E premte, 19.04.2024, 05:20 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Skandaloze, Vetëvendosje e përdori Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që e çoi dje në Gjykatë Kushtetuese

E premte, 01.05.2020, 12:06 PM


Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur që të arsyetojë kërkesën e saj për pezullim të vendimit të presidentit për dekretim të mandatarit, duke iu referuar një neni të Kushtetutës së Serbisë. Serbia në aktin kryesor juridik, Kosovës iu referohet si pjesë përbërëse të territorit të saj, raporton Gazeta Express.

Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të interpretoj vendimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për dekretim të mandatarit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për ta bërë këtë, nga kjo parti në kërkesën që është nënshkruar nga 30 deputetë të grupit parlamentar iu janë referuar Kushtetutave të gjashtë shteteve.

Përveç Kroacisë, Sllovenisë, Gjermanisë, Greqisë, e  Shqipërisë, partia që udhëhiqet nga Albin Kurti e ka arsyetuar kërkesën e tyre ndaj Kushtetueses, duke përmendur edhe një nen nga Kushtetuta e shtetit serb.

Në këtë nen që citon Vetëvendosje, saktësisht neni 130 thuhet se nëse parlamenti rrëzon qeverinë me anë të mocionit, atëherë presidenti duhet të zgjedhë qeverinë e re. Nëse kjo nuk ndodhë, atëherë shpallen zgjedhjet e reja.

Kushtetuta e Serbise, neni qe i eshte referuar Vetevendosje

Vetëvendosje ka zgjedhur për referencë karshi kërkesës së saj, Kushtetutën e një shteti që nuk e njeh territorin e Kosovës, e as pavarësinë e saj, madje, e konsideron pjesë përbërëse të territorit të Serbisë, duke iu referuar si Kosova dhe Metohia ne preambulën e saj.

“Duke u nisur nga tradita shtetërore e popullit serb dhe barazisë së të gjithë qytetarëve dhe pakicave etnike në Serbi dhe duke u nisur nga ajo se Kosova dhe Metohia janë pjesë përbërëse te territorit të Serbisë, e cila ka pozitën e autonomisë thelbësore në kuadër të shtetit sovran të Serbisë dhe nga kjo pozitë rrjedhin të gjitha obligimet kushtetuese të organeve shtetërore që t’i përfaqësojnë dhe t’i mbrojnë interesat shtetërore të Serbisë në Kosovë e Metohi dhe në marrëdhëniet me jashtë qytetarët e Serbisë shpallin Kushtetutën e Republikës së Serbisë”, shkruhet për Kosovën në Kushtetutën e Serbisë./GazetaExpress/



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora