E shtune, 20.04.2024, 08:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Mevlud Buci: Vepra juaj, dritare në altar

E enjte, 30.04.2020, 10:49 AM


VEPRA JUAJ, DRITË NË ALTAR

Kushtuar mjekëve heronj që janë ballë kundër Covi-19

NGA MEVLUD BUCI

Sikur zemra në dritë gëzimi

Sikur syri pikon lotin,

Shpirt i bardhë ndez besimin,

Lum ai që flet me zotin.

Flasin sytë e shpirtit të lirë

Pranë zemrave e të vërtetës,

Plot gëzim e plot dëshirë

Për heronjtë në roje të jetës.

Bluzë e bardhë e dritëbardhësisë

Nuk u tremb nga Virus-Corona

Me dritë shpirti e shenjtërie

Në mbrojtje të jetëve tona.

Sytë e ndritur pikojnë lot

Larg fëmijëve dhe në urime

Ty përjetë të qofshim o zot,

Lule e bardhë e plot bekime.

Pranë jetës e lumturisë

Ju o mjekë me bluza të bardha,

Falni dritën e mirësisë

Stinë pranvere me andralla.

E thotë shpirti i  krenarisë

Përballë dhimbjes,qëndrestarë

Ju heronjë e mjekësisë

Vepra juaj:dritë në altar…



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora