sulo - Top Channel (Televizion i pavaruar... pranë kryeministrit Edi Rama) dhe Mira Kazhani - Tirana Post (Portal ''i pavarur'' pranë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, të punësuara në Bashkinë e Tiranës, në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve.

Pasoja: Abuzim i pastër me paratë e taksapaguesve shqiptarë. (Pak thjeshtësi - Duke qenë se jemi një ndër vendet më të varfëra në Europë, me këto para të dhuruara mujore mund të punësoheshin dy qytetarë të varfër, të cilët do bënin dhe punën).

Përgjegjësia (të paktën) morale: Bieta Sulo e Mira Kazhani.

Përgjegjësia ligjore: Erion Veliaj dhe banda e tij.

Shfajësimi: Askush përveç gazetareve njerëzi-humbura, politikanëve të korruptuar, hajdutëve e kriminelëve partiakë, nuk mund të shfajësojë një gjest të tillë.

DARDANI