E shtune, 20.04.2024, 01:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Prill i trishtuar

E enjte, 30.04.2020, 10:23 AM


Prill i trishtuar

(cikël me poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Jam i trishtuar

Jam si një dru pa gjethe në këtë pranverë të trishtë

Në fundprill si me ethe nga ky virus kaq i pistë!

Diellin e vështroj nga ballkoni dhe shoh zogjtë që cicërijnë

Si "hije" nga pas, coroni?! Trupi e supet më  ngrijnë.

O ZOT,- them me vete. - O ZOT,kush e solli këtë virus?

O ZOT, ta paguajnë me kokë, që nesër keqbërësit të rrinë"sus"

E bënë njerëzimin me"hije";e bënë të flasë me vete

Të marrë fund kjo gjendje agonie( në gjyq,individë  apo shtete)

Askush mos i shpëtoj ndëshkimit ( t'i lënë"përrallat  me lakuriq")

Dua që,pas gjykimit,drejtësia t'i gozhdojë në kryq.

Ta paguajnë rëndë"doganën" (për fajtorët,hiç mëshirë!)

Se sollën në botë"kasapanën"(të qrohen,që të jetojmë të lirë).

22 prill 2020

2. LIRIA

"Ruaj masën!"

Tempulli i Delfit

Lirinë e vërtetë e fituam,vetëm kur erdhi Demokracia

Se vetëm në demokraci e ndjemë  veten mirë

Demokracinë e përdhosi dhe e bëri pis"qenëria"

Që përmjet politikës e pushtetit,u kthyen në vampirë!

Ne,qytetarët e thjeshtë e të ndershëm,fituam lirinë e mohuar

Se vetëm në demokaraci e themi fjalën pa frikë.

Politikanët,liderët, pushtetarët:për t'u pasuruar

Demonstrojnë forcë, dhe, kur u lipset, përhapin panik.

Kështu ka ndodhur dhe po ndodh me Corona virusin

Që jo vetëm infekton e vret,por na rrëmbeu lirinë e pakufizuar,

Politkanët, paralametarët,presidenti zënë e na bëjnë"Të URTIN"

-"Për të mirën tonë?!!!"(rrini brenda! Koha? E pacaktuar....

Ne,pensionistët,vetëm dyorë,ditën e shtunë

Për ditët e tjera?Koka në tavan!

Fare nuk ka logjikë dhe e quaj veç dhunë

Nuk e duroj pushtetarin,kur kthehet në tiran.

Pensionistët janë shtresa më e disiplinuar

Kanë nevojë për lëvizje,se ndryshe bëhen ulokë

Distancëm dhe maskat (rregullat i kam zbatuar)

-Pushtetarë! Mos merrni mendime pa mendje në kokë!

26 prill 2020

3.DHE MUND...

Dhe mund të rrishë tërë natën pa fjetur gjumë

Mendimet vërshojnë si lumë që ka ardhur degë më degë

Jam i mbushur me plot shqetësime unë

Covidi.19-të, më  e madhja  brengë.

Ka kohë që ky virus është ulur këmbëkryq

Vret, infekton dhe mbjell panik

Shkenca dhe shkencëtarët sikur bëjnë"punëkryq?!"

Kjo gjendje agonie më ka bërë nevrik.

Lajmet janë kthyer në pistoleta të mbushura

Që vrasin më shumë seç vret Covidi

Eh, shkuan e vanë ato copëherë aq të bukura

Na vrau në gjumë,"gogolcovidi".

Na vranë supermanët që duan të sundojnë botën

Na vranë shkencëtarët që u kthyen puthadorë

Eh,- thonë me përbuzje:" Aq e kaq do lënë kokën!!!"

Dhe kush shpëton, do jetoj pak si me"zor!!!".

Se"kush shpëton tani",rrezikun ta presë në shtator

Në mos në shtator, në vitin e "afërt",dymijë e njëzet e dy?!!!

Njëri zë tundë zile,tjetri tundë këmborë

Më thoni, o miq, si mund të vë gjumë në sy?!!!

27 prill 2020

4. Prapë nuk jam, i qetë

Prapë nuk jam i qetë.Po si mund të jem?

Lajme të trishta dhe jam bërë ujem.

-Qëndroni veç pak! Durim... durim!

Po ç'janë tri muaj në izolim?!!!

Po afrohet qershori dhe në datën njezet e tre

E pa"fallxhori" që"do hamë thana në shënndre!"

Halli që"virusbeu" na ka pësuar"mutacion"

Ku pyesim për shkencë("Fallxhori" s'gabon!)

Lajme kontraverse,gjithë bota në kaos

Ngarkuar  me strese, durimi m'u sos

U bë gjithë bota si han pa porta

Kur mos kemi bukë, do hamë biskota!!!

28 prill 2020

5. Si ta shtyj kohën?

Si ta shtyj kohën,kur e ke me pashë

Ndofta ke një hall, me kë do ta qashë?

Shokë s'ka gjëkund; gjëkund s'ka një mik

Mërzia të mundë! Jeton në panik.

Nervat m'u bënë tel.gati të këputen

Dil, o shpirt,pse s'del(hapu dhe, të futem!)

Prapa rri "Covidi",në çdo çap si hije

Kush këtë e shpiki,pika,pse s'i bie?

Na u  bë pranvera si"Mollë e ndalueme"

Se mos del nga dera(vdiq "kohë e kalueme")

Bëj me vete  gjyq, të çajë "izolimin"

Mu si KRISHT në kryq,e gjeni Përparimin.

29 prill 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora