E enjte, 25.04.2024, 02:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Rexhaj: Klubi i Shahut ''Istogu'' pjesëmarrës i Kupës Evropaine të Shahut në Greqi

E enjte, 23.10.2008, 06:30 PM


Fatmir Haskaj dhe Imer K. Rexhaj
KLUBI I SHAHUT „ ISTOGU“ PJESMARRËS I KUPËS EVROPIANE  TË SHAHUT NË GREQI

Nga Xhevat Rexhaj

Më ka rastisur të lexoi një shkrim të një shkrimtari dhe intelektuali të madh zviceran ku ndër të tjera vlerësonte se për formimin e personalitetit besa edhe të një grupi të caktuar rol të madh luan edhe mjedisi, pra ambienti, uji, natyra për rreth, klima dhe sidomos mjedisi.

Pasi që isha javën e kaluar në Republikën e Kosovës ndër të tjera më u dha rasti që të ndeshem me këtë fenomen të cilin e citova më lartë. Istogu si një qytet tani me të gjitha predispozitat ligjore, urbanistike, infrastrukturore dhe njerëzore, të ofronte mu atë vlerësimin e intelektualit të madh zviceran që edhe jeton në Schaffhausen. Ne istogalit edhe jemi të vetëdijshëm për mrekullitë që na i ka afruar Zoti  dhe nëna natyrë, ne i çmojmë dhe i vlerësojmë ato si pakkush në Kosovë, ne jetojmë dhe i ruajmë sa mundemi ato, thjeshtë ne jo vetëm që krenohemi me ato dhunti por edhe  po përparojmë shpejtë falë atyre dhuratave të natyrës.

Istogasit,( kuptohet me rrethinë krejt komuna me fshatra) e ka si veti qetësin, maturinë, fjalët e urta me bollëk dhe intelektualizmin e lartë. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se njerëzit e Istogut ishin janë dhe do jenë shembull për atdhedashuri me maturi dhe edukatë cilësore demokratike.                                                                      
Do luajmë me evropianët se ishim dhe jemi evropian të hershëm

Të enjten me 16. tetor e kisha një takim të shkurtër me dy shahistë ndër më të njohurit në shtetin e Kosovës, me zotërinjtë, Imer K. Rexhaj dhe Fatmir Haskaj shahistë e njohur të cilët ishin bërë gati për të udhëtuar në Greqi ku do të merrnin pjesë në Kupën Evropiane të kampionëve në shah. Thënë të drejtën ishin momente emocionuese, që të dy ishin nga lagjja e Istogut( tan9i) pra fshati Cerrcë, Imeri si zakonisht i qetë, i thjeshtë dhe i gëzuar që edhe tani përfaqëson Republikën e Kosovës, njësoi ishin edhe meditimet e Fatmirit të ri i cili së bashku me Imerin janë nder të parët e turnirëve kosovare, e sidomos në turnirin tradicional” Adem Jashari”.

Z. Rexhaj dhe Z. Haskaj ishin të mendimit se vetë pjesëmarrja në këtë eveniment është një arritje e madhe, ata nuk shkojnë për vete, ata siç thoshin shkojnë për ta prezantuar shtetin më të ri në botë, por edhe për të bërë çmos që të kthehen me ndonjë vend të respektuar në këtë  organizim. Z. Rexhaj falënderoi edhe federatën e shahut, ministrin e kulturës dhe sportit si dhe komunën për shtytjen dhe përkrahjen e gjertanishme duke shtuar se ka mundësi të bëhet më shumë për sporte të cilat vërtet janë rezultateve dhe kanë arrite të prezantohen edhe jashtë kufijve tanë. Nga ana tjetër z. Haskaj ishte i mendimit se në Istog ka vërtet talent të shumtë të shahut dhe kjo tregon se ne istogalit jemi të kthjellët nga mendja andaj edhe kërkojmë më shumë përkrahje nga kompetentet shtetëror.

Në këtë natyrë madhështore ka frymuar i madhi i të mëdhenjve shqiptarë Presidenti Ibrahim Rugova, ah...
Pas një kafeje dhe një bisede të përzemërt, që të dëgjohemi pas kupës evropiane, unë iu dëshirova të dyve suksese dhe rrugë të mbarë, në ndarje me ta më shkuan lotët, mendoja athua mund të i ndihmojmë sportistët tanë anë kënd Kosovës në rrafshin komunal nga diaspora, sepse këta nuk janë sikur politikanët që na e morën shpirtin e nuk na thanë faleminderit.

Sportistët janë atdhetarët dhe patriotët e fortë të një shteti, ti shikojmë shkiet se çfarë po bëjnë me sport, ku jemi ne shqiptarët.

Pra ekipi i shahut Istogu udhëtoi për në Greqi ta përfaqësoi të tërë Kosovën në shah, e shahu ka lidhje direkt me trurin dhe mendjen e shëndoshë, Imer Rexhaj dhe Fatmir Haskaj posedojnë kapacitet së bashku me kolegët tjerë ta tregojnë intelektin dhe civilizimin shqiptarë. Atdhedashuria është vepër e jo pallavër, dhe fjalë boshe

Sikur të mund të i ndihmojmë sportistët e shtetit të ri, Institucionet dhe politikajtë tanë kanë punë me tenderë dhe thjeshte kur nuk janë marr me sport por me gjëra afër hajnisë, andaj një apel mos ua vidhni edhe ato pak euro sportistëve kosovarë.

Xhevat Rexhaj
Istog



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora