E enjte, 01.12.2022, 03:14 AM (GMT)

Mendime

Vladimir Shyti: Treni plotëson kushtet e luftës kundër virusit

E enjte, 30.04.2020, 10:27 AM


TRENI  PLOTESON  KUSHTET E  LUFTES  KUNDER  VIRUSIT

Nga Vladimir Shyti

Cdo njeri me botë të pastër shpirtërore, duhet të shkojë në mënyrë të pashmangshme në luftë në këtë betejë me armikun e padukshëm, një luftë kjo heroike mbi të gjitha me përmasa dashurie për njeri-tjetrin e më gjërë. Tashmë duhet të mendojmë të gjithë si mund të gjejmë rrugë të lehta për t’a kapërxyer këtë rrezik që ka pllakosur tërë globin tokësor. Jo, ti nënështrohemi ndjeksit të zjarrtë, që po rrëmben qindra e mijra jetë njerzish, por duke i’u kundërvënë me vetëdije dhe ashpërsi natyrës së këtij virusi të shkathtë e drithërues.Bashkëjetesa të tilla të zjarrta armiqësore dhe vrasëse, kanë ekzistuar dhe do të mbizotrojnë, ndaj ne jemi në luftë të përhershme me këta shtrigan vdekjeprurës.

Ndaj, mendoj, një lehtësi me tërë masat mbrojtëse që kërkon ky virus i përmbush edhe vija hekurudhore.Treni mund të udhëtoj me dy ose më shumë vagona, sipas kërkesave të udhëtarëve.Nuk e di sa vëmendje do t’i kushtojë shteti, gjithsesi është pronë e tij.

Një vagon ka një kapacitet prej shtatëdhjet, tetëdhjetë vënde ulur dhe në çdo ndarse qëndrojnë të ulur katër ose gjashtë udhëtarë.Po të bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, duke reduktuar ndarset, që shkojnë afro dy metro larg njera, tjetrës me dy persona në largësinë e kërkuar për çdo ndarse mund të udhëtojnë të mbrojtur më së miri afër dyzet pasagjerë në vija diagonale, shto këtu ujin dhe tualetin për çdo vagon.

Treni do tu vijë në ndihmë masave të gjëra të popullsisë sidomos tregtarëve të vegjël, që mund të udhëtojnë të sigurtë, sipas masave që ka marë stafi drejtues hekurudhor në ato linja që ata disponojnë.Udhëtimi ndërmjet qytetëve mund të kërkoj edhe ndihmën e policisë së shtetit për ata njerëz të pabindur, por kjo duhet shikuar nga kopetentët, pasi ne kemi dhe puntorë të aftë, që mund t’a kryejnë këtë punë.

Nga ky izolim i paparashikueshëm mund të dalim vetë duke menduar çdo lloj mase që do të jetë efikase, që tu japim njerzëve përpjestime më të mëdha që kanë në shpresën e tyre për ndërprerjen e zinxhirit vdekjeprurës.Dhe, të largojmë sa më parë këtë atmosferë të acartë mbi peisazhin e botës shpirtërore të çdo njeriu në vendin tonë.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora