E premte, 29.03.2024, 12:31 PM (GMT)

Faleminderit

Agim Bacelli: Patrioti i shquar mergimtar, Xhemal Vishocica Bejleri

E premte, 01.05.2020, 10:25 AM


Patrioti i shquar mergimtar,Xhemal Vishocica Bejleri

Veteran i Luftes II Boterore, SHBA. (1898-1961)

Nga Agim Bacelli, New York

-Xhemali, si shumë mergimtare  shtetas shqiptaro-amerikanë, ka shërbyer në radhët e ushtrisë amerikane gjatë Luftës II Botërore dhe është dekoruar për Trimëri.Ai ka lënë tre pasardhës; Remzijen (Hoxha), Veproren (Çoçoli) dhe Vehbiun, (Bejleri), që fillimisht erdhen me banim në SHBA ne Broklin NY. dhe sot ne Staten Island NY.-Në kujtim të tij, sot gjeta dy fotot e Xhemalit dhe dua t'i publikojme nje portret modest te shkurter.Nder dhe respekt për këtë mergimtar patriot te shquar ,atdhetar trim në shërbim të Shqipërisë dhe Amerikës.

-Ishte një ditë e bukur prilli, ditë e mërkurë, një ditë që lindi me diell të ngrohtë dhe të bukur por që perëndoi me shpejtë jo si ditët e tjera për arsye se në mesdite qielli u vrenjt aq sa e zhduku diellin. Atë mëngjes lindi një djalë i bukur në Vishocicë që i gëzoi jo vetëm prindërit por edhe fshatarët e Vishocicës, pasi fëmija erdhi me shumë të qara sa i mblodhi shumë fshatare. Ato panë se vërtetë lindi një dajë shumë i shëndetshëm dhe i bukur. Për ti vënë emrin u mundua i tërë fshati dhe më në fund, dikush propozoi të quhet Xhemal, sipas arabishtes që do të thotë "Djalë i Bukur".

-Xhemali u rrit dhe hodhi shtat shumë shpejtë ne nje familje te fisme Bejlere, ne Vishocice te Devollit..

Çupat e fshatit e admironin dhe pati shumë propozime për martesë që ja bënin miqtë e familjes së tij por që prindërit mendonin ndryshe. Ata e kishin trashëgimi emigracionin në Amerikë që ju sillte të ardhura për një jetë më të mirë. Kështu që, në moshën 18 vjeçare, i riu Xhemal mori rrugën e kurbetit. Ishte korrik i vitit 1918. Ai qëndroi plotë 13 vjet në SHBA.

Në prill të vitit 1931 ai u kthye në fshatin e tij por nuk qëndroi gjatë, në tetor të vitit 1934 ai u rikthye në SHBA me qëllimin që të shiste disa prona dhe sillte mjaftë para për të blerë toka në Vishocicë gjë që e pëlqente familja e tij.

Në vitin 1937 u kthye me shumë para dhe bleu tokat që i kishte premtuar familjes së tij, toka që pas ardhjes së pushtetit komunist do të grabiteshin.

Nga Amerika, Xhemali erdhi me ide përparimtare e demokratike, me ide anti fashiste për kohën. Në vitin 1940, për të mos rënë preh e Italisë fashiste meqë propagandonte antifashizmin, ai u nis përsëri në mërgim. Pikërisht ishte shkurt i atij viti që do t'ja shkurtonte rrugën e rikthimit.

-Rikthimi në Amerikë, këtë radhë, do të qe shumë i vështirë pasi ai nuk kishte asnjë pronë apo të ardhur tjetër për të jetuar në Amerikë, kështu, Xhemali fillimisht hyri punëtor krahu në një fabrikë pëlhuri në Grosvenor Dale të Connecticut. Puna ishte shumë e vështirë dhe pagesa ishte minimale. Xhemali që nuk punonte vetëm për vete por edhe për familjen kishte në Vishocicë,gruan Fatimen dhe tre femijet e vegjel nen kujdesine te vellait, qe shumë i pakënaqur dhe kërkonte një punë tjetër. Një ditë një shqiptar, ish oficeri Ramdan Çika, luftëtar veteran i SHBA, i propozoi të shkonte ushtar.

Xhemali si antifashist ju përgjigj pozitivisht. Jetoi 5 vjet si ushtar dhe shkoi kudo që e lypi nevoja duke u dalluar në stërvitje dhe në luftë për guximin, disiplinën dhe shkathtësinë e tij. Gjatë atyre pesë vjetëve ai nuk pati mundësinë të komunikonte fare me Shqipërinë e okupuar nga nazi-fashizmi. (Për këtë periudhë unë kam një shkrim më vete dhe nuk do zgjatem këtu, dëshmi nga shokët e tij të ushtrisë.-A.B.B.)

Pasi mbaroi lufta kundër nazi-fashizmit, filloi një etapë e re lufte, ajo e Luftës së Ftohtë midis dy kampeve; Kampit Komunist me në krye BS dhe Kampin Kapitalist me në krye SHBA. Shqipëria jo rastësisht ishte lidhur me Kampin Komunist si shtojcë e politikës Jugosllave mbi Shqipërinë. Ajo luftë ishte jashtëzakonisht e ashpër sepse bëhej jo vetëm me mjete propagandistike dhe e hapur por edhe me diversion të kamufluar për të dëmtuar njëri tjetrin. Shqipëria, me që zgjodhi rrugën e gabuar u ndodh në Udhëkryqin e gabuar të përplasjes BS - Europë & Amerikë. Shumë presione nga të dy krahët bënë që Shqipëria Komuniste të acarohet dhe egërsohet për të mbijetuar si vend socialist duke qenë e rrethuar gjeografikisht vetëm me kapitalistë-revizionistë. Kjo Status Que e Politikës Shqiptare e ndau përfundimisht Shqipërinë nga Europa dhe Amerika për të mos thënë edhe nga pjesa më e madhe e botës.

Në atë situatë, Xhemal Vishocica, i cili në Shqipëri kishte lënë gruan me tre fëmijë; dy vajza dhe një djalë, Remzien, Veproren dhe Vehbiun ne Vishocice ku u kujdes dhe i mbajti bashke ne familjen e tij i vellai ,Qemal Bejleri ,deri sa u martuan.

Përfundimisht Xhemalit,,emigrantit ekonomik dhe vetereanit te Luftes II Boterore ju mohua vajtja në Shqipëri si qytetar i Imperializmit Amerikan, "xhandarit më të egër ndërkombëtar". Po ashtu ai humbi edhe takimin me prindërit e tij.

Në Amerikë, Xhemal që mendonte të mos i humbte për jetë anëtarët e familjes së tij të shenjtë dhe të dashur, nuk bëri propagandë antikomuniste me shpresën e ribashkimit familjar, pa e ditur që qeveria shqiptare kishte marrë vendim jo vetëm të shkëpuste çdo lidhje me SHBA që ishte faktor kryesor në çlirimin dhe rindërtimin e Europës, por edhe të luftonte amerikanizimin duke ju dhënë "plumb ballit" kujtdo që ëndërronte jetën amerikane!

Ai uli kokën duke punuar dhe shpresuar në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri. Njëkohësisht ju bashkua grupeve të moderuara shqiptare, pa orientim politik perendimor , që kishin lidhje edhe me Qeverinë Shqiptare si, Vatrën e Fan S. Nolit, "Arsimin" e dardharëve, "Përparimin" e emigrantëve njujorkezë, etj. Kjo i dha mundësinë që të rilidhej me familjen me një korrespodencë të rregullt dhe me ndihma modeste për anëtarët e familjes. Me atë durim dhe heshtje ai rifilloi të bënte kërkesa pafund qeverisë për ribashkimin e familjes por çdo kërkesë ra në veshë të shurdhët. Atë bashkim e pengonte jo vetëm armiqësia me Amerikën por edhe qenia e Xhemalit si qytetar amerikan që nga viti 1927,por dhe si Veteran i ushtrise amaerikane..

Xhemali pas vitit 1947 ka jetuar në New Hampshire të Manchester-it me një biznes modest duke pasur një hotel dhe restorant në këtë adresë:209 Queen City Ave. Manchester, N.H.

-Xhemali ka vdekur në 3 shkurt të vitit 1961 dhe varrimi është bërë në 7 shkurt të vitit 1961. në qytetin Waterbury (i quajtur edhe "The Brass City"). Në pllakën e varrit ka të shkruar nga qyteti, "Veteran i luftës së dytë botërore".

Varrimin në Waterrbury,CT ja ka bërë kunati i tij, Ibrahim Mullaj me disa miq dhe shokë te Xhemalit si dhe përfaqësues të Shoqatës "Vatra".

-Në fillim të demokracisë shqiptare, në 27 gusht 1992, të tre fëmijët e Xhemalit shkuan në Ambasadën Amerikane ku ju dha pasaporta amerikan,pasi kish vdekur dhe shoqja Fatimja ne Vishocice me 1973. Ata më 21 nëntor të po atij viti erdhën këtu në Amerikë. Pas pesë vitesh në SHBA erdhën edhe fëmijët e tyre  te martuar ; Fëmijët e Remzies: Vladimiri, Gazmori, Luljeta, dhe Altini bashkë me familjet e tyre nga Korca . Fëmijët e Veprores: Lulëzimi dhe Rezarti bashkë me familjet e tyre nga Tirana dhe fëmijët e Vehbiut: Elvira, Brunilda dhe Artani bashkë me familjet e tyre nga Tirana..Gruaja e Xhemalit në atë kohë kishte vdekur në Shqipëri,ndersa femijet e tij erdhen pasi i ati  kish ndruar jete.

I paharuar emri,jeta dhe vepra e mergimtarit patriot nga Vishocica e Devollit ,Xhemal Telah Bejleri,brez pa brezi.

P.s.- Shkruar me shkurtime,vetem njohje per niperit e mbesat e Xhemalit qe erdhen ne Amerike

Agim Bacelli-New York.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora