E premte, 29.03.2024, 01:24 PM (GMT)

Mendime

Ibrahim Kabili: Koronaviruesi dhe në politikën Kosovare

E premte, 01.05.2020, 11:20 AM


Koronaviruesi dhe në politikën Kosovare

Nga Ibrahim Kabili

Zhvillimet e fundit në politikën kosovare të bëjnë të ndihesh keq, të ngjallin trishtim dhe neveri. Një pjesë e mirë e politikanëve në Kosovë kanë braktisur interesat e votuesve dhe duan të krijojnë një qeveri të re pa forcën e parë fituese VV-sjen. Po si mund të ndodhë kjo në një shtet ku pretendon se është republikë parlamentare? Këtë e dinë drejtuesit e forcave politike të: LDK, AAK, NISMES. Asgjë nuk duan me ditë këto politikanë. Etja për pushtet ju ka verbuar sytë. Në funksion të kësaj maskarade politike është vënë dhe një pjesë e mirë e medias. Disa televizione, gazeta, gazetarë, analistë, dhe portale janë vënë në shërbim të "kastës" politike në Kosovë. Me shumë "krenari" flasin për rënjen e qeverisë e krekosen duke "argumentuar" rënjen e saj. Sa keq! Në rastin më të mirë kjo do thotë: Përçudnim dinjiteti! Ulje personaliteti! Shthurje e figurës morale! Mungesë vizioni intelektual etj! Unë nuk jam i prirur ti besoj këto sepse kohë më parë një pjesë e mirë e tyre kishin një qëndrim më ndryshe. Në rastin më të keq unë mendoj se këto gazetar, analistë, këshilltar apo dhe specialistë janë vënë në shërbim të politikës e politikanëve. Po pse? Si shkak i gjithë kësaj katrahure është politika virusale në Kosovë, është lufta e pandershme politike, është lufta për pushtet. Dhe më gjerë shtë krijimi i kushteve normale për formimin e qeverisë së re, që mund të quhet qeveria e Isës. Sa shpejt u arrit marrveshja politike me Isën për qeverinë e re! Dhe më e "lezetëshmja" qe në një pikë të saj thuhej se asnjë nga partnerët e koalicionit nuk do mbështesin mocion mosbesimi në Kuvend! Sa keq Isa, me mocion e hoqi Kurtin! E megjithë atë, me këtë qeveri krijohen kushtet dhe sigurohen votat për miratimin në kuvend të marrveshjes me Serbinë. Kjo marrveshje e shumë përfolur është e rëndë dhe e pa pranueshme për Kosovën. Kjo është thembra e akilit, këtu flen ariu, duhet "me çdo kusht" veriu, sipas tyre. Po si mund të dali gazetari dhe të thotë se marrveshja me serbinë mund të arrihet:

? Me amnistin e krimeve midis dy vendeve.

? Me shbërjen e Gjykatës Speciale.

? Me definimin i veriut.

Këto teza janë krejtësisht të pa pranueshme. Eshtë "çorbë" serbe e gatuar në Beograd dhe në forma të ndryshme u serviret, herë pas here, shqiptarëve. Për fatin e keq përkthimi nga serbishtja në shqip "bëhet" nëpërmjet "shqipfolësve" të këtj takëmi. Sa turp! Turp dhe injorancë!  Shpresojmë të jetë lajthitje, pasi autori në fjalë kërkoj dhe "falje".

Nga ana tjetër del këshilltari i kryeministrit dhe hedh baltë mbi UÇK-në duke thënë se ajo është përfshirë në krime. Sa infantil, këshilltari! Po mirë ai, pasi i ka buzët me "qumësht", po kryeministri pse heshti fillimisht? Apo kishte të njejtin mendim me të? Mirë bëri që e shkarkoi, këtë palo këshilltar, por dhe tani Kurti nuk është distancuar nga deklaratat e tij.

Lufta heroike e UÇK-së qe e lavdishme. Gjaku i dëshmorëve solli lirinë e pavarësinë e Kosovës. E Kosovës martire që e ka paguar shtrejt lirinë e saj. Komandantët e UÇK e kryen më së miri detyrën e tyre në luftë. Sjelljet e ture politike në paqë nuk kanë qenë në lartësinë e detyrave që kanë kryer në këto vite.

Lufta për pushtet dhe pasuri shpesh ju ka verbuar sytë. Ata për pushtetin kanë sakrifikuar dhe shtetin e Kosovës. Nuk u shkon përshtat Haradinajt, Limajt dhe Veselit të rrëzojnë qeverinë Kurti! Përse? "Antiamerikan"! Gjepura! Qiqra në hell, thotë një fjalë e urtë popullore. Atëherë përse? Sepse duan pushtet, privilegje, pasuri. Ish komandantat duan pushtetin në tavolinë. E për këtë ju erdhi në ndihmë Isa i LDK-së. Sa shpejt u bashkuan me të. E kishin anatemuar në të shkuarën e afërt!

Sipas planit, Presidentit Thaçi arriti të shkarkoj kundërshtarin e vjetër politik Kurtin. Me shkarkimin e Tij si kryeministër Thaçi mundi:

? Të "eleminoj" përkohësisht nga skena politike kundërshtarin e tij kryesor.

? Të vendos në vend të tij një kryeministër jo të fortë, por më shumë teknik.

? Të kontrolloj parlamentin.

? Të nënshkruaj marrveshjen e shumëpërfolur me Serbinë e ta ratifikojë në Kuvend atë.

? Të siguroj rizgjedhjen si president.

Të gjitha këto janë pjesë e lojës politike. Por, jo pjesë e lojës së ndershme politike. Nuk mund të krijohet një qeveri e re pa pjesmarrjen e forcës së parë fituese në zgjedhje. Ju dërguan disa letra formalisht Kurtit, por shtëpia ish rrënuar nga themelet, nën dhe', në Kuvend.Të gjithë u bënë kundër njërit! Ky njëri duhej provuar zotërinj politikanë. Duhej provuar sepse:

? Fitoj bindshëm zgjedhjet dhe ka mbështetje popullore.

? Eshtë absolutisht kundër ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve.

? Ka hyrë dhe ka duar të pastra në politikë.

? Ka qenë një zë ndryshe dhe tani ndërmori reforma dinjitoze etj.

E me gjithë këto, Kuvendi, do votoj Qeverinë e re me kryeministër Hotin. Mendoj se ky veprim është i pa drejtë pasi akoma Gjykata Kushtetuese nuk e ka thënë fjalën e saj. Më e mira dhe më demokratikja do ishte, që Kuvendi të mblidhej pasi të jepte vendimin Gjykata Kushtetuese. Sipas rrjedhës së ngjarjeve kjo ska shanse të ndodhë! Po kështu dhe zgjedhjet e parakohshe si alternativa më demokratike nuk parapëlqehen nga këto politikan. Besoj dhe mendoj se për ti dhënë një zgjidhe në këto kushte duhet që deputetët ti thirrin arsyes dhe të votojnë kundër qeverisë së re, po kështu dhe mbështetësit e zonjës Osmani. Zgjedhjet e parakohshme janë obsioni më i mirë i mundshëm. Fjala e fundit i mbetet Gjykatës Kushtetuese.

IBRAHIM KABILI

Tiranë 01.05.2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora