Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hajro Limaj: Zbulimi i Shemsie Kadrisë në Turqi

| E shtune, 02.05.2020, 01:57 PM |


Zbulimi i Shemsie Kadrisë në Turqi

Nga Hajro Limaj

Në një nga ditët e shtatorit 1999, nga nje media turke e dores se dyte, lexova një njoftim tepër të shkurtër “Presidentja e fimës rentiere “Gjallica” në Shqipëri është strehuar në Izmir me pasaportë turke” .Shemsie Kadria ishte në kërkim ndërkombëtar, për dramën që u solli shqiptarëve me firmën rentiere ‘GJALLICA “ . Me siguri shtetarët e asaj kohe nuk donin ta zbulonin, sepse me një koordinim me shërbimin informativ turk, do ta kishin realizuar. Mplekseshin shumë njerëz, disa me fuqi politike dhe poste të rëndësishme, që kishin perfituar nga kjo fantazmë financiare dhe nga e gjithë katrahura politike-ushtarake dhe sociale që përjetoi Shqipëria nga fundi i vitit 1996 dhe gjatë viteve 1997-1998.

Pas komunikimeve dhe kordinimeve që bëra me telefon, autoritet e policisë së Izmirit më konfirmuan se një ditë më parë,Shemsia ishte kapur nga agjentët e policisë në një qytezë turistike afër Izmirit. Ishte e paisur me pasaportë turke dhe me nje emër turk, por nga hetimi në polici u vertetua se ajo ishte pikërisht shqiptarja Shemsie Kadria.

Më këtë informacion zyrtar njoftova me shkrim ,“Sekret “ presidentin e Republikës, Z. Rexhep Meidani, kryeministrin Pandeli Majko dhe ministrin e Mbrojtjes, Luan Hajdaraga. Kryeministri këtë informacion e bëri publik në lajmet kryesore të mbrëmjes në televizionin shqiptar.Gjithashtu,kryeministri Majko, i kërkoi llogari ministrit të Jashtëm, Paskal Milo se ,përse linja e diplomacisë civile nuk kishte asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje, kur atasheu ushtarak, si përfaqësues i shtetit për Forcat e Armatosura, ka informuar në linjën e tij. Po të ishte vëtëm ky rast nuk ja vlente, por kjo ishte në vazhdimësi për probleme delikate.

Ne komunikimin me mua , ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, i thashë qartësisht se përgjegjësitë për këtë gjendje mjerane të diplomacisë civile, duhet t’i kërkonte, më së pari, tek vetja e tij për ato emërime të papërgjegjshme në ambasadën tonë në Ankara dhe në konsulltatën e përgjithshme në Stamboll dhe jo tek informacionet zyrtare dhe të detyrueshme, që une dërgoja në linjën time shtetërore. Detyrat midis atasheut ushtarak dhe ambasadorit janë të ndara, prandaj edhe linjat e informimit janë po ashtu të ndara.Ambasadori për stafin e tij i raporton Ministrisë së Jashtme, ndërsa atasheu ushtarak Ministrit te Mbrojtjes. Ndodhte kjo, sepse Paskal Milo emëronte ambasadorë njerëz pa asnjë CV-i diplomatike, duke shkelur me te dy kembet ligjet e sherbimit diplomatik,kur pa kaluar jerarqine e gradave te detyrueshme diplomatike:sekretar i trete,sekretare i dyte,sekretar i pare,keshilltar dhe minister keshilltar na i bente cuditerisht ambasadore. Prandaj keta “ambasadore “,në vend që me aftësitë dhe kredibilitetin e tyre të mbronin interesat kombëtare dhe me vizionet e tyre t’u hapin rrugën e bashkëpunimit fitimprurës vendit, ishin kthyer në dezhurna të rëndomtë dhe pritës protokolli për delegacionet që vinin nga Shqipëria. Pork a akoma per te nenvizuar.Ambasadori, Saimir Bala dhe sekretari i parë Florian Nova kishin mbaruar vetëm fakultetin e Gjuhëve të Huaja, i pari per rusisht dhe i dyti për frëngjisht. Mirë që turqisht nuk dinin fare ,por ata nuk njihnin për komunikimin me te thjeshte , as anglishten.Skandali i ketij emrimi u vertetua edhe kur presidenti iTurqise,Sulejman Demirel priti per letrat kredenciale ambasadorin Bala , ku per shkak te pa aftesise plote per te komunikuar edhe Anglishte, nderpreu biseden teper zyrtare dhe kerkoi perkthyes ne Anglisht njerin nga diplomatet tane civile. Kur i merrnin telefon nga ministria e jashtme e Turqisë apo nga amabasadat e huaja ishte skandal, sepse viheshin në pozita qesharake. Kërkonin ndihmë nga sekretari i tretë, që njihte turqishten. A e shikoni se çfarë masakre është bërë dhe po bëhet me këtë shtet edhe në fushën e diplomacies ?!!. Prandaj diplomacia ekonomike, kulturore,shkencore janë në këtë gjendje mjerane, ashtu sic janë edhe qeveritarët që i emërojne këta dhe i drejtojnë dikasteret përkatëse.

Po çfarë ndodhi?

Kur presidenti Meidani dhe kryeministri Majko e kishin vendosur para pergjegjesise Paskal Milon per kete gjendje mjerane ,pa pritur ne gazeten "Rilindja" te partise Demekratike botohet nje shkrim , i cili trajtone "bemat" ne ambasadwn shqiptare te Akarase,ku trajtohej bashkjetesa jo serioze e njw diplomati shqiptar me njw femer te huaj,jo turke ne ambientet e ambasades tone, e cila vlersohet si objekt i rendesise se vecante , e cila ruhej 24 ore me polici.Per mua ishte krejtesisht e qartw se kush ishte autori anonym i ketij shkrimi; diplomati A.K. i cili sapo ishte transferuar pa deshiren e tij nga Ankaraja ,krushk i nje personaliteti politik te Partise Demokratike,por nje diplomate me nje karrier shume te gjate diplomatike.Instuticonet shterore kerkuan nga une te verteten e ngjarjes qe trajtohej ne gazete, dhe une nuk mund te genjeja dhe te mos i shkruaja te verteten presidentit Meidani .

Kur Z.Meidani i kërkonte Paskal Milos llogari për këtë anarshi dhe rremuje,ai, vjen fshehurazi nga ne te tjeret , dhe ben takim te fshehte me ambasadorin Bala dhe diplomatin qe trajtohej ne gazeten e mesiperme.Te verteten ai e kishte pervec nesh,edhe tek institucioni i policies turke qe mbronte ambasaden,por kerkonte te mashtronte Meidanin. .Kur u kthye ne Tirane,në vend ta sqaronte presidentin për çorbat e tij në diplomaci, i dërgon shkresë zyrtare Atij se “atasheut ushtarak, Kolonel Hajro Limajt, i ka përfunduar mandati 4 vjeçar dhe duhet ta kthejmë në atdhe”. Të gjithë këtë skenar natyrisht e bëri me Saimir Balen, të cilin ai e kishte dërguar ambasador ,per te cilin presidenti Demirel, kur erdhi për vizitë në Ankara presidenti Meidani, i tha në konfidencialitet “po juve nuk keni kuadro me eksperiencë dhe me gjuhën turke t’i bini ambasador këtu… “?. Prandaj Meidani, kur u kthye në Shqiperi në mbledhjen me këshilltarët e tij shtroi për zgjidhje këtë problem, por këshilltari i tij, Prof. Dr.Sabit Brokaj, i propozoi atij që ta linin sa të mbushte minimumin e mandantit dy vjeçar dhe pastaj ta kthenin. Këtë të vërtetë Z.Sabit ma e tregoi mua dhe ambasadorit në një darkë, kur ishim bashkarisht në Ankara.

*****

Në vend që Paska Milo të kërkonte nga Turqia përpshpejtimin e proçedurave për kthimin në atdhe të Shemsie Kadrisë, ai kërkonte kthimin e atasheut ushtarak, që informoi shtetin për krijuesen e “Gjallicës”, falimentimi i së cilës ishte një nga “depot me eksplozion apo benzinë”, prej të cilave shpërthyen revoltat e vitit 1997, duke u vënë në diskutim sovraniteti dhe ekzistenca e shtetit shqiptar.Apo,se ai gjithashtu ishte krejtesisht i sinqerte ne pergjigjet qe i jepte shtetit te tij edhe per problemein qe u botua ne gazete.

Por , “kalaja” e mbrojtjes së atasheut ushtarak ishte ministria e Mbrojtjes, e cila kundështonte me argumenta dhe këmbëngulje qellimet djallezore të Paskal Milos. Unë u riktheva në Atdhe, kur misioni im kishte përfunduar, me dy vjet mbi mandantin.Vite te cilat u kerkuan jashte manadntit nga ministrat e Mbrojtjes me kryeministrat e atehershem. Për këto vlera u emërova këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Z.Luan Hajdaraga, për politikat e sigurisë kombëtare dhe integrimin në NATO, detyrë të cilën e vazhdova edhe me Z.Ilir Gjoni. Ditën, kur Z.Luan Hajdaraga do të largohej nga detyra, më thirri në zyrë dhe nxori nga kasaforta të gjithë këtë korrespodencë konfidenciale, që ishte kryer midis presidentit Midani, Paskal Milos dhe Luan Hajdaragës.Ai i mbajti ne dore dhe deshi te fillonte te mi lexonte,por une I kerkova qe me goje mjaftonte.Dhe keshtu beri dhe ne fund I grisi dhe I hodhi ne koshin e plehrave,ne ate kosh qe e kishin vendin ata qe kishi mashtruar shtetin per te vertetat qe une une kish trajtuar. Në përgjithësi unë isha në dijeni dhe prandaj nuk më krijoi befasi dhe ndonjë ngarkesë emocionale. Krejtesisht qete q ne lidhje me keto skenare te deshtuara ,sepse nga te gjithe shtetaret e dy partive,demokratike dhe socilaiste ,qe nga presidentet ,kryeministrat dhe te gjithe ministrat e mbrojtjes puna ime ne Turqi ishte vlersuar shkelqyshem.Mirenjohjen ndaj te cileve une e kam trajtuar ne nje pjese tjeter te ketij libri.

Kane klauar 20 vjet dhe tani qe po perfundon libri “Nje jete per mbrojtjen dhe Sigurine Kombetare” me autor shkrimtarin Xhevat Mustafa , perjetoj me keqardhje shtetin shqiptar, ku shumica e qeveritareve, e kane trajtuar dhe përdorur me kaq papërgjegjshmëri dhe me pasoja shume te renda, te cilet duhej te kishin marre denim me burgim per shkeljet me ndergjegje te ligjeshmerise dhe trajtimin e shtetit si prone private.